Datat e nëntorëve fillojnë me Gjergj Kastriotin - Skënderbeun

Kultura

Datat e nëntorëve fillojnë me Gjergj Kastriotin - Skënderbeun

Nga: Valdet Hysenaj Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 09:12
Foto nga manifestimi

Ditën e diel, me 18.11.2018, në Teatrin “Istref Begolli”në Pejë, para artdashësve dhe veprimatrëve të shumtë kulturor e politikë, që nga Shkodra, Tuzi, Tirana, Mitrovica, Prishtina, Skënderajt, Prizreni, Elbasani, Dibra, Shkupi etj., është mbajtur: Manifestim kulturur mbarëshqiptar për nder të Festave të Nëntorit me pjesëmarrje të personaliteteve të shquara anekënd Trojeve Etnike, organizuar nga Trupa Teatrore “Aleksandër Moisiu”, AFA “Rugova”, Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, Shkodër, ShV Kosovë - Mali i Zi “ Martin Camaj”, Pejë – Tuz.

Kwsaj ngjarjeje i shtoi madhwshtinw Lulzim Jashari, i shoqwruar nga Himni kombëtar e më pas Vallja e Shpatave nga AFA “Rugova”, (Florim Nikqi dhe Fatos Selmanaj) shënuan nismën e kësaj ngjarjeje. 

Fillimisht me një minutë heshtje u nderuan të gjitha figurat kombëtare, të cilët me shpatë, pushkë e penë luftuan për Atdhenë.  

Përpjekjet e popullit shqiptar në viset e tyre etnike për liri e pavarësi datojnë shumë shekuj më herët. Historia jonë është e mbushur me shumë ngjarje e data që nuk duhet të harrohen, me shumë ngjarje e data të bujshme për liri e pavarësi,  por, mbi të gjitha sikur dallohen datat e nëntorëve, që fillojnë me Gjergj Kastriotin dhe që na bashkuan sot, pra:

Viti i Gjergj Kastriotit; 110 vjetori i Kongresit të Manastirit dhe Nderimi për mësimdhënësit e vitetve të 90 – ta, tha ndër të tjera moderatori Valdet Hysenaj.

Një vështrim për vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut u prezantua nga  z. Frashër Rracaj.

Për rrugëtimin, sfidat dhe hendeqet nëpër të cilat kaloi arsimi ynë në vitet 90-të foli kryetari i SBASH-kut z. Rrahman Jasharaj.

Djaloshi i vogël dhe i talentuar Drin Blakaj, me zërin e tij të ëmbël, para të pranishmëve u paraqit me një pikë muzikore.

Përfaqësuesi i Shoqatës “Dukagjini” nga Shkodra, z. Ndue Shanaj, për mësuesin Shaban (Murat) Jashari, ndau titullit “Mehmet Shpendi” të cilin e pranoi z. Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari.

këngëtari Ismet Dema si gjithherë në funksion të ruajtjes, përcjelljes, kultivimit dhe prezantimit të vlerave të mirëfillta kulturore u paraqit me një pikë muzikore folklorike.

Pika muzikore folklorike e përcjellë me çifteli, u ekzekutua dhe interpretua nga artisti i mirënjohur shkodran Xhon Kosteri.

Për të nderuar kontributin shumëdimensional të individëve të caktuar, Organizatorët ndanë dhjetëra MIRËNJOHJE

Manifestimi u përbyll me këngën: Ani moj Shqipni mos thuaj mbarova, në interpretim të këngëtarëve  Ismet Demaj dhe Besim Zabelaj

 Organizimet e këtilla, në të ardhmen  duhet të na shërbejnë si bazë, për t’u bërë bashkë, që të jetësojmë idealin dhe Amanetet e të gjithë atyre që për atdheun luftuan me shpatë, pushkë e penë, përfundoi Hysenaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat