Aktori Kushtrim Hoxha, më i miri i Festivalit të Filmit të Bosforit

Kultura

Aktori Kushtrim Hoxha, më i miri i Festivalit të Filmit të Bosforit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 07:15
Kushtrim Hoxha

Aktori më i mirë i Festivalit të Filmit të Bosforit shpallet Kushtrim Hoxha me filmin “Cold November / Nëntor i ftohtë”.

Në kuadër të Festivalit të Gjashtë Ndërkombëtar të Filmit të Bosforit, që u mbajt në Stamboll, drejtori i Produksioneve të Përbashkëta dhe të Jashtme i TRT-së, Faruk Gyven, producenti bullgar Borisllav Çouçkov dhe producentja Zeynep Atakan kanë diskutuar për produksionet e përbashkëta për filma të pavarur.

Festivali organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografisë së Bosforit në bashkëpunim me Akademinë Mediatike të Stambollit, ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë.

Aktiviteti me titull “Proceset e produksioneve të përbashkëta për filma të pavarur”, u mbajt në seksionin “Film Lab” në kuadër të festivalit.

Gjatë aktivitetit u ndanë informacione themelore në lidhje me produksionet e përbashkëta në projekte ndërkombëtare, ndërkohë që drejtori i Produksioneve të Përbashkëta dhe të Jashtme i TRT-së, Gyven, tha se TRT bën vlerësimin e projekteve që kanë aplikuar për produksion të përbashkët dhe ofron mbështetje për projektet e zgjedhura.

“Për sa i përket mbështetjeve për kinemanë në Turqi, më të spikatura si institucione janë Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe TRT. Projektet që kanë marrë mbështetje nga ministria janë më në plan të parë. Gjithsesi, projektet mund të marrin 30-50 për qind nga ministria. Kështu, ato bëhen më të realizueshme për ne. Në dy vitet e fundit kemi qenë bashkëproducentë të rreth 20 projekteve. Kjo është shifër e mirë”, tha Gyven.

Ai tha se rëndësi i japin pjesëmarrjes sa më të madhe të filmave që mbështesin nëpër festivale ndërkombëtare, duke shtuar se më së shumti bashkëpunojnë për filmat arthouse, e kohë pas kohe edhe filma të kinemave.

Ndërkaq, producenti bullgar Çouçkov tha se i pëlqen shumë filmat arthouse të prodhuara në Turqi dhe se për këtë arsye shpesh e viziton këtë vend.

Ai tha se është bashkëproducent i filmave turke “Anons” dhe “Karde?ler”, ndërsa theksoi se që një film turk të aplikojë në fondet e Bullgarisë, fillimisht duhet marrë mbështetje nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit ose nga televizioni.

Po ashtu, producentja Zeynep Atakan tha se produksionet e përbashkëta janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për projektet e mira.

Atakan njoftoi se të gjitha filmat që ka bërë deri më tani, janë produksione të përbashkëta.

Festivali i Gjashtë Ndërkombëtar i Bosforit ka filluar më 26 tetor dhe përfundoi më 3 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat