Morelli: Skënderbeu është personazh i ndërlikuar - Bota Sot
Morelli: Skënderbeu është personazh i ndërlikuar

Kultura

Morelli: Skënderbeu është personazh i ndërlikuar

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 21:41
Ipeshkvia e Kosovës ka mbajtur aktivitetin e radhës, ku u promovuan tri libra për Skënderbeun.

Në kuadër të vitit jubilar, 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Ipeshkvia e Kosovës ka mbajtur aktivitetin e radhës, ku u promovuan tri libra për Skënderbeun.

Profesori arbëresh, Dr. Domenico Morelli, i cili lexoi edhe një kumtesë, tha se shënimi i 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut është rast i volitshëm për të riaktualizuar kujtimin për të. Me këtë rast, ai tha se arbëreshët kanë dhënë kontribut në kulturën e shqiptarëve dhe atë italiane, e njëherësh deklaroi se arbëreshët e kanë ruajtur me fanatizëm për gjashtë shekuj me radhë lidhjen me shqiptarët.

Morelli: Skënderbeu është personazh i nderlikuar

“Kujtesa e Skënderbeut mbetet e gjallë ndër shekuj përmes kujtesës gojore dhe veprave të shkrimtarëve më të rëndësishme jo vetëm shqiptarë. Siç e dini, janë gati 400 edicione të veprave historike letrare që i kushtohen atij në gjithë Evropën. Popujt e kërcënuar e të shkelur, e ngjallnin sërish atë kujtim për t’u frymëzuar në mbrojtjen e vlerave të larta e të pavdekshme. Skënderbeu është personazh i ndërlikuar i përshkruar si kalorës i rrezikshëm nga armiqtë, por lartues e hero në luftën kundër otomanëve”, ka thënë Morelli.

Kurse Don Dominik Qerimi, njëherësh drejtor i Shkollës “Don Bosko” në Gjilan, tha se Kishat katolike në Kosovë e në Shqipëri, nuk mund ta anashkalonin një ngjarje të tillë. Ai tha se këto aktivitete po e mbajnë gjallë një të kaluar të lavdishme, atë të periudhës së Skënderbeut.

Qerimi: Këto aktivitete po e mbajnë gjallë kujtimin për Skënderbeun

“Nga institucione të ndryshme ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë aktivitete kulturore dhe shkencore, që po kontribuojnë për ta mbajtur të gjallë kujtimin e një të kaluare të lavdishme, duke kujtuar së bashku fjalët e Dostojevskit: Ne jemi xhuxhë që fluturojmë mbi krahët e gjigantëve”, ka thënë Qerimi.

Përndryshe, librat që u promovuan sot ishin “Shqipëria dhe Selia e Shenjtë në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut” me autor Alassandro Serra. “Bashkëbisedim midis Gjegj Kastriotit dhe Karlit të madh”, e autorit Lorenzo Ignacio Thjulen dhe një përzgjedhje studimesh e klerikëve katolikë, e titulluar “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu - Atleta Christi”.

Në kuadër të këtij viti jubilar, Ipeshvia e Kosovës do të mbajë edhe aktivitete tjera në ditët në vazhdim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...