Ruleti

Kultura

Ruleti

Nga: Agim Vuniqi Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 08:38
Agim Vuniqi

Kaloi edhe një natë ndrydhëse pa gjum,

shkëlqim vezullues pa përmbajtje

Fytyra të zbehura, humbëse

Kohë e kaluar pa përmbajtje

 

As nata nuk i zinte vendin ditës

... as nata-ditës

... as ditë, as natë

... as natë, as ditë

ndriqim humbës-artificial

 

Njerëz të humbur, jetë pa kuptim

egoja fiton, jeta humb në kuptim,

shiqim i ngulitur në dollarë

provonie fatin, për t’u mos rikthyer aty ku ishe më parë

Humbje parash, përballje me jetën

 

kuq, zi, si flamuri

dy fusha që përcakojnë fatin

të ndihesh si fitues, apo të jesh humbës i papërmbajtur

zeroja kapitulim

njerëzit ecin mbi teh të shpatës

është epshi që të sfidon

Egoja më e fuqishme se mendja

i kujt ishte ky zbulim

 

Kurpie lëvizë dorën

sfera hedhet me rrëmbim

lëvizje qarkore, sy të zgurdulluar

shpresa të thyera, zbrazëti shpirtërore,

 

Dhe kur bie paravani mbi parmakët e syve

kur humben dollarët, nuk ka më ndriqim

kthim në fillim

po fëmijt çfarë faji kanë

që i le pa ushqim,

nuk të ndihmon kush jo

faji nuk është jetim

fatura është dënim,

 

Bota është mbuluar në marrëzi

eksploatimi sjell dobi

njeriut i ka humbur drejtimi

aty nuk është shpëtimi

 

Kthjellu o njeri

mos kërko fat aty

jeta është e shkurtër, 

nuk është përjetësi.

(Përmes kësaj poezie mbështes inciativën e kryeministrit Rama për të ndalur me ligj lojërat e fatit, duke shpresuar që edhe qeveria e Kosovës të ndërmarrë një hap të tillë konkret, për  të mirën e qytetarëve)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat