Bisedë me vdekjen - Bota Sot
Bisedë me vdekjen

Kultura

Bisedë me vdekjen

Nga: Sulejman Mehazi Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:59
Sulejman Mehazi

Ç'je ti që njerëzit të frikohen aq shumë, pse i detyron të ikin prej teje e s'duan emrin tê ta dëgjojnë?, je aq e çuditëshme sa që i befason në moment gjallesat, i bën në vend statua të palëvizshëm, të shtangur e të trishtuar me atë pamjen tënde, sa që frikohemi dhe prej më të dashurve tanë sapo i kaplon ajo ngjyra jote e zbehtë, e verdhë e ftohtë si akulli. 

Më trego pse s'të duan, të urrejnë më shumë se varfëria, robëria, se ata që vuajnë e janë shumë të pikëlluar të urrejnê, edhe më i varfëri i botës dhe ai që jeton shumè keq e pa ardhmëri s'të do. S'të duan edhe ata që i kanë humbur të gjitha shpresat e kësaj bote, edhe popujt e robëruar me shekuj, sikurse që janë shqiptarët s'të duan, pajtohen me robërinë  shekullore e kurrë s'të afrohen ty. As të mirët e të sinqertit s'të duan, as gënjeshtarët, tradhtarët, piçat, as politikan?t e dijetarët jo, më trego a ka kush të do në këtë botë njerëzore? 

Pse dhe ata patriotët e flaktë të dashuruar pakufi te heroi ynë i vdekur Skenderbeu nuk të afrohen për t'u shoqëruar me te, pasi i dashuruari rri me të dashuruarin, e duan Skenderbeun e vdekur, por vet s'duan të vdesin e të rrinë afër tij.

Pse dhe fetarët që i zënë besë, Zotit, i cili premton botë të përtejme të bukur, përjetuese parajsore s'duan të vdesin, pse? Pse ti, vdekje je aq tinëzare dhe e heshtur para nesh e s'na tregon kurrgjê për veten tënde. Ç'je materie, gaz, energji, fuqi, armë e padukshme që në çast ua ndal frymëmarrjen njerëzve e gjallesave tjera, nga erdhe e hyre në trup të gjallesave, kush të pruri e nga është origjina yte?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...