Në gjurmët e qytetit të vjetër të Albanopulit

Kultura

Në gjurmët e qytetit të vjetër të Albanopulit

Nga: Gjon Marku Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 21:09
Gjon Marku

Klaud Ptolomeu në hartën e Ilirisë shënon si njërin ndër qytetet kryesore edhe qytetin Albanopulis. Këtë qytet, Albani (Albanopulis) e përmend dhe e zë në gojë Brofen apo për të cilin nuk mungojnë të shkruajn priftërinjtë katolik në fillimet e shekullit të XIII, apo për të cilin nuk mungon të shkruaj Tiberon e për të cilin deklaron se është një nga katër qytetet kryesore të Arbërit, që ai i sheh si më të medhenjt, e më të lulëzuarit reth 1300. Natyrëshëm pyetjet e shtruara.  Por edhe pse është folur e shkruajtur aq shumë nga studiues të huaj dhe vendas akoma nuk kemi të përcaktuar në mënyrë të plotë vendëndodhjen e këtij qyteti.

Teza se Ndërfanë ishte epiqendër e principatës së Arbërit së paku për një periudhë kohe pothuajse është pranuar por dhe janë sjellë dekomenta të pakontestueshme në të mirë të kësaj teze.

Mirdita, lugina e Matit, e Fanit dhe e Drinit ishin boshti i Arbërit të i herëshëm deklarin Prof. Neritan Ceka 1/a.

Nga anë tjetër, atje ku Mati dhe Mirdita duket se ndajnë kufitë e tyre gjeografik gjendet Arbasi, një fshat i vogël. Në fakt e përkufizuar kështu është vështir të flitet për kufi gjeografik të të dy trevave pasi këto dy treva nuk kanë kufinjtë vërtetë. Në jug të Mirditës është lumi i Matit por matan tij janë fshatra të tëra të Mirditës. Këto kufi nuk ndahen kollai as në epoka e në histori.

Dhimitër Shuteriqi thekon mes të tjerash se…”Një gjë që të tjerët e kanë thënë është se duke devijuar pak nga Mirdita, duke zbritur më në jug, në Mat, Gjon Kastëriotin këtu e kemi pasur – në viset tuaja në Mat-Mirditë merr këtu edhe Lezhën pastaj. Këtu është epiqendra e shtetit të parë të shqiptar dhe më vonë e atij shteti të madhe të Gjergj Kastëriotit….

Kastriotatr që u bënë kaq të famëshëm epiqendrën e tyre e kanë këtu. Nuk ndahet Mati nga Mirdita, as Mirdita nga Mati nuk ndahen. Do ti keni të shkruajtura këto këtu tek unë…që do tua jap” Pati deklaruar në një intervistë të tij shkencëtari Dhimitër Shuteriqi.  Në këtë rajon të Shqipëris së Veriut që së herëshmi ishte i tëri katolik pra në Mirditë-Mat, ku në lashtësi kishte qenë atdheu i Pirustëve, e prej nga ku kishte nisur e lulëzuar një kulturë më vete e cila sot ka hyrë në kujtesën e studiuesve e arkeologëve si “Kultura e Matit”, një kulturë e mirfilltë shqiptare pa ndikime të kulturave të tjera qofte kjo romake a bizantine ku gjenden gjetje unikale e të papërsëritëshme si “Mbishkrimi epigrafik i Gëziqit në Mirditë, i prekrenares së famëshme ilire të Përlatit, e i dhjetra e dhjetra  gjetje të tjera e ku do të ruhej dhe arshivohej për më vonë thesare kombëtare.

Këto treva që i dhanë forcë ashtës së shqiptarizmës e prej nga ku nisin ngjarje të mëdha kombëtare e nga ku që së herëshmi zgjohet fuqishëm një vetëdije dhe ndërgjegje shqiptarizme në mënyrë të pandërprer tërheqin vemendjen e albanologëve e studiuesve, eksploratorëve e politoikanëve të cilët rendin të thone e dekomentojnë për këto treva.

Po le të kthehemi atje tëk Albanopulis ky qytet që mëshef një histori të madhe.

Në vitin 1644 Mark Skura e përmend Arbasin këtë fshat të vogël në Matit duke e dekomentuar atë si një vend popullim të vjetër (1). Lind një pyetje Ç’lidhje ka ku fshat i strukur e i rrudhur tash në 1644 kur Mark Skura viziton dioçezat e Shqipëris së mesme dhe të Veriut me qytetin e vjetër Albani (Albanopulis) që e përmend dhe e zë në gojë Brofen apo për të cilin nuk mungojnë të shkruajn priftërinjtë katolik në fillimet e shekullit të XIII, apo për të cilin nuk mungon të shkruaj Tiberon e për të cilin deklaron se është një nga katër qytetet kryesore të Arbërit, që ai i sheh si më të medhenjt, e më të lulëzuarit reth 1300. Natyrëshëm pyetjet e shtruara mbesin të vertetohen por gjithësesi logjika të qon atje thellë ndër male ku gjendet dhe boshti i Arbërit të herëshëm dhe ku gjenden dhe trevat e Mirditës dhe të Matit.

Një ngjarje tjetër e madhe që zë filë ndër këto anë është Formula e pagëzimit.

Pal Engjelli jetoi në 1417-1470 dhe njihet si njëri ndër bashkëpunëtorët   e afetrt të Gjergj Kastëriotit. Është njëri ndër prelatët e madhenj të kishës katolike shqiptare. Arqipeshkëv i Durrësit i cili gjatë një vizite baritore në Mat (Emathia), vuri re çrregullime të mëdha në punët dhe në veprimtarinë fetare.  Me këtë rast, më 8 nëntor të vitit l462 nënshkruan në kishën e Dukagjinit të Mat Formulën ë Pagëzimit, që më vonë do të rezultojë si dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar. Un të pagësonj pr’emnit Atit e t’Birit e t’shpertit Shenjt. Ky prelat i kishës katolike në atë periudhë kishte nën juridiksionin e vet edhe famullitë e Matit dhe dioezat e kësaj krahine. Njoftimin e parë për këtë dekoment e bën studiuesi dhe historiani rumun Nikolla Jorga, i cili e botoi më l915. Duke ndriçuar e duke hedhur vështrimin tej shekujsh në gjuhën e dekomentuat dhe në kulturën tonë kombëtare.

Jemi në një kohë tepër të vështir. Turqit i sulen shqipërisë  në të gjitha anët

Argjipeshkvia e Durrësit u zhvendos në thellësi, në Lis të Matit, ku ishte dioqeza për të zhvilluar prej andej një aktivitet të fuqishën e të rëndësishem kishtar e atëdhetar. Këtu Argjipeshkvi Pal Engjelli duhet ta ketë shkruar formulën e pagëzimit pikërisht pse për arsye nga më të ndryshmet, së pari prej presionesh dhe përndjekjesh kishte nisur një laramanizim i imët. Në fakt siç pohon studiuesi gjerman Stadtmyller, Shqipëria e Veriut ishte e tëra katolike megjithatë mungesa e shërbëtorëve të krishtit kishte filluar të ndeihej.  

Akoma më tej vetëdija dhe shqiptarizma, vazhdonte të mbruhej thellë maleve të Mat-Mirditës. Atje në Gurin e Bardhë të Matit lind Pjetër Burdi ku burrë Fisnik i maleve tonë emri i të cilit i kapërcen kufitë e këtyre dy trevave dhe zë vend në altarin e vetëdijes dhe kulturës sonë kombëtare. Ky fshat i strukur atje në zonën e Bazit i jep kësaj treve një emër të madh, jo rastësisht, por prej kësaj zone kishin rrjedhur familje të moçme. Vetëm pak më në perendim, në kufi me to, dikur ishte gjendur familja e madhe princërore e Skurajve, prej të cilës kemi një histori më vehte. Më vonë Malçit ashtu si në Zadrimë Bardhajt. Apo siç kishin bërë epokë në Mirditë e Blinishtët Dukagjinët.

Asnjëherë hipotezat historike nuk mund të merren apriori si qindpërqind të vërteta por një gjë është e pa mohueshme. Përderisa në nuk njohim deri me sot një dekoment tjetër me të vjetër se formulën e pagëzimit në shqip atëhetre Lisi i Matit hyn në historinnë e vendit tonë si atëdheu i të parit shkrim shqip.

 Gjithësesi orientimi i shqiptarëve ishte drejt perendimit.  

 Si shohim nga dekomentat historike, nga Piu II, përpjekjet qenë të gjalla e do të mbërrijshin, simbas shqetësimit të tij, te shpallja e Gjergj Kastriotit mbret i Shqipnisë, e te vumja e kësulës së kardinalit Argjipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit, i familjes të njohun e fisnike të Engjëllorëve, me prejardhje nga Drishti, autorit të atyne Constitutiones në të cilat N. Jorga do të gjindte Formulën e pagëzimit që deri më sot njihet si dokumenti i parë i gjuhës shqipe.

Vetë Papati e shpall Gjergj Kastrioti « Athleta Christi », për të cilin dijetari gjerman Franz Babinger do të shkruente: « Por krishtenimi te Skanderbegu pati nji fatos të rí i cili mori mbi vete rolin që luejti Janos Hunyadi dhe për 18 vjet të tjerë dijti ta mbante lart shkëlqyeshëm » fill pas vdekjes së tij do të vinte nji pushtimit të shpejtë i Italisë. Synimi i Muratit II e më vonë i të birit të Mehmetit II. Prej 1444 deri me 1478 qenë 34 vjet lufte të pabarabartë dhe heroike të Arbënorëve ishte jo vetëm Shqipëria por edhe Italia. 

Prej Nikollës V deri te Pali II, e ndihmuen Skanderbegun me shuma të mëdha që përbaheshin prej « mija duketësh ari nga thesari papnor ». Po ashtu thekson se « është e sigurtë që shumat që i dhanë ishin në çdo rasë mâ të mëdha se ato të çfarëdo shteti tjetër të veçantë. Këtyne u duhen shtue edhe shumat e mbledhuna prej përfaqësuesve të Papës për kryqzatat e Skanderbegut, duke qenë Shqipnia kryeura e mbramë katolike romake në Ballkan dhe se papët po banin gjithçka ishte në dorën e tyne për të ruajtur pavarsinë. Kalisti III, në nji letër të veten, pranon se Skanderbegu bani më shumë për fenë se sa të gjithë princat e tjerë katolikë.

Nikolla V (1447-1455) pas rëmjes së Konstantinopolit, që e quan «nji ndër fatkeqësitë më të mëdhë për krejt krishtenimin. Lajmi i frigshëm i pushtimit të “Romës së ré” nga ana e Turqve ngjalli kudo mnerë e topitje. N’ ato ditë Enea Silvio Piccolomini njëri ndër humanistët më të shtrenjtë, ende pa u bërë papë , icili më vonë është cilësuar si Papa Piu i II, i pat shkrue papës prej Vjene: “Dora po më dridhet ndërsa po shkruej; zemërimi ma ndalon që të heshti dhe dhimba nuk më len të flas. I ngrati kërcuni krishtenim!” ».

Shqiptarët ndesheshin dhëmb për dhëmb me turqit duke u bërë barrjerë  ndërsa gjendja e përgjithshme në atë kohë ishte e përshkueme prej njifarë apatie. Të vetmit që shfaqën njifarë kujdesi qenë papët, por edhe kërkesat e tyne për financimin e nji fushate antiturke, që patjetër lypte shuma të konsiderueshme, hasën në nji Europë të krishtenë të kapërthyeme ndër probleme nacionale. Fryma nacionaliste kishte marrë epërsí kundrejt ndjenjës së solidaritetit të krishtenë, i cili do të merrte tiparet e nji ndihme efektive ushtarake për popujt e krishtenë të gadishullit Ballkanik, që po kërcënoheshin prej turrit të urdive barbare turke. Dhe përgjegja e Kalistit III qe: « Nuk i lypim këto pare për me i shtî në dorë për dobí tonën, për me i ndr? në arkët tona të hekurta, për me i rrezikue tue luejtë me to ose për me i shkapërderdhë me festa, por për me i përdorë për mprojtjen e fesë ».

Barbaria turke rendte qyteteve të shqipërisë shkatërronte  qytetërimin dhe kulturën e vjetër ndërsa malesh hartoheshion planet e luftrave. Atje në Lisin e largët ipeshkëvi Pal Engjëlli do të porosiste e bekonte në Shqip fëmijët. Po, po  në shqip. Qytetet shqiptare përjetojnë shkatërrimin barbar dhe fshirjen nga faqja e dheyt të qyteteve të lashta e të vjetra, të historis dhe kulturës shqiptar.

Gjithësesi kështu humbën dhe qurmët e njërit ndër katër qytetet më të mëdha të Arbërit që aq shumë e gjejmë të dekomentuar.

Le të kthehemi në një vështrim të dekomentave tona historike dhe verisoneve tashmë të publikuara për të kërkuar rrënjët e qytetit të vjetër dhe ndër më të mëdhenjt e Principatës së Arbërit Albanopulis. Aleks Buda pohon se së herëshmi Kruja ishte Albanoi e se atje e kishte edhe epiqendrën principata e Arbërit. Por në fakt emrin Krujë e gjejmë të dekomentuar që heret në 789 ndërsa kur flitet për arbërit asnjëher nuk përdoret ky emër. Le që pse do të përdorej Albanoi (Albani) në vend të Krujës. Po ashtu u hodh ideja se Zgërdheshi ishte Albanopulus. Për shumë kohë Albanopulus thirrej Kruja nëpër dekomenta. Krejt ndryshe vijnë hartat e Ptolomeut të cilat e vendosain qëndren e Arbërit diku në mes të Lezhës dhe Krujës larg detit pra epiqendra e Arbërit mos duhet kërkuar diku tjetër.

Dekomenti epigrafik i Gëziqit dhe më vonë studimet e Ipenit (2), Shuteriqit (3), Zamputit (4), K Zhegut (5) etj. vinë në të mirë të mendimit se së paku përkohesisht epiqendra e kësaj principate është në Ndërfanë. Atëhere ku gjendet ky qytet i emërtuar latinisht Albanopulis pasi po të ishte shqip di të ishte Arbanopulis.

Ky emër Albanë ose Arbër u përgjithësua dhe u shtri në të gjitha ato treva, ku në mesjetën e herëshme banonte popullsia e vjetër autoktone ilire, kryesisht midis Drinit e Shkumbinit pra Mati dhe Mirdita janë më shumë se brenda.(6)

Arbërit do të banojnë trojet e tyre, do të ndërtojnë kështjellat e tyre, do të ngrenë principatën e tyre feudale me energji të reja e me dimensione të reja. Do të vazhdojnë luftrat për ruajtjen e teritoreve të tyre, të kulturës së tyre e të identitetit. Për herë të parë në principatën e Arbërve gjejmë të përdoret fjala KOMB gdhendur mjeshtrisht në monomentet e tyre epigrafik të gjetur në Ndërfanë (7). Arbërit kanë njësuar identitetin e tyre si një komb i lirë e i pavarur. Kjo biles pohon studiuesi ynë i mirënjohur Moikom Zeqo është dëshmia më e herëshme për nocionin Komb gdhendur në latinisht në Mibishkrimin epigrafik (Diknea Nation) (Kombit të denjë) dhe dëshifruar nga studiuesi I. Zamputi.(8) 

Dihet tashmë se në mesjetës Mati ishte e përfshirë në formacionet arbëreshe që në krijimin e tyre, madje jo vetëm kaq, por ajo ka qenë qendër e rëndësishme e asaj principate. Në të mirë të këtij mendimi vinë edhe disa dekomenta historike. Kështu duke gjurmuar mbi principatën e Arbërit gjejmë se Hekateu emër Arbër e shënon pesë shekuj para krishtit si emër fisi afër detit Adriatik. Po ashtu si emër fisi në verilindje të Durrësit e shënon edhe Ptolemeu (9) Një dekoment tjetër për krahinën e Arbërit është dhe peshkopata që u njoh me emërin e saj. Kjo peshkopatë, me sa na kanë lënë të shkruar Marin Bizzi Arqipeshkëv i Tivarit, më 1610 (10) e Shtjefën Gaspri, vizitor i Dioçezave shqiptare ne 1671, merrte krahinën e Arbërit e u shtrinte nga malet e Dukagjinit e mërrinte deri në Kosovë. (11) Është tepër e rëndësishme fakti që peshkopata e Arbërit dhe ajo e Krujës kanë qënë peshkopata më vete.” Mirpo tash vonë është vertetue mirë se dy peshkopatat kanë qënë më vehte e se gjithmonë kanë pasur katedrale të veçanta (12)                                                                                    

Në kohët e para si katedrale të Peshkopatës së Arbërit gjejmë Shën Mërinë në Kështjellë që eshtë në verilindje të Mahmurrazit (13) Mbasi u prish kjo kishë u ba Shna Premtja që gjendet më në Veri (14) Ndoshta në Ndërfanë. 

Klaud Ptolomeu shënon si kryeqendër Albanopolin. Qytet të cilin nuk mungojnë hartografet që e shënojnë në krahun e djathtë të lumit Mat nga Veriu i Arbërit (15) Milan Shyflay duke pretenduar se peshkopata e Arberit dhe ajo e Krujës janë një, Albanopulin e kërkon në Krujë (Serbërt dhe Shqiptarët) Përkundër tij Isambert, Hecquard, Gibert. A. Baldacci e kërkojnë në Elbasan ose në ndonjë vend tjetër. Të dyia këto mendime kanë rënë tashmë poshtë; sikurse është vërtetuar se peshkopata e Arbërit s’ka qënë një me atë të Krujës, ashtu është vërtetuar tashmë se aty ku është themeluar Elbasani ka qënë Skampa e jo Albanopuli. Po ashtu emrin Krujë i cili është një emër i mirëfilltë shqiptar e gjejmë në dekomenta që heret në vitin 789 e kështu nuk kishte nevoji të përdorej emri Albanopoles në vend të emërit Krujë.

Le të kthehemi sërish tek hartat e Ptolemeut, pse ai është i përi që e përdor këtë emër. Në hartën e Kodeksavet të vjetër të kësaj gjeografie, që mbahen si më të besueshmet si ai i Vatopedit të Malit të Shenjtë e i Urbinit Nr 82, Albanopulin e gjejmë të shënuar në verilindje të Arbërit në bregun e djathtë të Lumit Mat ku ishte dhe Shën Mëria, Kishë Katedrale e peshkopatës së Arbërit (16) Ndoshta të gjitha këto vijnë në mbështetje të mendimit se kjo katedrale gjendej diku poshtë Blinishtit në Ndërfanë mendim i cili përforcohet edhe nga gjetja atje e mbishkrimit epigrafik dhe e stemës së arbërit vendosur në porten e kishes së Shna Premtes apo me vonë Shën Mërisë siç e gjejmë të dekomentuar edhe nga Klaid Prolomeu apo të tjerë hartografë. Eshtë e rëndësishëm fakti se edhe familja princërore e kishte disa prej pinjojve të saj drejtues të principatës së madhe të Arbërit e cila në kohën e vet pati një rol tepër të rëndësishem në historinë tonë. 

Teza e mësipërme fillon të dimensionohet e saktësohet gjithnjë e më tepër. Atëherë ku gjendet ky qytet i Vjetër i cili ishte njëri ndër katër qytetet më të medhaja të kësaj principate pasi gjithnjë e më tepër nëpër harta e dekomenta së herëshmi Mirdita qyhej herë Ndërfanë e herë Dukagjin.

Një gjë eshte e pa kundërshtueshme atje gjendej një qendër e madhe me një veprimtari dhe histori që fshihet thellë nën pluhurin e pa germuar dhe arkivat e pastudiuara mirë. Nuk mund të ndodhë rastësisht që atje të shkruhet e para formulë e pagëzimit shqip apo atje të shvendoset një Kryeipeshkëv siç ishte Pal Engjëlli. Nuk mund të gjenet rastësisht diku një ipeshkëvi siq ishte ajo e Lisit e aq më tepër rezidencat ipeshkëvnore. Nuk mund të jetë aq i dekomentuar rastësisht një vendbanim i çfarëdoshëm.

Megjithatë atje në Matit gjendej një qytet a qytez jo e zakontë, atje lindin evenimente të mëdha të historisë sonë kombëtare që fatekeqësisht janë lënë ose vazhdojnë të lihen disi në harresë nga studiuesit vendës por krejt ndryshe ndodh me studiuesit e huaj. Ka ardhur koha që të kërkohet që edhe atje të gërmohet e zbulohet e fshehta e një periudhe të kaluar që në fakt është një periudhë e lavdishme. 

Rrënjët dhe gjurmët e këtij qyteti pra janë këtu midis këtyre luginave ku gjendet dhe boshti I Arbërit sic pohon Neritan Ceka.

Literatura e shfrytëzuar

1/a Gjon Marku, Mirdita intervista III, Tiranë 2004,fq 68.

Relacion i Mark Skurës drejtuar Kongregacionit të Propogandës Fide, Mbi vizitën e kryer në dioqezat  e Shqipëris  së Mesme, fq. 205
Teudor Ippen, “Alte Kircen Und kircenzuinen in Albanien”, Vviin 1901.
Dhimitër Shuteriqi, “Një mbishkrim i Arbërit…” Studime Historike, Nr 3. Tiranë 1967,
Injac Zamputi, “Rindërtim i mbishkrimit të Arbërit dhe mundësi të reja të leximit të tij”, Iliria Nr 2, 1984. 
Koço Zhegu, “Gurët e mbishkruar të kishës së Ndërfanës (Gëziq –Mirditë)”, Iliria Nr 2, 1984. 
Gjon Marku, Ndërfana, Rrëshen 2001, fq10
Gjon Marku, Ndërfana, Rrëshen 2001, fq15
Gjon Marku, Mirdita intervista I, Rrëshen 2002, fq 57-74
Osman Myderrizi, Emni i Shqipënisë në kohën e mesme, 1943. fq, 23.
Zani i Sh. Ndnanout 1919, fq, 118.
Hylli i Dritës, Botim i posaqëm, Emni i Shqipënisë në kohën e mesme, 1943. fq, 23.
Po aty.
Giuseppe Praga, il Vescovato albanese nel.sec XVI (Revista d’Albania, 145, nrII, vjeti VIII.
Hylli i Dritës Nr 10, fq 531, viti i VIII.
Roberto Almagia, “Le piu antiche rappresentazioni cartografiche della regione Albanese”. –Baron Franz Nopcsa, “Zur Geschichte der oksidentalen Kartographie nord- Alnaniens” (Edicione i Geologica Hungarikca. Budapest)
Hylli i Dritës Nr 10, fq 531, viti i VIII

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat