‘Hasan Prishtina’ renditet në vendin 713 në data-bazën shkencore Scimango

Kultura

‘Hasan Prishtina’ renditet në vendin 713 në data-bazën shkencore Scimango

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:44
‘Hasan Prishtina’ renditet në vendin 713 në data-bazën shkencore Scimango

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke u renditur në mesin e top 800-shes së institucioneve shkencore në botë, ka dëshmuar edhe një herë se vazhdon të jetë universiteti numër një kudo që flitet shqip.

Kështu tha rektori i UP-së, Marjan Dema sot gjatë një konference për media të mbajtur në lidhje me këtë ranglistë.

Dema u shpreh se këtë sukses nuk e ka përfshirë në objektivat e veta, pasi në data-bazën Scimango deri më sot asnjë universitet apo institucion shkencor shqip nuk ishte pjesë e saj.

Dema: Për gjysmë mandate kemi arritur rezultate të suksesshme

“Të gjithë jeni informuar se për më pak se gjysma e mandatit, Universiteti i Prishtinës në platformën Webometric është ngritë mbi 1.500 vende. Këtë objektiv as që e kam pasur, sepse në Scimago për të cilën prorektori do të flasë më vonë, nuk është i listuar asnjë universitet shqipfolës, asnjë institucion shkencor, kolegj universitar, as akademi e shkencave”, tha ai.

Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, tha se pjesëmarrja në këtë data-bazë është sukses i madh dhe se renditja në vendin 713 paraqet punën e mirë që është duke u bërë në UP.  Ai tha se MASH do ta mbështesë në gjitha aspektet Universitetin e Prishtinës të arrijë suksese edhe më të mëdha.

Sahiti: Kjo renditje paraqet rezultatet e krahasueshme

“Jam shumë i lumtur që sot  marr pjesë në një lajm të gëzueshëm për UP për herë të parë po merr pjesë në një rangim, renditje të institucioneve akademike dhe hulumtuese të mbarë botës. Sukseset e Universitetit të Prishtinës gjithsesi na gëzojnë të gjithëve, sepse kjo renditje e këtij vlerësimi ndërkombëtar që e bën Scimago, paraqet rezultatet e krahasueshme dhe kjo na obligon që të qëndrojmë afër këtij universiteti dhe të mbështesim që në vlerësimet e ardhshme të jemi dhe më të suksesshëm. Në këtë vlerësim sado që renditja e Universitetit të Prishtinës është në vendin e 713 nga 5.637 në këto është një sukses mjaft i mirë, sepse kjo paraqet rezultate të arsyeshme, kjo na obligon që të qëndrojmë më afër UP-së në mënyrë që ta vazhdohet më tej për të arritur suksese tjera”, tha ai.

Ndërsa, Carl Hammerdorfer, drejtor i programit për lidership dhe transformues për bursa dhe partneritetit në Kosovë, tha se ky është një progres i rëndësishëm për hulumtimet akademike. Sipas tij, këto rezultate janë një sinjal i për botën që Kosova ka arsim të qëndrueshëm.

Hammerdorfer: Hulumtimet janë shumë të rëndësishme në botën akademike

“E përgëzoj Universitetin e Prishtinës për progresin në punën e hulumtimeve akademike, e rëndësishme është pjesëmarrja dhe renditja në këtë fushë. Është një fjalë e vjetër që thotë se çfarë ke bërë, shihet tek ajo çka ke arritur. Sot tek Universiteti i Prishtinës hulumtimet akademike janë më të rëndësishme se asnjë herë tjetër në njëzet vitet e fundit, janë katër vite shumë të mira për ne që bashkë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, jemi munduar  për t’i ndihmuar studentët e juaj dhe ngritur rëndësinë e hulumtimeve akademike”, tha ai.

Databaza Scimago metodën e renditjes e ka kryesisht të bazuar në punimet e publikuara dhe të indeksuara në databazën e njohur Scopus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat