Libri siguria i autorit Fadil Kajtazi

Kultura

Libri siguria i autorit Fadil Kajtazi

Nga: Halit Elshani Më: 13 tetor 2018 Në ora: 12:55
Halit Elshani

Të shtoj dhe njoftoj se 15 10. 20 18  do bëhët promovimi i librit i ekspertit për siguri, Fadil Kajtazit më titull¨”SIGURIA”, Sfidave që vazhdon për Kosovën, përmes analizave, dokumenteve, intervistave dhe opinionneve, Boton:Fondacioni Ibrahim Rugova në Prishtinë. Ku bie fjala  në faqën 353-364, botohët Pamfleti,dok 39 i shperndar në Bruksel për të diskredituar  përsonalitetin e Enver Hadrit. Ky Pamfletë më titull KOMUNIKATË është botue për herë të parë në librin Qeta e Brukselit, Dukagjini,2007, nxjerrë nga revista Zeri i Kosovës organ i rrezaistencës kombetare për shqiptarët e Kosovës qe botohej ne Bruksel.

Tani Fadil Kajtazi e boton në origjinal, nxjerr nga dosja e Enver Hadrit nr.39. Më këtë vertetohët katerciprisht origjinaliteti i kësaj Komunikate denigruese. Flm  i nderuari Kajtazi për këtë gjetje- zbulim shumë të vleshëm për të justifikue ndermarrjët kriminale të sherbimit të msheft serb bashkë më kolaboracionistat  e të gjitha ngjyrave -kombeve dhe kombesive ish jugosllave.Une isha i entuziazmuar kur në një debat televiziv Fadil Kajtazi zbardhi në detale të gjeturat e ti nga ajo dosjej. Ajo natë ishte e veçant, më la pa gjumë. Por ndihesha edhe krenar edhe guximtar qe kisha botue at Komunikatë në librin tim. Mu kujtue fjala e prof . dr Haki Kasumi, në promovimin e këtij libri në Teatrin Isuf Gervalla në Pejjë, këtu e dhjetë viteve mlë parë,  i cili në mes tjerash tha : »Falenderoj autorin Elshani për punën dhe guximin për ta zbardhë veprimtarinë atdhetare te Enver Hadrit..Dhe profesori-rexhisori i mirënjohur Ekrem Kryeziu duke marrë fjalën në kët ngjarje , ku në mes tjerash ne kët promovim, 2007 tha : » Në vend qe më ketë temë të merrën akademikët, historianet, u desht qe te shkruaj një amater të cilin e falenderoj nga zemra për punën qe ka berë, për guzimin qe ka tregue për te na prue Enver Hadrin në Pejë, aty ku u lind, ku u shkollue dhe ku ka nis veprimtarinë e tij atdhetare, për ta vazhdue në Mreterin e Belgjikës »..

E verteta e hidhur dhe e pa arsyeshme ishte se as kush nuk reagoi përveq Reshat Sahitajt, shkrimin  më titull : » ”Kur shpijunat deshirojnë të më njollosin...! »Një shkrim tendencioz dhe më shumë të pa verteta mu në ditën kur behej promovimi, ngjarje kjo qe ka zgjue interesim jo vetëm në Pejë por edhe në Kosovë e me gjere ne oksidant..

Pas ca mujsh  shkova ne Prishtinë, fillova të hulumtoj duke pyetur  nepër institucione duke ngarend  deri të sherbimi intelegjent, aty ku mendoja se punon Fadil Kjatazi si ekspert për siguri.Por nuk doli ashtu. Ai ishte gjilanas, punonte ne komunë, gjeta edhe telefonin dhe pa nje pa dy fola më të dhe e njoftova se kam ardhë nga Brukseli, jam autor i dy librave për Enver Hadrin dhe due të takohem mundesisht  në Prishtinë apo në Gjilan.

-Ai me tha:Prit se sa ora do vij dhe do takohemi në Prishtinë. Dhe ashtu ndodhi. Besnik dhe shumë i sinqertë. E kishte marrë edhe djalin për të cilin kujdsej nga se e shoqeja ishte deputete dhe kryetare e grave të LDK-ës për Kosovën.Duke u përshendetur ngrohtsisht në mes tjherash i thash :

-Ma ke berë zemrën mal. Si at ditë, para dhjetëvjetve kur e kam berë promovimin e kësaj vepre në Pejë, vendlindjën e Enver Hadrit. Shtoj kurreshtjën dhe po më ndegjon më vemendje të shtuar.U thye heshtja dhjetë vjeqare. Eureka! Ju at nat ne tv duke spjegue për komunikatën denigruese, të pregaditur dhe urdhuar  nga sherbimi informative sekret-UDB-eja serbosllave, sipas një vendimi të Sekretariatit Federativ për punë të jashtme, datë 30 korrik 1982. E cila kishte lëshue një çarkore te perfaquesit konzullare sidomos në Bruksel, Amerikë, Gjermani, Itali, etj, dok . pov Br . 4496, Beograd 1982.. Përveq kësaj komunikate kishte regrutue  njerëzitë me nofka në krye më “Rikin”( :” Riki, Sfera, Laboranti, Ahmeti etj).  ma kujtojshin librin tim “Çeta e Brukselit II”qe e kisha shkrue para dhjetëvjetve.Une kisha shkrue-zbardhë at sips shkrimit te Enver Hadrit në revistën Zerin e Kosovës, të ilustruar edhe më intervista qe kisha berë më akterët qe kishin marrë pjesë gjatë hartimit dhe shkrimit të asaj komunikate të pa shembullt në analët (qarqet) e sherbimeve destruktive të UDB-es nëpërmes bashkpuntorëve shqipfolës në krye më “Rikin”, pra nga i ashtuqujturi grupi i të rinjeve qe i udheheqte R.S në Mbreterinë e Belgjikës. Ishin pesë veta :kater mëshkuj  edhe një femer.Fadili i përmend disa nofka, po aq më theks të veçant “Rikin”; Kush ishte ai? Bente pyetjën  autori në librin e vet? Këtë e deshmojnë edhe mergimtrët qe kanë banue afer njeri tjetrit. Nje profesor në mes tjera       sh më thot:Kjo për mue nuk është e sotme ! Ne e kemi dijte shumë heret; Bile une vet  e kam pyet pse te quajn « Riki » ?,… ai thoshte po ashtu me quajn. Pra nuk reagonte, nuk e ndiente vehtën të nënqmuar, të fyer etj..Shlirshëm !-Ashtu më thrrasin!!!!!?.Une kisha rrumbullaksue të dhenat para dhjetë viteve, kisha identifikue emrat, kisha identifikue vendin, makinën, kush e ka shkrue dhe kush i ka diktue. Jo ska gjë qe mshefët  theksonte  dikur  Oskar Vajt ?? Këta njerëz pa  këto nofka sot janë gjallë.Në një mënyrë apo tjetrën nëpërmes intervistave kanë dhenë më kuptue se kush e ka shkrue,vendin, në Skarberg, kush e ka shpernda në Bruksel dhe kush nëpërmes postës.-E takova duke i shpernda Komunikatat një mergimtar nga Peja(M . K) dhe i thash pse bre burrë po shperndan këso letrash për atdhetarin  tuaj nga Peja, theksoj më një rast shoku më i ngusht i Enver Hadrit, kryetar i Rrezistencës Kombetare qe vepron ende z. Riza Budakova.Vlenë të cekët se ai para dhjetë vjetve duke marrë fjalën në promovim deklaroj para masës prej 500 vetave se : »Une e kam pasë vëlla Enver Hadrin, as kush nuk e din punën e tij më mirë se une ».Nga apllauzat ushtojke salla. Eshtë qudi si as kush nuk reagoj këto dhjetë vjet përveq Behare Rexhepi,Reshat Sahitajt dhe at një ditë para se të behej promovimi ! Në të vërtët një shokë ma kërkoj librin qe ta bejeë një lajmrim-recenzion për ditën e promovimit(01.12.2007), ai më kishte tradhetue dhe ia kishte dhenë librin Reshatit dhe ai e kishte shkrue në gazetën Epoka e Re një artikull më plot insinuanca , dhe edhe më interesant është pse ai me librin e vet :”Enver Hadri ambasadori i parë Kosovar” në 510 faqe nuk e boton këtë Komunikatë denigruese, e lene më kush ishte “Riki” qe shpijunonte dhe denigronte përsonalitetin e Enver Hadrit dhe shoket të tij : z. Riza Budakova”, dr. Idriz Basha e cila ma se miri sqaron rrethanat dhe insinuatat- misterët  rreth Enver Hadrit gjoja  si bashkuntor i UDB-es.

Image
Fadil Kajtazi : Kopertina e librit SIGURIA

“2.Se Enver Hadri ka qenë armik i Jugosllavis.Është për të ardhur keq qe një pjesë e strukturave  të emigracionit , të organizuar, kryesisht në LPK, atdhetarin Enver Hadrin e kanë njollosur si “bashkëpuntor të UDB-ës dhe për çudi UDB-ea i vret bashkëpuntorët, kurse armiqët i le të jetojnë”, shkruën nëmes tjerash eksperti  Fadil Kajtazi ne librin e vet Siguria,faqe 354.

Në të njatën frymë shkruhët dhe veprohët edhe për Efendi Jusuf Azemin qe jetonte dhe vepronte në Amerikë.Letra denigruese më titull »TË QORROTISURIT-QORROTOJNË », njisoj edhe për Olloman Selmanin nënë slloganin : »YLLI PROLETAR BASHKIM PËR TË GJITH SHQIPTARËT, të cilët gjoja po bashkpunojnë më administratën amerikane gjoja se kanë devijue nga rruga mrksite-leniniste. Këto letra :KOMUNIKATË, TË QORROTISURIT-QORROTOJNË », « YLLI PROLETAR BASHKIM PËR TË GJITH SHQIPTARËT »,ishin në funksion të denigrimit të pa skrupullt të figurave kombetare nga ana e sherbimeve informative dhe lakejve të tyre-bashkëpuntorëve. Dorën në zemër,   është e drejt e autorit më zgjedhë dhe shkrue at qe atij ia merr mendja, por është e pa falshme shmangëja   më qellim të vertetes, artrikulli : »Bagetija qe kullosinë në një fije letër ». Fatkeqesisht përmbajtja e kërtyre letrave dhe e kësaj Komunikate nuk mund të lexohën lehtë  më syrnin e thjesht.As të smadhohët për t’u lexue dhe kuptue lehtë, më llup. Andaj une po përpiqëm te sqaroj-lexoj diq nga përmbajtja e tyre:

Image
Komunikata Denigruese më stemë më yll e Reshat Sahitajt

Deshmi:

Komunikata denigruese, “Zëri i Kosovës”, e boton kopjen-origjinalin e Komunikatës që e shpërndanë nëper Bruksel, gjoja se ka arrijtë me postë nga Zvicrra. Dihet kush e ka shkruar, me cilën makinë dhe kush i shpërndante.

KOMUNIKATË

Dyke mos hyrë në detaje duhet bërë e dijtur se pamfleti i tyre ka për qëllim të njollosë luftën e ndershme të vëllezërve dhe motrave tona kosovare. Pa fije turpi “kryesia” e grupit të spiunit të spikatur Enver Hadri shkruajnë se në mbledhje mori pjesë “Komiteti marksist-leninist”. Enver Hadri dëshiron të formojë komitete dhe parti të reja jo vetëm në Evropën Perëndimore por edhe brenda në Kosovë. Secili prej neshë e din se në Kosovë nuk ka asnjë individ që dëshiron të bën partinë e vet por atje i kërkon të drejtat për vetëvendosje, e që këto të drejta ua garanton kushtetuta jugosllave. Një nga të drejtat që i kërkojnë vëllezërit dhe motrat tona është që Kosovës t’i njihet e drejta për vetëvendosje, t’i njihet statusi i Republikës, Republikë kjo që do të përfshijë të gjitha viset shqiptare që ndodhen në Jugosllavi, por gjithmonë duke mos rrezikuar shkatërrimin e Jugosllavisë, por përkundrazi duke e forcuar atë dhe duke siguruar paqe në Ballkan.

Pamfleti që gjoja e ka shpërndarë Enver Hadri që në rrjeshtat e parë të bind se ky “politikan” që jeton në Belgjikë është vënë në shërbim të UDB-ësë. Cilit shqiptar të ndershëm do t’i shkonte ndërmend të krijojnë dy shtete shqiptare?! Askujt përveç shërbëtorëve të UDB-ësë!

Që i ri dëshironte të dallohej nga shokët dhe shoqet e vet. Që të jetë në ball të tyre Enver Hadri kurrë nuk zgjidhte rastin e as mjetin. Në Beograd u regjistrua në fakultet me dëshirë të bëhej arqitekt, por pasi ishte student i dobët që në vitin e parë u largua nga tekstet që i shërbenin për të mësuar, e që nëna e vet ia kishte blerë me njëqind mundime. Pasi që ishte dhe ende është djalë hasreti, nëna e vet i dërgonte të holla kurse ky u dha pas dëfrimit dhe ahengjeve të Beogradit. Më vonë shkoi në Belgjikë, ku jeton edhe sot.

KUSH ËSHTË ENVER HADRI SIPAS KËSAJ KOMUNIKATE?

Misioni i tij është të përçajë sa më shumë shqiptarë, kudo që të jenë ata, duke formuar komitete të ndryshmee! Vetëm në Belgjikë i formoi pesë komitete të tilla. Në të vërtetë “komitetet” e tilla nuk kanë asnjë anëtar por janë emra vetëm në letër. Pasi t’i kryejë urdhërat e Beogradit, Enver Hadri dhe bashkëpunëtori i tij Riza Kadrija-Budakova shkojnë të çlodhen në Dubrovnik dhe Budvë. Pasi të kthehen në Belgjikë këta janë shumë të matur dhe rrallë kush mund t’i sheh në shoqëri sërbe, ruse… nëpër diskotekat e Brukselit apo në diskotekën në Krainem, që ndodhet në periferi të Brukselit. Në mbledhjet e gazetarëve Enver Hadri haptas deklaron, madje me shkrim, se “Rrezistenca kërkon ndihmën materiale nga Rusia…” Vallë a e bën Rusia edhe më të voglin shërbim që Kosova të fiton lirinë? Jo! Kurrë! Athua do të shkojë gjithmonë? Gjer më sot tradhëtarët e secilit popull e kanë marrë dënimin nga vetë populli. Andaj edhe tradhëtarët shqiptarë të kalibrit të Enver Hadroviqëve, Riza Budakoviqëve, Idriz Bashiqëve… Një ditë populli i ynë do t’i dënon.

Rroftë Republika Socialiste Shqiptare në Jugosllavi!

Image
Mbresa e z. Reshat Sahitaj në Librin e zisë për Enver Hadrin, me rastin e varrmit të tij.

Z. Reshat Sahitaj, përmes Komunikatës së lartëpërmendur e quajti Enver Hadrin tradhëtar. E konvertoi në Hadroviq e shokët e tij në Budakoviq e Bashoviq. Pra krahas tij edhe Riza Budakovën e Idriz Bashën. Sa për ironi duhet të ceket se në Librin e zisë i përmenduri zotin Enver Hadri e quan “shok” të vetin, „vëlla“ e „patriot të palodhur“. Vallë, me këtë rast e haroi Komunikatën e vet denigruese?! Natyrisht që jo! Në anën tjetër i shkruan letër dr. Idriz Bashës në të cilën atë në mes tjerash e quan vëlla, po këtë person që e pat quajtur „tradhëtar“ e „bashoviq“! Por njerëzit e këtij soji e ndërrojnë qëndrimin e vet sipas nevojës e kohës!

 BAGËTIA QË KULLOSIN NË NJË FIJE LETËR

I indinjuar thellë nga fjalori i gjuhës se komunikatës, nga njerrëzit që ishin vënë në shërbim të paskrupullt të armikut, vendosi t’u përgjigjet si intelektual, jo rrugëve, por në gazetën e njohur: Humor dhe Satirë, Therra, edhe atë me titull: Bagëtia që kullosin në një fije letër!

Duke qenë të indinjuar më atë Komunikatë denigruese, Enveri, Rizai dhe Agimi, në formë dialogu, u përgjigjen se kush janë autorët që e shkruan dhe distribuan Komunikatën nënçmuese.

Deshmi:

Enver Hadri: “Zëri i Kosovës”, gusht-shtator 1982, faqe 39, 40.

Image
Enver Hadri në veshje kombëtare.Enver Hadri në çastet e ralla të pushimit.

- Gurbeti gjithnji ka qenë interesant. Njeriu ka mësuar shumë gjëra - atëherë kur ka dashtë… - më spjegonte një ditë Nuriu (R. Budakova), shoku im i mërgatës. Edhe këtu në Evropë, vazhdoi Nuriu, ka shumë shqiptarë nga Kosova që kanë dalë në gyrbet. Ka asish që kanë ikur politikisht dhe asish që kanë ikur "politikisht". Sidoqoftë të dy palët janë në gyrbet, lum miku! Tërë këtyre këtu u thonë "refugjatë". Enveri, shoku i im, i njef shumë mirë gjërat dhe njerrëzit. Për atë filloi të më flasë për një letër - një qarkore që paska pasur dalë këtu, gjoja se nga Zvicrra. Ma bëri kijamet se gjoja paska shkruar për tre persona që këtu po merren me politikë, e se kjo letër po i konsideron këta si përçarës e tradhtarë! Vaj medet, vaj medet...

- Po kush e shkroi këtë letër - i thashë.

- Është një djalë (R. Sahitaj, vërrejtja e Riza Budakovës), "patriot që pesë vaktet i falën" e që fotografinë e Ajetullah Homeinit e mban pranë flamurit. Veç qasi djali - tha shoku Nuri (R. Budakova) dhe vazdoi: i shkreti megjithëse ka shkollë të madhe ende këtu s’i ka marrë letrat se i paska ardhë nga vendi se paska pasur kapë një vajzë të re me zorr dhe se paska qenë në burg për këtë veprim nja gjashtë muaj, e kur e kanë lëshuar, që të mbrohet në liri, ky fluturim e në Belgjikë, „politikisht“ të merr azil. - E kuptove, i thashë, dhe mua po me dhimbet dhe se më vjen të qaj por nuk po më dalin lotët. Edhe unë kam pasur ndëgjuar për të e më duket se ka pasur të drejtë të shkruajë, i thashë. Së pari - njëri e ka mbajtë atë në shtëpi nja katër muaj pa qira, e ai as gazin nuk ia ka paguar. E ka lënë në borxhe nja katërdhjetë mijë franga belge. Për të dytin, i ati i tij i ka pasur dhënë shumë para që të nxjerrë një libër e ky ka qit një marri e letra për të birin e atij që i dha paratë. Ja pra ku ka shkuar. Dhe, për të tretin që ia ka hapë dosienë në komesarjatin e policisë. Me t’u dhimbë fukaraja... - me taman, me t’u dhimbë, m’u përgjegj Nuriu (R.Budakova), se nuk e kuptojnë. Ai ka hjekë duke u shëruar nëpër neuropsikiatria, e nja tre muaj ka qenë në një spital me të trentit, e hala nuk është shëndoshë krejtësisht. Ashtu një ditë i vjen një letër nga Ambasada e Jugosllavisë për një gjykim që atë e kishte paditë një shkollë. E thirrnin ata mikun e vet, e ky flyturim e te një përkthyes. Aman, duan të më vjedhin! Pas pak ditësh ky përsëri erdhi tek ai përkthyesi. Aman, tash duan të më vrasin e s’ka ilaç pos kur t’mi japin letrat. E kështu përditë!

- Aj, aj, aj! Po ai tjetri, i thashë shokut tim, ai që ndihmoi?

- Ai nuk e din bash mirë, si duket për do speca ka ardhë sëpaku në këmbë - sikur të ishte Brukseli me Kosovën sa Gjakova me Skivjanin, mendova në vedi – shik!

- Por ata kanë të drejtë, më tha shoku Nuri, se ata i ka ndihmuar edhe një burrë i madh i Kosovës, e shtëpia e tyre gjithnjë ka mbajtë bajrakun e emri i tij nuk të len të dyshojsh.

- Po tjetër kush? - i thashë.

- Një Meti prej Peje, m’u përgjigj dhe vazhdoi më tej. Shumë djalë i mirë. Tash fatkeqësisht është në Pejë ngase të kisha njohur me te. Në paç nevojë të ta rregullojë pasaportën në Ambasadën Jugosllave ta bën menjëherë, edhe pa para. Shumë djalë i mirë, veçse i shkreti ka qenë një kohë në burg për hajni apo për do shokë që kanë vjedhë bashkë nuk e di bash mirë, por aty pari diçka e i ka do shokë dylbera që veç asi! Po mos i kupto gjërat keq!

- Aj, aj, aj, sa poshtë paska rënë katundi - thashë unë.

- Edhe Ambasada e Shqipërisë iu ka thënë bravo! - ma priti ai.

Image
Karta e Identitetit. Enver Hadri e mikesha Hana Ebeling gjatë një pushimi mes seancave të Parlamentit Evropian.

- Bravo de, edhe unë po iu them. Kam pasur lexuar librin “Mërgata e qyqeve”, por tani qenka koha të shkruaj një libër tjetër me titull "Qyqet e mërgatës".

Dhe kështu u ndamë. Por dreqi nganjëherë nuk i lë njerëzit rehat. Ashtu një ditë tjetër përsëri shoku në fjalë më takoi dhe ma priti:

- Ama si jeni bërë, sikur të keni qenë në spital neuropsikiatrik. Krejt do të sëmurë e të prishur po vijnë tek Ju!

- Jo, more mik - iu përgjigja unë. Ka asi bagëti që kullosin në një fije letre. Shoku Karamfil, që shkruajti këto ditë një seri letrash, është një çikë i kompleksuar e kurajoz, e më tëpër plot gjëra të tjera. Veti të mira normalisht...

- Jo, ore ti - iu përgjegj Nuriut një shok tjetër që ishte me mua.

- Të sëmurë ka gjithkund, por ne për ta nuk jemi mjekë! Ne të sëmurit i largojmë apo i çojmë me qëllim tek Ju! Kishte qenë mirë - vazhdoi Nuriu, t’i propozoni Komesariatit të Refugjatëve të angazhojnë një neuropsikiatër, e pale të shohim sa e kush mbetet pa shkuar në spital! E juve - tha Nuriu, nëse Rezistenca e juaj në Evropë vazhdon kësisoi, kishte qenë mirë ta quaj "Kryqi i Kuq i Kosovës", por fatkeqësisht Ju mungojnë mjekët!

Ashtu u ndamë. E unë (Enveri) vazhdova të mendoj në bagëtinë që kullosin në një fije letre e në të njëjtën kohë m’u kujtuan fjalët e profesoreshës së filozofisë kur një herë pat spjeguar karakterin dhe fizionominë e idiotëve. Çudi, thashë me vete, çudi, kush na mëson se çka të bëjmë e kush na kritikon! Dhe përsëri m’u kujtua mësimi nga filozofia dhe qyqet e mërgatës.

Image
Enver Hadri gjatë përgatitjes së Kartës së identitetit.

Komunikatën e lartëshënuar mjerisht e distribuan me postë dhe pastaj me dorë e shpërndanë shqiptarët. Ishte ajo një ditë jo e zakonshme. Iu ofrova disa vetave dhe u mundova t'i ndal por më kot, pa ditë se edhe unë isha objekt i asaj komunikate famkeqe që ishte e sponzoruar nga qarqet shovene dhe hyzmeqarëve ideologjikë të shërbimeve sekrete. Po ju e keni të anës së Juaj... Por më kot deklaron në mes tjerash z. Riza Budakova, kryetar i „RKSHK" sepse Enveri ka qenë sekretar, Agimi arkatar. Këtë asnjëherë s’e kam deklaruar gjerë  tani, por për hir të së vërtetës dhe vetëm të vertetën!

Shpesh më shkonte ndërmend qortimi i vjetër i Faik Konicës se „shqiptarët janë armiku më i madhë i vet-vehtes“ apo thënja e Hobsit „Njeriu ndaj njeriut është ujk.“ Ai e spjegon atë dëshmi dhe lidhur me këtë, rrespektivisht me distribuimin e "Komunikatës" denigruese:

Sali Gashi:

- Ma kishin dërguar edhe mua me postë gjoja prej Zvicrre! Unë nuk kisha shkuar në postë që ta marr porosinë andaj posta ia kishte kthyer prap dërguesit pas një muaji! Reshat Sahitaj m’u kish lyer mua dhe Hysen Xhelilit se pse nuk i kemi marrë e t’i shpërndajmë ato komunikata denigruese. Unë e kisha idol Enver Hadrin, e ndihmoja me atë kaqikun tim. Tash më vjen keq për atë kohë e për ato intriga që ia bëjshin atij njerrëzit për hatër të Jugosllavisë. Bijt e martirëve që i kishin lënë jetima shkijet që në fëmijëri, me 1945-tën, të njollosen! Të denigrohen ata veprimtarë që ia thyen përgjithmonë mitin shkive për Kosovën, që e dërmuan atë shtet bizar në zemër të Ballkanit. Më vjen keq si paraqiten shokë dhe veprimtarë të Enver Hadrit, tani, dhe nuk iu vjen keq që gënjejnë, nuk mendojnë se ka ende njerrëz të gjallë që e tregojnë të vërtetën. Nuk mbulohet dielli me shoshë, jo! – iu ngërmua Mixha Hysen dhe pas një kohe heshti.

Këto e shumë gjëra të tjera kanë qenë propagandë përçarëse në atë stilin e armikut të përbetuar të shqiptarit "Përçaj e sundo!" Shqiptarët jo vetëm në vend por për çudi edhe në diasporë bëjshin lojën e tupanit. E tupanit i binte tjetër kush!

Dhe vërtët dikushë duhët t’a ndal këtë njeri të çmendur nga gjithë këto shpifje qe me apo pa vetdije  aludon duke tentue më çdo kusht qe ai të këtë qenë pjesë përkatesisht shokë i atyre atdhetarëve qe rënë viktima edhe mbi këto rrena, më çdo kusht duke lansue dhe shpif të pa vërteta në shërbim të sherbimeve famë keqe të serbisë dhe prishjën të imazhitë të shqiptarëve mërgimtar në Europë e më gjerë.

Deshmi:

1.Eric Peustjenes: Gazeta e Flandrisë ”De Standard”, Intervistë me Enver Hadrin, Agim Radoniqin dhe Riza Budakovën, 13 prill 1981.

2.Çeta e Brukselit I dhe II,

3. Zeri i Kosovës, 1 tetor 84.

4. Fadil Kajtazi, libri  më titull¨”SIGURIA”, Friga qe vazhdon për Kosovën, dokumenteve,intervistave dhe opinionneve,Boton:Fondacioni Ibrahim Rugova në Prishtinë.Ku në faqën 353-364, botohët Pamfleti,dok 39 i shperndar në Bruksel për të diskredituar përsonalitetin e Enver Hadrit.Ky Pamfletë më titull KOMUNIKATË edhe  Fadil Kajtazi e boton në origjinal, nxjerr nga dosja e Enver Hadrit nr.39.

5.Dok.10374/1, Predmet, Enver Hadri, podaci,

Dok 42, SSUP-Drejtoria e II-nr.23490/2, 2 12 1983,

6.Specialna informacia , strogo poverlivo:Izvestaj o kontaktom sa saradnikom”Riki”,10.07.82

Riza Budakova,

Kryetar i RKSHK-ësë”Enver Hadri” në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat