Tropoja shënon "Festën e kcimit të Tropojës"! - Bota Sot
Tropoja shënon "Festën e kcimit të Tropojës"!

Kultura

Tropoja shënon "Festën e kcimit të Tropojës"!

Nga: Adem Lushaj Më: 12 tetor 2018 Në ora: 22:55
"Festa e kcimit të Tropojës"!

"Festa e kcimit të Tropojës, Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore kombëtare". Kështu shkruhej në qendër të qytetit të Bajram Currit, në të cilën ishin tubuar qytetar të shumtë të Tropojës së Binak Alisë, Dervish Luzhës, Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, të cilëve iu ishte bashkuar edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe diplomat të ambasadave në Shqipëri. Tropojanët me vallëzimet e tyre tradicionale dhe këngët folklorike, shënuan festën e cila synon të jetë nën mbrojtje të UNESCO-s. 

Ilir Meta, duke çmuar kontributin kombëtar të Tropojës dhe tropojanëve, ka premtuar se do angazhohet që kjo "Trevë e Malësisë së Gjakovës", të bëhet qendër botërore e turizmit natyror, ngase e mundësojnë bukuritë e Bjeshkëve ndër shqiptare, duke i quajtur, "Bjeshkët e Bekuara". Gjithashtu, Presidenti Meta, ka vlerësuar lartë figurat e tropojanëve, duke thënë se përulet para veprës së Azem Hajdarit, sikurse ka çmuar këmbëngulësin e Sali Berishës, për ndërtimin e "Rrugës së Kombit", që ka lidh Shqipërinë me Kosovën.

Presidenti Meta, për kontributin e dhënë në fushën e kulturës ka dekoruar me Urdhërin "Artist të merituar" personalitetet e shquara të muzikës tropojane, si: Xhevahire Gashi dhe Murat Hajdaraj (pas vdekjes), Skënder Doshlanin, Ndue Ukcamën dhe Skënder Haklaj. Ndërsa, me "Kalorës i Urdhërit të Flamurit", Presidenti i Shqipërisë, ka dekoruar diplomatin e karrierës, ish Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, "qytetarin e nderit të Deçanit", dr. Islam Laukën.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...