S’je e je

Kultura

S’je e je

Nga: Nexhat Halimi Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Mbyll sytë e ik të panjohurës së bruztë

e zemra rrah e kraharori ngihet e ulet

të vërej në kopsht nga ende i ujit lulet

të vërej nga i ndjek kallinjtë e grurit

të vërej nga ec të kalosh matanë lumit

të vërej në kullë bri bedenash të murit

e fle e shqetësuar në orën e gjumit

e ëndërron paqen të t`i shkruajë buzët

e ik nga shkrepat era egër e gjithësisë

spërkasë faqet me ujë të kroit të jallisë

i çel sytë e asgjë s`ka ndërruar ti s`je

s`je e prapë je nga kujdesesh për mua

më veshë rroba të reja jelek e xhaketë

xhaketë kuq e zi të sillem i qetë në log

të ndihem i lirë nënë e kurrë veç rob.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat