Festivali i fotografisë në Preshevë

Kultura

Festivali i fotografisë në Preshevë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 08:03
Festivali i fotografisë në Preshevë

Sonte në Preshevë mbahet edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të fotografisë artistike “PreFoto”.

Aty do të ketë mysafirë nga Gjermania, Lituania, Turqia, Shqipëria, Serbia, Kosova, Maqedonia. Ndërkohë, për tetë vite, në këtë konkurs kanë aplikuar afër 2000 fotograf nga e gjithë bota.

Para hapjes së ekspozitës organizohet tryezë diskutimi me temë "Kultura si emancipim shoqëror", në Bibliotekën "Mehmet Jusufi" në Preshevë, duke filluar nga ora 16:00.

Përmes kësaj tryeze, ”PreFoto” synon t’i promovojë paradigmat e reja që vlerësojnë kreativitetin e secilit dhe diversitetet kulturore, në shërbim të zhvillimit dhe emancipimit shoqëror, si përplotësim të aktiviteteve dhe politikave kulturore institucionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat