Cikël poetik nga poetja Xhevrije Kurteshi Nimani

Kultura

Cikël poetik nga poetja Xhevrije Kurteshi Nimani

Nga: Xhevrije Kurteshi Nimani Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:07
Xhevrije Kurteshi Nimani

Eja

Ka kohë që nuk ke ardhur 

Pritjen tënde dhe qielli e ndjeu

Lotoi gjithë stinës së verës

Për dhembëshurinë e mungesën tënde.

Ditët e zakonshme me vapë vere

Këtë vit ishin të freskëta e me shi

Sepse deshën që lulet e verës

Të mos i vyshk era e moti.

Tani eja, është koha jote

Mos e lë stinën prap, të lotoj për ty

Bukurin e luleve ta ruajtën

Se je pjesë e kësaj toke dhe ti.

Porten si zakonisht, të hapur e ke

Ajo nuk mbyllet kurrë për ty

Dhe era e luleve me ngjyra ylberi

Do ta mbush shpirtin plot lumturi.

Tek dera e shtëpisë

Aty ku ëndrrat përkunden çdo herë

E ninullat e gjumit të bëhen rritje

Dashuri e dhimbje në të njëjten kohë

Aty pushon e merr udhë jeta.

I vetmi vend me kodin e mbrojtjes

Ku dhe frymën e fundit ke dëshirë ta lësh

E kujtimet e bukura të japin jetë

Ku hëna të shoqëron në netët e verës.

Tek dera e shtëpisë fshihet dhe shpirti im

Bënë roje dhe pushim në të njëjten kohë

Shuan etjen nga burimet magjike

Dhe era e luleve të mbush me frymëzim.

 

Unë dhe vala

Sot unë dhe vala e lumit

Të dyja ram në ujdi

Unë ta shkruaj vargun

Dhe ajo ta shpërndan porosinë e ti.

Rri e qetë më tha 

Shkruaj pa merak

Se vargu i bukur 

Do të jeton shumë gjatë.

Nëse vargu yt 

Vjen nga muza e shpirtit

Do ti qëndroj kohës 

Si gurët e granitit.

Nëse vargu yt 

Ka mesazh të mirë

Gjatë do të ruhet

Si gur xhevahir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat