Pse...

Kultura

Pse...

Nga: Agron Zeqiraj Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Pse shuhën yjet

Dritë pse s'ka njerëzimi,

Kush i prek ëndrrat tona 

Ku fshihet pikëllimi?

Pa ëndrrat jeta ësht vaj 

Rënie që kurr s'mbaron, 

Pse kemi kaq shumë faj 

Mëkat që zemrën pushton.

Pse hidhërohemi me yjet 

Kur na shikojnë me mëri, 

Dhe zemrat mbushen thinja

E kënga bie në tradhëti...

Të hidhëruar ndjellim zogjtë

Që kurrë nuk mërziten nga drita, 

Pse shpirti jonë vetëm heshtë

Kur yjet gjakohen nëpër prita?.

Ah, sa e largët kjo përrallë 

Vjen e na godet me hidhërim, 

Pse e mashtron dashurinë 

O njeri i gjakut tim?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat