Libër që mundëson zhvillimi e kulturës të gjuhës shqipe në shkolla

Kultura

Libër që mundëson zhvillimi e kulturës të gjuhës shqipe në shkolla

Nga: Hasan Hasanrasmaj Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:19
Kryesia e promovimit të librit: “Gjuha në shkollë - zhvillimi i kulturës së gjuhës letrare të nxënësit”

Librit  me titullin“Gjuha në shkollë - zhvillimi i kulturës së gjuhës letrare të nxënësit” ishte tema kryesore e promovimit të librit i cili u bë në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjeter Bogdani në Prishtinë në pranin e dashamireve të librit, profesorëve, drejtoreve të shkollave, arsimtarëve, nxënësve dhe të tjerëve. Në  këtë promovim nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica”nga Prishtina par të pranishmeve deklamuan disa thënie nga libri i autores.

Në fjalën kushtua këtij libri prof. dr. Bahtjar  Kryeziu në mes tjerash tha:” Botimi i çdo libri edhe të këtij që po e bëjmë tani është një gëzim i veçantë për botën akademike, e kënaqësi e rrallë për autorin, sidomos, kur ky libër e plotëson një nevojë të mirëpritur nga lexuesit në përgjithësi, kurse për nxënësit dhe studente tanë në veçanti, siç është rasti me botimin e veprës në gjuhen  shqipe në shkollë e cila gjë e mundëson zhvillimi e kulturës  letrare shqipe të nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe fakultete. Për botimin e këtij libri meritat me të mëdha i takojnë autores së vyeshme Ramize Meta –Bajraktari. Dhe për ne, që na ka ëndja të japim ndonjë vlerësim për këtë apo atë libër, për këtë apo atë tekst, rëndom ndodh që, pyetjet e para duhet të jenë të kësaj natyre: Çka është ky libër? Përse dhe për kë është shkruar? Si është ndërtuar dhe organizuar? Pyetje të tilla, zakonisht, shtrohen për libra dhe tekstet të kara­kterit shkencor, që u dedikohen në veçanti shkollarëve tanë, atyre të cilët, me gjithë trysninë e gjuhëve të mëdha sot, e shpërfilljes kolektive që po shpërfaqim ndaj shqipes sonë të bukur, duhet ta kenë në zemër dhe në mendje këtë gjuhë të nënës, këtë shenjë kombëtare, për të cilën Fishta i madh na e la amanete të mëdha.

Ky libër me vlerë i profesoreshës Bajraktari, që më parë pjesërisht ishte mbrojtur si migro tezë, e tani goxha i modifikuar, është një ndihmesë e rëndësishme, më shumë se për të tjerët, për nxënësit e shkollave tona, të asaj shtrese që mbjell, kultivon dhe zhvillon kulturën gjuhësore në mënyrë që ta përdorë mirë e drejtë në përditshmërinë e vet, si sot ashtu dhe nesër. Lënda e shtjelluar në këtë botim është e qëlluar, interesante, jo vetëm nga pikëpamja gjuhësore dhe norma e saj, por edhe nga ajo socio-linguistike, ngase gjejmë në të, të dhëna e shpjegime me mjaft interes, si për nxënësit tanë, ashtu edhe për një rreth më të gjerë dashamirës të gjuhës e të letërsisë. Zdrukthi i shkollimit tha në vazhdim prof. dr. Kryeziu  i cili ende nuk ka shkuar aq dendur  mbi ne sa të rrafshojë zbrazëtitë e të lëmojë fytyrën kulturore të shoqërisë shqiptare. Shkrimtari ynë më i njohur i ditëve tona, Ismail Kadareja, ai që e ka ngritur shqipen letrare në një lartësi të panjohur më parë, kur përshkruan fëmijë­rinë e tij, tregon se në shtëpinë e vet të lindjes kishte gjithfarë rrangullash të vjetra, deri gjyle guri, por asnjë libër! Mund të pyesim tani - a ka ndonjë shkrimtar të bre­zit të tij në Evropën e sotme, që të ketë lindur në një familje pa asnjë libër! Përparimi që kemi bërë në fushën e gjuhës është i madh. Mangësitë nuk duhet të na dëshpë­rojnë, por të na shtojnë vullnetin për t’i kapërcyer – thotë gjuhëtari ynë i njohur, profesor Emil Lafe. Andaj edhe ky libër me titullin gjuha në shkollë- zhvillim i kulturës të gjuhës shqipe letrare të nxënësit dhe dhe studentet përmbajtja e saj e pasur, i shërben pikërisht një qëllimi të tillë. Autorja e librit, Ramize Meta – Bajraktari, si një bahçevanë e gjuhës, në punën e saj të përkorët në këtë botim, gjuhën letrare shqipe e kultivon, e pasuron, e pastron dhe do të japë fryt tek ata që do ta përdorin.

Gjuha letrare shqipe dhe përdorimi i saj në  këtë libër do të  vlerësohet nga arsimtarët, nxënësit dhe studentet

Në  vazhdim  të këtij promovimin  me një recesion për librin para të pranishmeve u paraqit gazetarja dhe studiua e letërsisë shqipe - Ajete Zogaj e cila në  mes tjerash tha:” Ky libër të cilin e promovuam është i rëndësishëm për mësimdhënës, nxënës dhe studentet i cili

që nga kapitulli i parë e deri tek i fundit, shpalos punën e përkushtuar dhe qasjen shkencore në trajtimin e përdorimit të drejt të gjuhës letrare në shkollat e nivelit para universitar. Në këtë libër, pos qasjes shkencore dhe hulumtimit, lexuesit qofshin ata arsimtarë, studentë, apo edhe nxënës të shkollave fillore, do të kenë mundësi të mësojnë për zhvillimin historik të gjuhës shqipe, për peripecitë në formimin e gjuhës letrare shqipe, si njëri ndër elementet më të rëndësishme të unifikimit tonë  si popull dhe si komb.

Image
Pjesëmarrësit e promovimit të librit me interesim përcjellin fjalët e recepsionisteve dhe të tjerave

Gjuha letrare shqipe dhe përdorimi i drejtë i saj tha Zogaj, janë cytje e autores, jo vetëm në përdorimin e drejt në shkollë,  si vatër bazë ku ajo duhet të ruhet dhe kultivohet, por edhe në shtyp dhe  në televizion, duke këshilluar që të ketë sa më shumë  emisione edukative shkollore, e deri në institucionet  kulturore e arsimore. Me mjaft elokuencë, autorja këshillon mësimdhënësit e gjuhës dhe letërsisë shqipe, për kujdesin dhe përkushtimin që duhet treguar në ruajtjen dhe kultivimin e drejt të gjuhës letrare të nxënësit në shkollë, duke e folur dhe shkruar atë drejt.

Në këtë libër janë dhënë edhe shembuj të shumtë për shkarjet apo gabimet që ‘ndodhin’ në moszbatimin  e normave letrare për  një shqipe standarde, një gjuhë të pastër shqipe. Gjuha e pastër shqipe, ishte gjakim gjeneratash në këtë kohë të vrullshme të zhvillimit të teknologjisë informative dhe internetit, ku po përballemi me një duzinë fjalësh e shprehjesh të huaja  të cilat si ‘gangrenë’ po futen në ‘shtratin’ e bukur të gjuhës shqipe.

Kjo autore në  këtë libër, trajton edhe rolin e shkrimtarëve, në zhvillimin dhe pasurimin e gjuhës letrare shqip

Ndërkaq në recesionin e tij  dr. Agron Gashi kushtua librit të autores Bajraktari në mes tjerash tha:” Në këtë libër studimor  i shkruar me akribi shkencore, kjo autore të lexuesit ka sjellë zhvillimin e rrugës të gjuhës standarde shqipe që nga filet e saj e deri më sot. E shqetësuar për përdorimin e gjuhës shqipe në shkollë, në medie, e në shumë fusha të tjera, ajo shpreh pakënaqësinë e saj dhe të shumë gjuhëtarëve të tjerë, të cilët kanë shkruar rreth çështjes së gjuhës letrare dhe shpërfilljes së saj nga shqipfolësit e sidomos nga disa mësimdhënës në shkollat tona. Me kujdes të veçantë ka shkruar për rëndësinë e mësimit të gjuhës letrare shqipe në shkollë shqipe, sidomos në arsimin para universitar, aty ku nxënësit i fitojnë shprehitë e para të mësimit dhe të edukimit si dhe shprehitë e komunikimit.

Kjo autore në  këtë libër që e promovuam, trajton edhe rolin e shkrimtarëve, që kanë në zhvillimin dhe pasurimin e gjuhës letrare shqipe, ku përfshinë konceptet bazë të zhvillimit, të gjuhës sonë, duke filluar nga veprat e autorëve të vjetër, të cilët mund t’i quajmë edhe krijuesit e leksikut të gjuhës shqipe. Pastaj ka vazhduar edhe me autorë të tjerë të  gjitha periudhave historike, duke shkruar për rolin e pazëvendësueshëm të tyre. Ajo ka parashtruar edhe një varg  problemesh rreth vështirësive të përvetësimit të gjuhës standarde te nxënësit. Prandaj, për tejkalimin e këtyre vështirësive i drejtohet shkollës, si institucioni kryesor për kultivimin e edukatës, në kultu­rën e gjuhës dhe zbatimin e saj. Në këtë libër, trajtohet edhe problemi për kulturën e gjuhës në tekstet shkollore, i cili problem  në kohët e fundit po na preokupon të gjithëve, sepse librat shkollorë janë burimi kryesor për arsimimin dhe edukimin nxënësve ku do të mësojnë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat