Parlote Pali dy kreshnikë besnikë të Atdheut Gjergj Gjon Kastriotit

Kultura

Parlote Pali dy kreshnikë besnikë të Atdheut Gjergj Gjon Kastriotit

Nga: Sali Leka Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:15
Gjergj Gjon Kastrioti - Skenderbeu

Poezi me ngjarje nga betejat luftarake nga epoka Kushtrimtare Arbnore  Fitimtare ngadhënjimtare  shembullore me rastin e 550 vjetorit të Skendërbeut , vit i përjetësuar historik.

28 Nëntor 2018, 575 vjetori i Betejës së Parë  triumfatore me lavdi e jehonë botërore, Krujë 1443. Jubile eposik i shkëlqyer për mbarë kombin shqiptar edhe për ata në Diasporë.

Me betim guxim ta duam atdhenë Shqipërinë.

Me iradin ilmin ta këndojmë poezinë.

U hap lajmi si vetetimë në krahinë.

Asqeria otomane ka mësye me vra e gri në cdo shtëpi kry për krye.

Djemtë dhe burrat nga 17 deri në 70 vjec të dalin me shpat e jatagan.

Parlota përcolli për në lufte 5 vëllezërit  e dashur dhe u tha:

Trimat e motrës! Kreshnikë dhe besnikë të atdheut.

Luftoni dhe fitoni betejën kombëtare.

Mos ejani në shtëpi të humbur, të mundur.

Motra për juve është guximtare dhe krenare.

Vëllezërit u nisën të betuar në skaljon dhe istikam.

Parlota vajzë 42 vjecare beqare

shkëlqente dhe zbukuronte  si 22 vjecare.

40 burra e kishin kërkuar me u martuar por babi u thoshte:

Parlota ime  kreshnike trime e martoj me 2 burra.

Kështu i doli nami në 2 krahina.

“Babai i marrëzue , e la cucën pa u martue ”.

Parlota e donte  shumë babin e saj shumë.

Në fshat kush i fliste keq për babain,

Parlota ia skuqte faqet me flakarima.

Babai i Parlotës 75 vjec , mustaket 25 cm të gjata.

Burrë i fortë me 2 gra.

E para me 5 fëmijë, 4 vajza e një djalë.

E dyta 4 djem një vajzë Parlota.

2 gra të dyja bashkë 10 fëmijë.

5 djem, 5 vajza por asnjeri nuk guxonte ta pyeste babain,

As me i kërkue përgjigjje pse Parlotën e marton me 2 burra?

Ditën që përcolli vëllezërit  për luftë, Parlota babait i tha:

Tufën e deleve do ta kullos unë në livadhe.

Ti baba ma sill dreken cdo ditë.

Dua drekë bollike se jam  bareshë fisnike e trimneshë kreshnike.

Jam burrneshë mbi 40 burra.

Kanë frikë me u martue me mue.

40 burra më kanë kërkue për nuse.

Si frikacakë dhe alabakë janë prapsue.

As nuk dinë me u provue me u diturure.

Unë jam dijetare guximtare por ata nuk janë me u krenue.

Një burrë që nuk krenohet me nuse mbet kërcue.

Babai i dëgjoi fjalët e Parlotës dhe e uroi e bekoi.

Parlota doli në livadh me dele dhe nisi të këndojë.

Aty erdhi Pali i mburosur e i armatosur.

Pali burri 55 vjec nga krahina gjitone .

Parlota i tha : Nisu shpejt në luftë Pal shpejt !

Se nuk je frigacak as alabak trumcak.

Ishe dhe je kreshnik gjak me toprak e konak.

Pali i tha: Në luftë do të shkoj nesër Parlote.

Sot do të  bashkohem me ty.

Do të martohemi sy me sy .

Zhvishu Parlote zhvishu zhvishu !

Je Parlota shota guximtare dijetare fitimtare.

Të dua nusja ime krenare atdhetare kombëtare.

Parlota i tha : Je burrë epshi Pal, unë burrë epshi nuk due!

Unë dua burrë sedri, epshi sasht dashni për mue.

Unë nuk zhvishem hajnisht, as martohem tinëzisht.

Unë martohem në oborrin e Kishës e te Manastirit.

Përpara hallkut e altarit.

Me shtatëqind miq, me shtatëqinq desh,cjep,ftujakë,shelegë.

Me shtatë dajallarë e xhaxhallarë.

Me shtatë muzetër e mështjerra .

Me shtatë lopë qumështore falas për nusen arbënore .

Jam dhe do të jem Parlota sojnike shembullore .

Nisu Pal shko lufto mbi otoman dhe dushman.

Nisu shpejt mos u vono se do të vras pa derman!

Të vras si asqer të gri si kerr si dezertor si horr.

Me duart e mia të coptoj të mbuloj në vorr.

Me forcë e dru ska bir nane që del mbi mue.

Ska burrë gruje me u dashnu e ledhatue.

As ti Pal që mbahesh si fajkue e drague.

Me kë don me u mat e me u lavdërue  o Pal i harbue

Jam Parlota me cak me etje të madhe për të marrë hak.

Me derdh gjak për atdhe si nur vatan taprak

Ashtu si kam etje me pi ujë te gurra e curani.

Kam shkulm për gjak otomani e dushmani.

Se jam Parlote drenusha e shkrepave të malit .

Hop, nxorri nga brezi këllicën me dy presa.

Me dorën tjetër naganten e nxehtë qebesa.

Ia nguli Palit në lule të ballit.

Pali i tha: Mos o kreshnike mos na vrit të dy.

Se nuk jam horr as dezertor as otoman.

Jam Pal Vuksani kreshnik besnik i betue.

Do të shkoj të luftoj të vras asqer dhe taborr.

Do të luftoj me egërsi shumë i mallengjye.

Më kaloi jeta tu luftue pa u martue pa u trashëgue.

Do të vras asqer, jenicer, zaptie sa të due .

Ma ndjen shpirti e zemra, gjallë skam me u kthye.

Edhe vetë kam për tu vra, askush për mua ska me qa.

Po ta lej amanet ty Parlote mos me vajtu asnjeri.

Me ty Parlote desha me u lumnue , me lind fëmijë.

Martohu Parlote dhe gëzoje burrin e dytë.

Ma lind djalin e parë me mue e ma ruj si sytë.

Sot për herë të fundit du me u pa dhe me u nda.

Kisha moter vëlla por tu luftu janë vra .

Kam babë e loke nanën në shtëpi qyq i kam lanë .

Parlota i tha : Ai burrë që e don nusen për fëmijë e trashgimni,

As vritet as koritet, por nalt e ma nalt ngjitet.

Ec Pal fugo lufto dhe dil fitimtar në ballë të parë.

Unë do ta lajmëroj botën mbarë përtej e matanë.

Ej dëgjoni, shikoni, burri im kreshnik trim!

Pal besniku fitimtari me urim e bekim.

Unë Parlota me Palin krenohem dhe betohem.

Kush e vret Palin në istikam.

Do ta vras me guxim e paderman.

Do të vishem me rroba burri e të dal te sinuri.

Njëzet asqerë do ti gri e ti shkri.

Kur dëgjoi këto fjalë që Parlota i shqiptoi,

Embël e ngadalë i tregoi , i këndoi,

Me shpirt e zemer Pali i thithi e i shijoi.

Pal Vuksani i tha : Edhe dy minuta do të rri.

Hej Parlote, kjoftë bekue qumështi i lokes që ke pi.

Hej Parlote, sa forcë të madhe e trimni

Shumë fuqi paske e do te kesh Ti.

Sa keq nuk të kam njoft e stë kam ditë.

Jam turpnue me ty dhe të dola në pritë.

Të quajta thjesht një grue e pamartue.

E hutume e harrueme me sy e menje turbullue.

Por ti qenke vetëkriju si mali e toka.

Ah sikur të kishte Arbëria ,Ballkani dhe Bota,

Dy milion vajza dhe gra si Parlota shota.

Më beso Parlota besnike më beso!

Sa shumë do ta shpërblej fisnikërinë.

Sa fort e ke nderu atdheun Arbërinë.

Tash po shkoj me luftue e me tregue trimërinë.

Ti Parlote më kujto ,më kujto dhe këndo, këndo!

Dhe Pal Vuksani u nis duke vrapue.

Nuk arriti me skalionin e krahinës me u takue.

Me skalionin e krahinës tjetër u bashkue.

Kapedani e pranoi me luftue.

Inkuadrimet dhe pozicionet i kishte plotësue.

Ushtarët e Skënderbeut të stërvitur dhe të betuar.

Nga dy asqer për të vrarë dhe coptuar.

Beteja luftarake filloi ashpër e  egër rrënqethëse, e pamëshirshme.

Me vrasje ,plagosje,vdekje të dhimbëshme.

Pal Vuksani u hodh në sulm i pari, vrau katër asqerë.

Plagosi për vdekje gjashtë jenicerë.

Beteja u fitua, kapedani tha: Pal Vuksani kreshniku vigani.

Ka dalun kryefitimtari, kushtrimtari, ngadhnjimtari.

Do të shkojmë në krahinën e Palit.

Në fshatin e kryefitimtarit.

Do të festojmë fitoren madhështore.

Në tokën e bekuar Arbënore.

Në fshatin e Palit shkoi lajmi tjetër i kobshëm.

Pali kreshniku, besniku në fillim sulmoi.

Ra në rrethim luftoi, u vra si trim.

Trupi i Palit as njihet as gjindet.

I mbulu i përzi me gjashtë mijë të  vra dhe të gri.

Babi Palit hapi portën për ngushëllim.

Nisi të vajtojë dhe të gulcojë me përmallim.

Lajmi për kreshnikun Pal Vuksani,

Edhe në fshatin e Parlotes shkoi.

Babi i Parlotes kishte nofkën “ I forti  syfrati

Mustakegjati dhe Baci Faci”.

Babai Baci Faci Parlotes i tha: Ma baj hazer kalin.

Do të shkoj për ngushëllim ,për nderim.

Për njat Pal Vuksani vigan taban vatani.

Parlota i tha: Po Baci Faci po !

Edhe unë isha dhe jam me ty.

Babi Baci i zgjuar e kuptoi dhe i tha:

E paske dashur Palin bija ime e paske dashur.

Parlota i tha: Po Baci Faci po, e kupto.

E kam dashur dhe do ta due Palin e përjetësue.

Ty Baci do të nderoj ashtu si të kam nderue.

Baci Faci Parlotes i tha: Hej ta lumsha synin.

Kur linde Ti i fola nanës sate, tash u bane Loke.

Shota e ka emrin Parlota, kush të pysi ?

Përgjigju: Asht bija e parë e nane Lokes.

Parlota u gëzue dhe veshi rroba burri.

Sipas betimit që Palit i kishte premtue.

Të dy bab e bijë u nisën për udhëtim.

Njerëzit e fshatit i shoqëruan me admirim.

Parlota shkëlqente blerim, me rroba burri e zbukurue si agim.

I madh dhe i vogël i pritën në fshatin e Palit.

Babai dhe nëna e Palit i shikuan me përmallim

Parlotën e veshur me rroba burrnie.

E kuptuan se Parlota qenka nuse besnike .

Edhe mbas vdekjes Palit guximtare kreshnike.

Vajzat dhe gratë me njëra tjetrën tu bisedue

Si kanë jetue të dashurue pa u martue.

Pali 55 vjec, Parlota 42 vjecare.

E bukur e pashme manushaqe sorkadhe.

Parlota Baci Lukani u tha: Unë dhe babi im kreshnik trim

Kemi ardhë për festim pa of medet as vajtim!

Do të festojmë të këndojmë shtatë ditë e net.

Do të vallëzojmë me lodra n’pllaja e n’kodra.

Ditën e tetë do të nisemi me lezet.

Do të sulmojmë të luftojmë cak me cak.

Do të derdhim gjak të marrim hak.

Gjakun e hakun e Pal Vuksanit.

Bajraku e Bardhaku i nishanit.

Ta dini e mos ta harroni dhe ta kujtoni.

Emrin unë nga babai e kam Parlota Shota.

E bija e Baci Faci Lukanit i forti i mejdanit.

Qe sot mot dhe përjetë emrin e kam dhe do ta kem

Parloti Pali Vuksani nishani mejdani.

Pa mu dridh qerpiku nga rreziku dal te istikami,

Ballëhapur përpara cdo armiku otomani dhe dushmani.

Dorë për dore ejani vajza e gra, jeni soj e fis arbnori.

Krah për krah me djem dhe burra Altar Shën Kolli.

Tu ndricoftë shpirti Parlote burra e gra e nderuan.

Me ty Parlote me ty djem e vajza u betuan!

Bashkë me ty gjaku ynë nuk shkon kot.

Gjakun e shpirtin na e ka fal i madhi zot.

Falas na i ka taks edhe jetën atdheun e toprakun.

Duke biseduar Parlota me vajza e gra,

Këmbana e kishës ting tang ra.

U hap lajmi mori dhenë si era në pranverë.

E mori vesh hallku e fshati derë për derë.

Ejani afrohuni, mblidhuni te kisha te kisha!

Dilni shikoni shikoni! Erdhi kapedani luftarak.

Me kryefitimtarin e betejes bajrak bardhak.

Kryefitimtari Pal Vuksani kreshniku besniku.

Katër asqerë ka vra, gjashtë jenicerë i ka plagos.

Gjashtë mijë të tjerë janë vra dhe varros.

Katër mijë janë kap rob nga paniku.

Luten e vajtojnë aman na lini gjallë.

Nuk bëjme ma kërdi, batërdi as rrumpallë.

Sa dëgjoi lajmin që Pal Vuksani ishte gjallë.

Parlota Shota me vajza e gra dor për dore,

U nis edhe shkuan te kisha e bekuar hyjnore.

Kryefitimtari Pal Vuksani kur e pa,

U mahnit e thirri fort me za.

Shiko kapedan kush po na vjen.

Në mexhdis po na njeh e po na gjen.

Ajo është Parlota ime kreshnike trime.

Parlota besnike me shumë kujtime,

E veshur me rroba burrnie,

O sa shumë i paskan hije si zanë e hyrije.

Mos i zhvish Parlota sojnike ashtu të due!

Ashtu dasmën kemi për ta ngazëllue.

Ashtu jemi të betue për tu martue.

Jemi dhe do të jemi bashkë me mue.

Cdo minutë do të këndoj e do të shof me sy.

Besa besë do të gëzojmë e jetojmë të dy.

Stë largoj nga shpirti e zemra ime.

Parlota besnike kreshnike trime.

Kapedani i Skënderbeut, strategu i atdheut,

Foli e tha: Luftëtarë arbnorë miq dasmorë,

Të vazhdojë dasma dhe vallja 7 dite!

Shtatë desh e cjep të theren cdo ditë.

Ditën e shtatë të theren shtatë muzetë.

Ditën e tetë të rreshtohen shtatë lopë qumështore.

Falas e peshqesh për nusen fisnike dhe arbnore.

Unë këtu po e ndërpres poezinë e Parloti Palit por do ta vazhdoj ditë tjetër me titull “ Dasma e Parlote Palit dy kreshnikët e shkrep malit “.

Kurse sot theksoj: Treva ime e vendlindjes ka shumë ngjarje eposike historike por nuk tregohen të tëra. Disa ngjarje janë shumë rrënqethëse dhe masakra tragjike .

Pal Vuksani dhe Parlota Lukani luftuan bashkë mbasi u martuan në cdo betejë në epokën e Skëndërbeut dhe dolën fitimtare deri në vitin 1468.

Masakrat otomane filluan mbas vitit 1478. Nipërit dhe mbesat e familjeve fisnike atdhetare kreshnike besnike të epokes ngadhnjimtare të Skëndërbeut u martirizuan, u shkretuan,me kurthe, gracka dhe pabesira mizore antinjerzore.

Krahina strategjike Tomadheja e lashtë Pellazgjinike me pyje ,kodra, male, lugina, gryka klimatike , me 17 fshatra, Shëngjergji me katër lagje  Vrrini, ura, skrepi, kasalla e malit, Shëngjini me 3 lagje , Shën Mëria me 3 lagje , Fagu me 3 lagje , Fraveshi, Parpuji, Faceshi, Vakumona, Kllojka, Pashkasheshi, Selba, Darsheni, Murthi, Shkalla, Domja,Derja, Qafmolla.

Fshati im i lindjes në vitin 1468 me dy kisha, dy manastire, me tetëdhjetë familje patriarkale, dyzet familje u vranë u masakruan. Katër fise u shkretuan të tërë.

Në tokat djerrina otomani nguli familje të tjera të ardhura muslimane dhe u prish etnika autoktone demografike e popullates. Tomadheja gjitone me pesë krahina, Bena, Martaneshi, Shmili,Funari, Zhullima.

Falenderoj Edi Ramen me qeverinë socialiste që vitin 2018 e shpallën viti i Skëndërbeut.

Ky eveliment madhështor do të forcojë ndjenjën atdhetare të kombit shqiptar. Deri tani ndjenja atdhetare është dobësuar zbehur dhe venitur, por nuk duhet të zbehet as të dobësohet as të venitet më shumë. Ndjenja atdhetare duhet te riperterihet te vitalizohet.

Në epokën e Skendërbeut kombi shqiptar i treti në Ballkan me shtatë milion banorë. U pakësua gjatë katër shekujve të sundimit otoman .

Kombi i parë ai rumun, i dyti serbo-kroat me tetë milion banorë, i katërti bullgaro-maqedon, i pesti helen, i gjashti slloven. Kombe me ndjenja shumë të forta, të shëndosha, atdhetare, fetare, kristjane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat