A është kjo një mësim i një njeriu që dëshiron të njoh veten?

Kultura

A është kjo një mësim i një njeriu që dëshiron të njoh veten?

Nga: Murat Gashi Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:52
Murat Gash

Bota ime për një ditë ( çast ) vape korriku këtu në  Bifurkacion, u kthye në hershmëri. Kjo është kënaqësia ime. Sepse, isha kureshtar, dashnor dhe mik në brendin e shpirtit tim, dhe patjetër thash, duhet të ballafaqohem me njohje dhe të vërtetën e qytetit të ri Ferizaj. Që në hershmëri në mendjen time ekzistonte diçka e humbura e bukurisë që të kupton simulantin e gjendjes së hershme dhe të sodit. Dua të mësoj. Të mësoj, të humburën e bukurisë prej "errësirës " e menjdes sime, të mësoj e të kthjellëm nga  Skenderi, Imriu, Arbëri, etj. së paku të mësoj  për historin e Ferizajit, ku këta do të më preferojnë ti njoh ato fenomene, karakteristika , që do të zgjedhin vet, kurse unë ti dëgjoj heshtur, mbase nuk jam banorë i këtushëm. Rrezet e diellit qendrojnë mbi kokën tonë nër kulm të improvzuar me mbulojë plastike dhe shtrihej horizontit të gjërë mbi Ferizaj, ku pastaj më vonë do perëndon tej bjeshkës së Nerodimes. Së pari vendin e bisedës e zuri Mulliri i vjetër që ishte vendosur para 500 vite, këtu në këtë rrashfirë kaq të bukur, që rrall mund ta ketë ndonjë qytet tjetër shqiptar dhe pse jo edhe në Europe apo dhe në botë. Sepse, qytetin e Ferizajit e karaktsrizon një fenomen natyror, si që është  Bifurkcioni që ndahet në dy drejtime dhe kurr nuk bashkohen. Njeri rrem shkon në drejtim të detit të zi e tjetri në detin Egje. Duke dëgjuar e duke pi kafe, këtu vinte një aromë e shishme e drunjëve dekoruese të vjetra. Aromë e drurit rrap, pishë, dyshk, ah etj. Kësaj arome i shtohej edhe aroma e luleve të bukura që sillej perreth nesh. Sa nisa te thithsha diçka nga vetja, mendim ish humb nën aromën e let të luleve, sikurse dhe lulet ndër rrezet e diellit, një drenazh në formë hëne mi mori sytë dhe unë nuk veprova ashtu si flet shum çka kjo e bukura, ky fenomen natyror Bifurkacioni. Por në garë " Luftën " e miqësisë në zemrën e trashëgimnis, kulturës historike, e fitoi Mulliri i vjetër që ishte 500 vjet më i vjetër se unë. Sepse unë nuk dija gjë dhe nuk kisha  zgjodhë që atëherë interestim të dijë për rëndësinë e këtij objekti trashigimor e Kulturor të të parëve tanë por kisha zgjedh simulantin , që duket edhe sot, që për një kohe na duhet të hapim derën, realitetin mbi pergjegjesite morale. Ndryshe, Individualiteti, nuk ka shpëtim as strehim, e as siguri. Në këto çaste botën time, në duart e veta mori Mulliri i vjetër, ku Katër gurët e tij "flinin". Ato nga mbrenda na ftuan për kafe. Dhe, së bashku : Skenderi, Imriu u ngritëm.

Mbrenda mullirit bota ime në vete do ngërthen diçka tjetër të vecantë. Zgjerohej sa që tani hynë në artin e vjetër të hershme historike. Në artin zdrugdhendës, ku të parët tanë ishin mjeshtër te vjetër. Shkembët e drurit dhe sofra ishin  dëshmi e artit dhe bujarisë shqiptare që ne u ulët këtu mbrenda mullirit. Poashtu Katër gurët e mullirit sikur na flasin për artin dhe rëndësinë e mullirit.

Këtu, në mes Skenderit, Imriut dhe Arberit edhe pse nuk ishte në çast ai , e gjeta botën time këtu, sepse nuk ka bote tjetër përveq botës së Shqipes.

Monologu nuk ndalet. Ku janë, ato rrënjët e lashta, fenomenet e Ferizajit ? Ku janë kujtimet e jetës, qëndresës suaj që më ushqeni me krenari shpirtin tim, ku unë nuk jam i vjetër, dhe ti me fute dhimbjen, dashurinë mbrenda trupit tuaj të lashtë ? Ku janë dallimet ndërmjet shekujve të ikura dhe ditëve tona në këtë qinvjetshin e rI ? Cka ka ndryshuar, ku vajtën ato kukuvajkat, ku shkuan britmat e idemegalomanëve ? që shtriheshin të paftuar përreth lumit të Nerodimes Bifurkacionit ? aromave të drunjëve dekoruese që ka Kosova, ka toka Shqiptare, Ferizaji, e që shtrihej në mes kësaj fushe të gjërë, aromave të erëave të verës, vjeshtës, dimrit e pranverës, që vijnë në shkronjën " V " ( Viktoria " nga jugu i Shqipëris, rrotull Ulqinit, Mitrovicës, andej nga Dibra Shkupi puthur Preshevën, e deri këtu në Ferizaj, prej nga Shpërndahej në tërë Kosovën .....Ferizaji ka shumë fenomene natyrore. Ka shumë eksponante të vlefshme arti ku të parët tanë i ruatën me fanatizëm nationale. Edhe përkundër historisë, ku sakrifikuan shumë, për asnjë çmim të jetës, me dashuri vepruan për ti mbrojtur dhe ruajtuar këto pasuri thetharin e çmuar të arti. Por edhe vet natyra e ruajti  ndër gjiun e vet. Dhe kështu , me qëndresën historike, britmat e idemegalomane u treten....U tretën për të mos bij as ëndërrat e tyre, lindur prej shpirtit të hijenave. Kjo është shpërblimi I tyre tretës. Ja unë po qendroj këtu edhe pas 500 vjetësh në tokën time, para Bifurkacionit, dhe çelësi është në dorëm time ndërsa dera është e hapur vizitor....për ata që i duan këto katër gurë, t'i vëjnë në lëvizje. Nga lumi i Nerodimes jam furnizuar. Jo vetëm unë. Me lumin e Nerodimes, edhe një hidrocentral i vogël është furnizuar qysh në vitin 1928 e cila prodhoi rrymë electrike, kur  qyteti i Ferizajt ende ndriçohej me fanarë. Atëherë qyteti e pa dritën elektrike në vitin 1938, kur elektifikimi i tij ndriçoi...

Me mësime të panjohura deri më tani, isha humbur ndër mendjen time nga gjithë kjo legjendë që më fliste Mulliri. Vazhdon...

A don ende ....Është një fenomen tjetër dhe shumë i veçant. Ky fenomen nuk është folur e thuaja se nuk është shkruar  fare. A e dini ku është bjeshka ( mali ) e ( i )  Sharrit ? ... kjo pyetje më vjen si një zë i engjujve. Më ka mësuar bota ime iu pergjegja. Po mirë ! Po tjetër gjë dini ? Jo. Dua të mësoj legjenda.... mirë pra !

Në malet e Sharrit, tek vendi i quajtur Kryet e Dermanit, ndodhet fenomeni tjetër shumë i rrallë i burimeve ujore që derdhen në tre dete: Detin Adriatik, Detin e zi dhe në detin Egje.

Çelësi i derës u hap me kënaqësi. Është i hapur. Këto çaste legjenda e Mullirit më bëri të ndeshem me ngrohtësinë dhe me aromën e kujtimeve të vjetra. Por ende isha në sqetullën e " humbur të bukurisë ". Se ka gjëra të shumta që nuk ia di aromën e kulturës së Ferizajit.

Nga pjesa e përparme, nga junglindja vjen aromë e objektit e kulteve fetare, vjen aroma e Shinave të trenit ( hikurudha), Vjen emri i qyetetit të rI Ferizaji, shtrirë mbi fushën e kësaj toke  pjellore.  Kërkova më shumë mësime nga fijet mbrenda trurit në kokë. U ndesha me muret e vjetra të Mullirit. Këtu, ia hapa sytë katër gurëve sofrës se vjeter, shkëmbeve prej drurit, si dhe, kapakëve të dritareve poashtu prej drurit. Në çast u ngrita të shikoj. I hap sytë dhe po shikoj tej mullirit objektet e kultit,  hekurudhën, malet e larta. Nga jasht mbrenda ku ishim unë, Skenderi , Imriu, dhe miku Arberi ku për fat të tij puna e kish ndaluar që të mos jen sytë e tij para nesh, hyri rrezja e diellit, shoqëruar me airin e pastër që vinte prej Nerodimes. Ndeza një cigare dhe nisa të flas me zërin e pjekur ka ky diell i bukur romantike. Pyetjet me vinin si një lloj eksplodim. Si Xhamia dhe tjerat...

Po tha : Xhamia që shihej atje është ndërtuar me 1880, ishte objekti i parë fetar i ndërtuar nga disa boshnjak të ndjekur nga sërbët me 1878, në kohën kur dhe shqiptarët nga dhuna shpërnguleshin për në Turqi Shaipëri. Dhe, për këtë është quajtur Xhamia e boshnjakëve , ku këta punonini në hekurudhë që ndertohej në atë kohë. Më vonë, në vitet 1981 ndërtohej me bazë më të fortë dhe me shtrirje më të madhe që dhe ka marre emrin Xhamia e vogël, sepse Xhamia tjetër e rindërtuar në vitet 1942 / 43, e që ishte  ndërtuar në vitin 1891 quhej Xhamia e madhe. Kjo është një histori e shkurtër sa kjo ditë të dha mjaft mësim sa ti ta gjesh veten këtu si " banorë "  duke qëndruar këtu para miqëve të dashur e bujar ferizajas : Skenderi, Imriut dhe ati mikut tjetër që po të rrin para syve në çdo çast  dër dritën e diellit Arbëri.. Po mua më duhet të mësoj shumëm, u shpreha !.. Aroma e kënaqësisë dhe e gjithë kësaj historie, duhet të të mbetet e hapur për ditë tjetër. Aroma e historisë ferizajase është e gjatë. Duhet, e duhet vite e shekuj të mësosh. Për sot mjafton !... E ndeza sërish cigaren dhe mbusha mushkërit e sëmura më herët me aromë mahnitëse plotë legjendash nga Mulliri. S'fola më....Pastaj, e futa legjendën që më tregonte Mulliri nën mendjen që më zgjoi nga ajo mendje që e kisha të " humbur  ". Pastaj, së bashku me miq dolëm nga Mulliri për vazhduar mësimin, lumturin, kënaqësinë, dijen dhe bujarin ferizajase....Peërshëndetja e mikut Imri më dha faqe të ndritur, dhe duke udhëtuar mbasdite për në Prizren, sytë kullotën madhështis së tokës të mbjellura aty këtu....dhe thadh: A është kjo një mësim e një njeriu që dëshiron të njoh veten?...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat