Ema Andrea merr një tjetër trofe në Festivalin e Shkupit

Kultura

Ema Andrea merr një tjetër trofe në Festivalin e Shkupit

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:34
Ema Andrea

Ema Andrea nderohet me një tjetër trofe. Pos çmimit si aktorja më e mirë e FIAT Festivalit Internacional Alternativ të Teatrove në Sarajevë një muaj më parë, aktorja shqiptare është vlerësuar me çmim special në “Skupifestival 2018”.” Juria vendosi që të ndajë edhe një çmim special për aktoren Ema Andrea, për rolin e Nënës në shfaqjen “Nëna dhe i biri”, produksion i M.A.M Foundation – Tiranë (Shqipëri), me tekst të Jan Fosse, në regji të Dino Mustafiq.

Ky çmim i ndahet për energjinë e veçantë aktoriale dhe elasticitetin interpretues, ku i gjithë arsenali aktoresk (zëri, të folurit, trupi, emocionet) në mënyrë precize është mishëruar me krijimin e rolit kompleks të nënës”, thuhet në njoftimin zyrtar të festivalit. ?uria ? FNT “Skupifestival 2018”, e përbërë nga Almir Bashoviq (dramaturg, B&H), Kushtrim Bekteshi (regjisor, MK) dhe Dimçe Nikollovski (regjisor, MK), vlerësuan intepretimin e Andrea si tepër të fortë dhe tronditës.

Ndërsa cmimi Grand Prix për shfaqjen më të mirë iu dha shfaqjes “Mielli në damarët tonë”, koproduksion mes IP SARTR (Teatri i Luftës Sarajevë) dhe MESS, Sarajevë (Bosnë dhe Hercegovinë), me tekst të Igor Shtiks, në rëgji të Boris Lijesheviq. Ky çmimi i ndahet për ?rritjet e larta artistike të shfaqjes në tërësi, veçanërisht për ekipin homogjen e të shkëlqyer aktoresk, të cilët nëpërmes lojës brilante arritën me vërtetësi të përçojnë tek publiku drama të thella njerëzore të cilat krijojnë asocioacione të fuqishme tek çdonjëri në publikë.

Shfaqja në mënyrë shumë suptile arriti të depërtojë matanë të ashtuquajturit ‘mur’ me publikun, pa e ndërprerë në këtë rast kontinuitetin e veprimit skenik dhe pa e humbur organicitetin e interpretimit aktorial. Të gjitha elementet përbërëse të shfaqjes funksiononin në harmoni të plotë dhe fuqishëm na rikthyen në esencën e teatrit të vërtetë. “Nëna dhe fëmija” ku Andrea interpreton rolin e nënës është një dramë me mesazhe të forta bashkëkohore mbi vetminë, dashurinë dhe përuljen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat