Mësimi i historisë së luftës dhe paqes

Kultura

Mësimi i historisë së luftës dhe paqes

Nga: Gëzim Muçolli Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 23:56
Dokumenti origjinal i Protokollit të armëpushimit dhe përfundimit të luftës mes Italisë dhe AustroHungarisë.

Ky është Dokumenti origjinal i Protokollit të armëpushimit dhe përfundimit të luftës mes Italisë dhe AustroHungarisë.

Pikërisht para 100 vitesh me 3 nëntor 1918, në Villa Giusti në Padova me vendosjen e firmave në këtë dokument, për Italinë mbaroi Lufta e parë Botërore , "La Grande Guerra" katërvjeçare.

Italia u çlirua dhe ktheu sovranitetin në territorin e saj.

Historia është shkencë por edhe mësuese e jetës dhe udhëzues për ardhmërinë. Prandaj ruhen dokumentet dhe përmbajtja e tyre mund t'i ndihmojë secilit ta kuptojë të kaluarën e popullit të vet.

Unë ende nuk e kam parë Dokumentin e "Military Technical Agreement" të datës 9 qershor 1999 të njohur edhe me emrin "Marrëveshtja e Kumanovës".

Me firmat e vendosura në këtë dokument iu dha fund luftës në Kosovë pas 79 ditë dhe netë bombardime nga aeroplanët e aleancës Nato. Serbia pranoi humbjen dhe u detyrua të tërhiqej nga territori i Kosovës ku për gati një shekull kishte kryer krime dhe luftëra kundër popullit shqiptar autokton.

Marrëveshtja e Kumanovës nuk u firmos në asnjë vilë por në një çadër të madhe mimetike me ngjyra ushtarake të kampit francez në këtë qytet. Pas shumë taktizimeve, pengesave dhe përpjekjeve për mashtrim, pesëmbëdhjetë minuta para orës 22, gjeneralët e ushtrisë serbe Marjanovi? e Stefanovi? vunë firmat e tyre mbi dokumentin e kapitullimit.

Ishte orë e mirë kur zakonisht mund të dëgjohet muzikë, por megjithë omoniminë e rastit me firmën e gjeneralit britanik sir Michael Jackson, kujtimi i këtij emri të komandantit të parë të Natos në Kosovë do t'iu tingëllojë përjetë serbëve humbjen historike dhe çlirimin definitiv të Kosovës.

Sikur të publikohet dokumenti origjinal ne mund ta mësojmë më mirë historinë tonë.

Edhe pas dhjetë vitesh!

Gëzim Muçolli 5 nëntor 2018 Padova, Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat