Monografi për një korife elitar të arsimit tonë kombëtar

Kultura

Monografi për një korife elitar të arsimit tonë kombëtar

Nga: Mehmet Halimi Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 19:00
Mehmet Halimi

Më 31 tetor 2018, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” u bë përurimi i veprës monografike të koautorëve  Hamza Halabaku –Mujë S.Berisha me titull: “TAHIR Z. BERISHA, NJË JETË NË MISION TË DIJES DHE TË IDEALEVE KOMBËTARE”,Shtëpia botuese FAIK KONICA,Prishtinë,tetor 2018,725 faqe.

Vështrimin tim si redaktor i kësaj monografie e fillova me moton nga vargjet e poetit tonë Llazar Siliqit,sepse Tahir Z.Berisha si edukator i brezave, një jetë ia kushtoi arsimit shqip.                      

Unë ndjeva një kënaqësi dhe nderim të veçantë kolegial e intelektual,shoqëror e njerëzor,

kur dy autorët  e nderuar,Hamza Halabaku dhe Mujë Berisha më propozuan dhe m’ u lutën që unë të jem redaktor i veprës së tyre monografike me titull: “NJË JETË NË MISION TË DIJES

DHE TË IDEALEVE KOMBËTARE”,për faktin se Profesor Tahir Z.Berishën e kisha pasur profesor,shok e mik besnik,fqinj të respektuar dhe bashkëpunëtor e  “vek për yrrnek” si edukator

arsimor i vyer e i rryer i arsimit kombëtar ,nga njëra anë,por më kaploi një drithërimë e sëmbim zemre e dilemë e ndërgjegjësisë dhe përgjegjësisë sesa do të arrijë ta ndriçojë e vlerësojë veprën në fjalë,që është shkruar e hartuar për këtë kolos të kulturës e misionar të arsimit kombëtar,nga ana tjetër.

Mirëpo,unë këtu,në këtë rast e çast,nuk do të flas drejtpërdrejt e kryesisht për protogonist-

in e veprës në fjalë,për Prof.Tahir Z.Berishën. Për Të,kanë folur e shkruar dy autorët e monogr-

afisë në fjalë,por unë do të përpiqem me të gjitha aftësitë e mia mendore e përvojën time intelek-

tuale ta studioj e analizoj,ta çmoj e vlerësoj punën titanike,djersën e mundin e pakurs-

yer të koautorëve të monografisë në fjalë sesa ata ia kanë arritur qëllimit ta nriçojnë e ta çmojnë

dhe t’ ia shpjegojnë publikut lexues punën gjigandeske të këtij kolosi e misionari të arsimit tonë

kombëtar.E pra,rrjedhimisht e normalisht,merret vesh,se duke folur për vlerat e veprës në fjalë,

flitet e zihet ngoje,  nis e sos ,e vijimisht  personazhi kryesor,i cili është strumbullari dhe epiqe-

ndra e veprës – Prof.Tahir Z.Berisha.

Duke i çmuar e nderuar koautorët e kësaj monografie sa vëllimore,po aq cilësore,sa të rëndë-

sishme e të pëlqyeshme, po aq të mirëpritur, jo vetëm si shokë e miq serioz e dinjitoz, por edhe si shkrimtarë e poetë, si mjeshtër të përkryer të pendës e të përdorimit të fjalës,si intelektualë të rryer e të vyer të shkrimit shqip,më mbante   besa e më ushqente shpresa dhe bindja e plotë se lënda e mirë ka rënë në duar të mjeshtërve të mirë e të sigurtë.Ndaj me kureshtje të madhe e me

interesim të veçantë,me padurim,me vullnet e me gëzim të madh i hyra leximit të dorëshkrimit

të monografisë në fjalë me shënime,sepse ai që lexon me shënime lexon dy herë.Vepër kjo,e cila

i kushtohet një personaliteti  me përmasa universale e shumëdimensionale,i cili me punën e tij kolosale la gjurmë të dalluara e të dokumentuara në historinë e arsimit e të kulturës sonë ko-

mbëtare. Punë me të cilën krenohet e mburret mbarë kombi shqiptar.Sepse ai ,jetoi e veproi,

punoi e krijoi vlera të arsimit tonë kombëtar,e madje edhe vetë u bë vlerë e rëndësishme komb-

ëtare, e vlera është gjithçka,e jo lavdia.Prandaj, Ju përgëzoj se edhe ju si bashkautorë duhet të mburreni e krenoheni që keni shkruar e shestuar,keni trajtuar e analizuar dhe keni ndriçuar gjithanshëm në hollësi e detaje,duke mos lënë asnjë segment të jetës së Prof.Tahir Z.Berishës pa qitë në dritë e pa vënë në spikamë gjithë veprimtarinë e tij arsimore e publicistiko-shkencore të një personaliteti me namë e famë,që ia la nderin popullit e atdheut të vet.Ai ashtu siç erdhi i pastër në këtë jetë,ashtu i pastër e me nderë shkoi nga kjo jetë,duke lënë si një meteor shkëlqi-

min e ndritshëm prapa.Sepse ai na la veprat e korpusin e katër vëllimeve enciklopedike “EMRA

QË NUK HARROHEN”,që kapin me mijëra faqe e lëndë të pasur nga fusha të ndryshme të

arsimit e të dijes,që do t’ u shërbejnë brezave në vijim.

Duke lexuar veprën në fjalë, m’u duk sikur hyra nga një deriçkë,por sapo hyra në brendinë

e saj m’u shpërfaq një horizont i gjerë e i pafund, me një mal të dhënash, faktesh e argunentesh,

ngjarje e ndodhi,vepra e aksione,një thellësi oqeanike e një freski moralo-didaktike dhe etiko-este

tike,sikur më stolisën e më pajisën me njohuri e dituri më të pasura,më të gjera e më të thella për punën e madhe e të nduarnduart edukativo-arsimore e publuicistiko-shkencore të ktëij burri

të madh të kombit shqiptar,siç ishte Prof.Tahir Z.Berisha.Ndaj kur e shfletova dhe e lexova dhe e analizova në universin tim mendor,u binda se as besa e shpresa nuk më zhgënjeu,as syri e as mendja nuk më gënjeu..Sepse veprën në fjalë e lexova me një frymë,me gëzim e durim e interes-

im të madh,me ëndje e kënaqësi,e nuk mund ta lëshoja nga dora as ta heq nga mendja derisa i dola në fund. Gjatë leximit ndjeva një freskim e pasurim me vlera artistike e historike,shpirtë-

rore e njerëzore. Dhe me këtë rast e çast vërejta seriozitetin saktësinë e maturinë e bashkautorëve,qasjen e tyre të kujdesshme,gjuhën e pastër të gurrës popullore të letrarizuar

e fjalët të përdorura me vend  e me kripë,e kripa me karar,sepse “fjala është dukat,kur ajo thu-

het me gratë”(fj.urt.pop.),stilin e rrjedhshëm e mbarështrimin e lëndës arsyeshëm e logjikshëm.

Autorët pra,padyshim shihet se kanë bërë një “lavër” të mirë e të thellë,sipas vendit e rendit,

duke mos lënë “lavrën laknuer” siç thotë bujku i mirë,e duke mos anashkaluar e duke mos ha-

rruar asnjë detaj sado të vogël të veprimtarisë së pasur e të ngjeshur,të gjerë e të thellë të pro-

togonistit të tyre,që ishte si strumbullar i veprës në fjalë,në fushën e arsimit tonë kombëtar të Prof. Tahir Z.Berishës.

Të gjitha këto kishin mbështetje dhe parim moralo-intelektual dhe duke qenë të udhëhequr

e të prirur nga respekti e kultivimi i ndërgjegjës e përgjegjësisë së lartë njerëzore,autorët në pa-

rathëniene tyre me modesti theksojnë : “Ne autorët e kësaj monografie,morëm guximin,

mprehëm penën dhe angazhuam potencialet tona mendore që t’i hymë punës në shkri-

min e këtij libri monografik,duke shpresuar se po lajm një borxh për një njeri tonin në

kuptimin e gjerë të fjalës,për një intelektual mendjendritur nga fusha e arsimit dhe kul

-turës; për një atdhetar të paepur në mbrojtjen e kauzës kombëtare-për Tahir Z.Berishën”(Cit.nga parathënia,f.13).

Suksesi në realizimin e kësaj monografie të autorëve në fjalë,rezulton nga fakti se ata zgjo-

dhën një temë shestimi e trajtimi të qëlluar për një personalitet të shquar të arsimit tonë kombë

-tar – për Tahir Z.Berishën,i cili e ndoqi rrugën e veteranëve  tanë prijatarë,si të: Mehmet Gje-

Vorit,Beqir Kastratit,Shevqet Veliut,Zeqir Bajramit,Idriz Ajetit,Ramadan Jusufit e shumë veteranëve të tjerë që siç shprehet Ismail Kadare: “Kombet nuk i kapërcejnë krizat ekonomike dhe psikologjike pa përpjekjet e një elite që duhet të jetë laborator i kulturës,i përparimit dhe qytetërimit të tij”. Kësaj elite i takon edhe Prof.Tahir Z.Berisha,i cili si korife i arsimit kombëtar,i thelloi,i intensifikoi dhe i zgjeroi aksionet e metodat në fushën e arsimit shqip,duke organizuar e udhëhequr dhjetë Takime të veteranëve të arsimit në Kosovë. Temë kjo,sa fisnike e historike,po aq e etshme,e nevojshme dhe kureshtare për të njohur e mësuar misionin e shenjtë e të shtrenjtë të vepruar e të ushtruar nga misionari i arsimit tonë kombëtar,Prof.Tahir Z.Berisha,i cili punoi me zell e përkushtim për emancipimin dhe arsimimin tonë shoqëror e kombëtar.

Pikërisht,ky pishtar dhe misionar i arsimit tonë kombëtar,duke përhapur rreze drite të dijes njerëzore, sforcoi e pasuroi themelet e kështjellës arsimore,që do të shërbejë si shtyllë kurrizore e

kulturës sonë kombëtare shqiptare për të sotmen dhe të ardhmen.Në këtë mënyrë,siç vënë në pah autorët,Tahir Z.Berishës i takon merita e lëvduar si prijatar punëmbarë,i cili krijoi kushte dhe i ofroi mundësi zhvillimit mbarëkombëtar në fushën e arsimimit në gjuhën tonë të ëmbël ,të shenjtë e të  shtrenjtë shqipe,që është tapia e truallit  tonë të lashtë autokton arbëror dhe simbolizon identitetin tonë kombëtar.

Koautorët e monografisë në fjalë,Hamza Halabaku dhe Mujë Berisha,si dy projektues e arkitektë të mirë e të vyer,lëndën e tyre studimore e mbarështruan,me kujdes e dashuri,me vullnet e përkushtim,me përgjegjësi e saktësi,duke e organizuar e ndarë veprën në  15 pjesë e në 38 krerë, e të shtruar në 725 faqe tekst libror,të cilët përbëjnë shtyllën  kurrizore të veprës monografike në fjalë. Nëpër këto pjesë e nëpër këta krerë,ata me mjeshtri endin  dhe vekojnë indin lidhnor nëpërmjet ngjarjeve e ndodhive,fakteve e argumenteve gojore e shkrimore,arkivore personale e shoqërore,që përbëjnë eshtrinë skeletore të monografisë dhe natyrshëm e logjikshëm ndërtojnë e ndërlidhin ngusht formën dhe përmbajtjen si një tërësi të plotë unike të një vepre organike e biografike,arsimore e pubilicistiko-shkencore me njohuri të thella të rrjedhave jetësore të këtij misionari të shquar të arsimit tonë kombëtar.

Veprës në fjalë i paraprinë parathënia e shkurtër,por e ngjeshur,ku autorët shpalosin sy-

met e tyre : Të prirur nga dëshira e vullneti, nga synimet e qëllimet  dhe të vendosur për të  

realizuar këtë monografi në të cilën në mënyrë gjithëpërfshirëse arrihet ndriçimi i plotë dhe i

dokumentuar i jetës,i rrethanave të shkollimit dhe veprimtaria e Prof.Tahir Z.Berishës si më-

sues e profesor,si drejtor e inspektor,si kryinspektor i arsimit e shkrimtar  dhe si veprimtar e

atdhetar guximtar i flakët e i zjarrtë,duke vënë në rrezik shpesh edhe jetën që nga periudha  e

Luftës së Dytë Botërore e deri në frymëmarrjen e grahmat e fundit të jetës së tij,ai punoi e veproi për çështjen kombëtare,duke punuar e luftuar pa ndalshëm,shkoi lak e gjak me ramiqtë shovenistë shekullorë serbosllavë.

Nga sa u tha deri këtu,shihet qartë se monografia e autorëve Hamza Halabaku dhe Mujë Berisha e emërtuar me titullin kuptimplotë, sinjalizues e shpjegues,  në funksion të idealeve

kombëtare : “NJË JETË NË  MISION TË DIJES DHE TË IDEALEVE KOMBËTARE”,nuk ishte një punë as e lehtë dhe as e thjeshtë ,nuk ishte as një përmbledhje apo një regjistër faktesh e argumentesh me të cilët ndeshet dhe lufton protogonisti i tyre,Prof.Tahir Z.Berisha,por  monografia në falë është një monument artistiko-letrar e historiko-shkencor,të cilin penda  e dalta e dy koautorëve e gëdhendi dhe e latoi,e gatoi dhe mbrumoi,e renditi dhe e ngriti,e përpunoi dhe lartësoi,duke vënë në spikamë durimin dhe guximin,aftësinë dhe mjeshtërinë,trimërinë dhe diplomacinë dhe artikulimet e vlerave fisnike dhe bujare të popullit të vet më të vjetër të Ballkanit,Tahir Z. Berisha pati guxim dhe reagoi në momente të caktuara,luftoi dhe mbrojti të drejtat e popullit të vet të pambrojtur,të shtypur e të përbuzur nga shovenistët e hegjemonistët serbomëdhenj monorkofashistë e deri te satrapi e kasapi i Ballkanit – Slobodan Millosheviqi,i cili si një xhelat sadist që vret e pret e kurrë nuk ngopet me krime e gjenocid të paparë në historinë e njerëzimit, jo vetëm ndaj popullit shqiptar,por ndaj të gjthë popujve liridashës.

Autorët, Hamza Halabaku e Mujë Berisha,i kuptuan drejt e qartë synimet e qëllimet e promotorit Tahir Z. Berishës,sepse shkrimtari-shkrimtarin e artisti-artistin dhe mendimtari-mendimtarin e kuptojnë më së miri. Koautorët e kësaj monografie kanë analizuar e studiuar,kanë ndriçuar e zbërthyer në mënyrë të përkryer shpirtin arsimdashës e atdhedashës

të Tahir Z.Berishës,shpirtin guximtar të shqiptarit tradicional “shiko sojin nga ka ardhë-dardha pikë nën dardhë”,që sipas traditës e edukatës patriotike të babait Zeqë Vërbanit,çdo

shqiptar,në çdo kohë e në çdo rrezik, duhet t’i dalë zot popullit të vet e truallit atëror e stërgjyshor. Vetë Prof.Tahir Z.Berisha shpesh thoshte: “Çdo ngjarje që nuk shkruhet,nuk ruhet” apo “ajo që nuk shkruhet nuk ka ndodhur”.Në analogji me këtë,unë si dialektolog,në ekspeditat e mia dialektologjike,më rastisi të dëgjoj nga një plak i zgjuar në Karadak,i cili më tha : “Kujtesa është gjah,e shkrimi është kurth”. Ndaj shikuar nga ky kënd : ashtu siç e zë kurthi gjahun e nuk e lëshon të ikë dot,po ashtu edhe shkrimi e përjetëson kujtesën. E meqë Prof.Tahir Z.Berisha,ishte i vetëdijshëm për këtë,ai la vepra të shkruara,ditar shënimesh e dokumente,me të cilat koautorët në shenj nderimi e kujtimi,sajuan dhe hartuan një vepër madhore e monumentale që përfaqëson një kryepërmendore kushtuar Prof.Tahir Z.Berishës,ku është përmbledhur e shkrirë tërë jeta dhe veprimtaria jetësore e një vigani e kolosi dhe një korifeu të arsimit tonë kombëtar,i cili një jetë të tërë punoi e veproi në mision të dijes dhe të idealeve kombëtare.Ndaj më së miri misionin e mësuesit si misonar arsimor e ka portretizuar shkrimtari Llazar Siliqi: “Edhe kur kokën do t’ua mbulojnë thinjat; në mend do sillni një emën nderues; emnin e bukur porsi fëminija; emnin e thjeshtë,por të madh  MËSUES”.

Qoftë i përjetshë kujtimi e nderimi për Prof.Tahir Z.Berishën!

Dhe u lumtë mendja e penda autorëve Hamza Halabakut dhe Mujë S. Berishës, që na dhuruan një vepër madhore e monumentale për korifeun elitar të arsimit tonë kombëtar –Tahir Z.Berishës,të cilit i takon përjetësia në kujtesën e popullit dhe të atdheut të vet.

I nderuari zotëri redaktor,Ju lutemi nëse keni mirëkuptim dhe e shihni të arsyeshme se ky vështrim imi për veprën monografike të  koautorëve në fjalë i plotëson kushtet për botim t’i bëni vend në gazetën tuaj.Ju falënderoj për mirëkuptim e nderim të trefishtë: në radhë të parë të Prof. Tahir Z.Berishës të cilit i është kushtuar monografi, të koautorëve,të cilët e kanë shkruar monografinë në fjalë dhe për vështrimkin  tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat