“Rrno vetëm për me tregue”, vepër që frymëzon për lexime të reja e të përsëritura

Kultura

“Rrno vetëm për me tregue”, vepër që frymëzon për lexime të reja e të përsëritura

Nga: Isak Ahmeti Më: 11 tetor 2018 Në ora: 15:57
Kopertina e librit

Vepra: RRNO VETËM PËR ME TREGUE (I,II,III),Botime Françeskane  , Shkodër , 2015 ,e At Zef Pllumit , është një vepër monumentale , tejet e çmueshme , me vlera shumështresore , është letërsi dokumentare ku përshkruhet e keqja e shkaktuar nga komunizmi në Shqipëri.Vepra në fjalë , të cilën sapo e rilexova edhe njëherë këto ditë sa po qëndroj në Durrës , përshkruan jo vetëm vuajtjen e At Zef Pllumit , kalvarin  e Kishës Katolike , mundimet e françeskanëve  por edhe të krejt popullit shqiptar(I,fq.3).Gjatë leximit të kësaj vepre , ne "bajmë nji udhtin mbrenda vuejtjes  , mashtrimit , torturave çnjerzore, vrasjeve , vorfnisë , të keqes , andrrave  , kujtimeve të këputuna përgjysë , veprave kulturore të mbetuna në kujtesë , vrasjes së breznive  , deformimeve të së vërtetës dhe vuajtjes së të pafajshmve"(I ,fq.5).

Tek:PAK FJALË PËR LEXUESIN RRETH KUJTIMEVE TË PATER ZEF PLLUMIT , Këshilli drejtues i Botimeve Françeskane,shkruan, ndër të tjera, edhe këtë,citojmë "Në Rrno për me tregue  gjindet historia e jonë.Histori e dhimbshme , mashtrimi, rrenash  , vuajthesh , lodhjeje , torturash , internimesh , vorfnie  e vrasjesh.Fëmijë të pafajshëm   që desin nëpër kampe  , familje  që shkatrrohen , punët e randa nëpër kneta,biruca  të vogla  burgu në të cilat shtiheshin njerzit  tue jetue në nji gjendje ma të keqe e të mjerueshme  se sa kafshët , uri e madhe  , kampe  të panumërta  dhe burgje të tmerrshme  që i ngjasonin atyne të ndërtueme prej nazistëve  , e të tjera episode si këto ngjallin  në shpirtin e kexuesit  pvetje të shumta.Pse u veprue kështu me këtë popull?Komunustat na premtuen lirinë por në vend të saj  sollen vuajtje , mjerim e robni dhe vepra e P.Zef Pllumit asht  dëshmi e këtij mashtrimi"(I , fq.4-5).

Kështu ,siç e ka vënë re edhe S.Hamiti vepra e At Zef Pllumit frymëzon për lexime të reja , të përsëritura , dhe si e tillë ajo do duhej ,për  shkak të vlerave shumëdimensionale, të zinte vend në bibliotekat tona , në tekstet shkollore e universitare.Më këtë vepër At Zef Pllumi është dëshmuar kundër diktaturës  komuniste  në Shqipëri , të cilën disa herë e ka nominuar edhe si tirani.Kundërshtimi i këtij sistemi  ,sipas një vlerësimi të S.Hamitit  në një broshurë("fletushkë") për P.Zef Pllumin, është bërë:

a)në trajtë të Rezistencës së kujtesës 

b) në trajtë të Qëndresës në burg e llogore...Kështu ai ,At Z.Pllumi  ,  iu ka kundërvënë projektimit të harresës me kujtesën...Kjo kujtesë , sipas vlerësimit të S.Hamitit ,  u bë mbrojtje për të ruajtur paprishjen e vet shpirtërore në të gjitha sprovat.Në këtë mënyrë autori rrëfimtar, At Zef Pllumi, përnes veprës në fjalë ka arritur ta ridimensionojë kujtesën , ta institucionalizojë tolerancën e besimin, ushtrimin shpirtëror të individit, ngritjen e paraqitjen e kujtesës  kulturore të shkëputur përdhunshëm...

Pse dhe si erdhi titulli:RRNO VETËM ME TREGUE?

Në lidhje me këtë autori shkruan, citojmë:"Superiori At Marin Sirdani më thirri në odë të vet për dy fjalë.Ndigjo , more djalë ,-më tha,-un e çmoj vendosmëninë tande , por çdo gja ka masë: shka del jashtë mase asht budallëk.E kupton?Ti ke ardhë këtu në kohën ma t 'keqe që ka pasë Katolicizmi ndonjëherë e sidomos na.Kthehu në katund , aty ku ishe  , struku , mos fol ,as mos i beso as këmishës sate.Na kemi nevojë për ty që të jetojsh e jo me dekë .Na pleqtë  edhe në ardhtë puna me dekë,  e kemi kositë livadhin , por ju të rijt duhet të jetoni.Zoti asht i Madh.I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue  vdekjen...Kurrgja në mos kjosh i zoti  me ba , rrno vetëm me tregue.A e kupton shka due me t 'thanë ?...."(I,fq.315-316).

Ky libër kujtimesh  i At Zef Pllumit ,edhe sipas Dr.Aurel Plasarit (NËN KËMISHËN E HEKURT TË KUJTIMEVE ,I ,fq.7-12),  sikunder bën thirrje që të vërtetat të mos harrohen , që historia të mos deformohet por të kuptohet e shpjegohet  ,është edhe kontribut në luftën  e një populli për demokracinë.

Me kryeveprën e tij:RRNO VETËM PËR ME TREGUE ,At Zef Pllumi, ka treguar dhe përshkruar jetën si dëshmi me pamje të ferrit, dëshmi e tij shkrimore e reales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat