Ti vjeshtë e trishtuar...

Kultura

Ti vjeshtë e trishtuar...

Nga: Agron Zeqiraj Më: 27 tetor 2018 Në ora: 12:27

Ah, sa neveritem nga shushërimet tua 
Dhe fletët shumëngjyrshe që bien pandalur,
Pa kuptuar mallin tim që kam për vjeshtën,
Dhe unë të isha natyrë e ndaluar. 
E mbi mua, mos t'lëvizte askush 
Asgjë përveç gjethëve tua që kërkojnë trazimin e shpirtit vjeshtor... 
E shpirti im të lëshon gjethët mbi ty,
Duke njohur ngjyrat tua që vijnë përher 
Saherë që ty, shpirti të flet... 
E unë të mbulohem me gjethët tua përplot gri: 
Në verë, në dimër, në pranverë
Sidomos në të bukurën vjeshtë,
Ku ajo ka gjithmonë trishtim
Sikur në zemrën time, 
Saherë që të kujtoj në vjeshtë, Ty! 

Gllogjan, 24.10.2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat