Letra që shprehin nivelin e lartë të kulturës politike të kryeheroit shqiptar

Kultura

Letra që shprehin nivelin e lartë të kulturës politike të kryeheroit shqiptar

Nga: Isak Ahmeti Më: 29 shtator 2018 Në ora: 20:54
Skënderbeu

Me rastin e shënimit të 550-vjetorit të kalimit të Kryeheroit tonë në përjetësi, studiuesi Mark Palnikaj, ka botuar librin:Skënderbeu , letërkëmbimi me sulltanët (8 letra nga Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Napolit dhe Arkivi Sekret i Vatikanit),Fast Print,Tiranë 2018,fq.140.

Librit në fjalë i praprin shkrimi:DISA MENDIME MBI DOKUMENTIN , i autorit Mark Palnikaj si dhe një shkrim i Gjokë Dabajt , ku bën krahasim midis dsh të gjetur në Bibliotekën Mbretërore të Napolit dhe letrave të botuara në librin"Histori e Skpnderbeut"të Marin Barletit.

Në librin:Skënderbeu,letërkëmbimi me sulltanët , të studiuesit Mark Palnikaj janë përfshirë:

1.Kopja e letrave nga Biblioteka e Napolit(fq.18),
2.Kopja e letrave nga Arkivi Sekret i Vatikanit(fq.67),
3.Letra e Skëbderbeut nga Kepi i Rodonit 29 tetor 1463(fq.133),dhe 
4.Mandati i zotëri Skëdserbeut në aksion kundër turkut(fq.135).

Botimin anastatik të këtyre letrave me vlerë historike dhe kombëtare, studiuesi  në fjalë ,Mark Palnika,  e ka arsyetuar si vijon:

Së pari , dokumenti i Bibliotekës  Mbretërore të Napolit nuk ishte publikuar asnjëherë më parë,

Së dyti , dokumenti që gjendet në Arkivin Sekret të Vatikant nuk është publikuar në mënyrë anastatike ,por vetëm i transkriptuar , ndërsa përmbajtja e kësaj kopjeje të publikuar  ndryshon me atë që autori do ta publikojë nga Biblioteka e Napolit dhe 

Së treti , nga studimi i "Historisë së Skënderbeut"të Marin Barletit dhe veprave të tjera nuk mund të informohemi se nga cilat burime i kanë marrë ato të dhëna që përshkruhen në veprat e tyre(fq .6).

Këto letra të Skënderbeut , siç ka theksuar me të drejtë edhe autori i librit në fjalë , studiuesi Mark Palnikaj ,  janë shkruar në mënyrë shumë diplomatike , duke vënë theksin në drejtësinë e kauzës që mbron dhe duke theksuar  se fitorja nuk i buzëqesh gjithmonë të fortit por atij që ka të drejtën nga ana e tij.Ai (Skëndetbeu) tregohet i gatshëm të përballet me fuqinë e sulltanëve turq në mbrojtje të kauzës që kishte zghedhur.

Sulltanët në letrat e tyre ,ndërkaq , janë munduar të tregojnë epërsinë e tyre mbi Skënderbeun dhe njëkohësisht nuk kanë munguar as kërcënimet.Por Gjergj Kastrioti -Skënderbeu u bëri ballë heroikisht , për një çerek shekulli, sulltanëve .

Krejt në fund le të ritheksojmë atë që shkruan Mark Palnikaj :"Letrat që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u dërgon sulltanëve Murati II dhe Mehmeti II janë të shkruara me gjuhë të qart , stil të kuptueshëm , përmbajnë shumë ide dhe shprehin nivelin e lartë të kulturës politike të

Kryeheroit shqiptar dhe oborrtarëve të tij  që merresheshin me çështjje diplomayike"(fq.13).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat