7 netët e kinemasë evropiane në qytetin e Kuçovës

Kultura

7 netët e kinemasë evropiane në qytetin e Kuçovës

Nga: Albert Zholi Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 11:34

Pas javës së filmit Italian dhe pesë ditëve të filmit Spanjoll, në qytetin eKuçovës, me një histori 100 vjeçare, të naftës dhe gazit do të organizohet në kinemanë që mban emrin e aktorit tone të madh “Kadri Roshi” aktiviteti kinematografik “7 Netët e Kinemasë Evropiane”. Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Production Cinemania, Bashkia Kuçovë, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të saj z.Selfo Kapllani, në vitin e Skënderbeut si dhe në prag të festës së pavarësisë dhe çlirimit të vendit organizojnë këtë aktivitet të bukur Kinematografik. Norvegjia, Anglia, Gjermania, Franca, Spanja, Italia, Shqipëria, nga datat 23 - 29 Nëntor 2018, nisin rrugëtimin e tyre, me filmat e fundit në "7 Netët e Kinemasë Evropiane". Qyteti Kuçovës, për 7 netë do të jetë kryeqendra e filmit Evropian.

Nën mikrofonin e Prezantueses së njohur Silvana Braçe, emra të njohur të skenës dhe ekranit do të shkelin tapetin e kuq të kinemasë. Në këtë festë të bukur të kinemasë Evropiane do të promovohet dhe Filmi i ri shqiptar me regji të Bujar Alimanit “Delegacioni” i cili triumfoi në Festivalin Ndërkombëtar të Varshavës në Poloni dhe u shpall si prodhimi më i mirë kinematografik i edicionit të 34-të. Magjia e ekranit të madh i cili mbetet i pazvendësueshëm në historin e kinematografisë, padyshim edhe kësaj radhe do të risjellë me projeksionet e fundit, vlerat më të mira të kinemasë Evropiane, familjes sonë të madhe. Qyteti i Kuçovës që mban thellë gjurmët e kohës, do dij ta përcjellë bukur dhe plot emocion këtë eveniment të rëndësishëm Kinemamatografik. Producenti i aktivitetit Skënder Jaçe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat