Stop

Kultura

Stop

Nga: Fatmir Lohja Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 10:31
Fatmir Lohja

Në derbin e qytetit tonë, nga prania e shumtë e tifozëve,  në stadium nuk mund të hedhje kokrrën e mollës.Për çudi , pranë nesh zë vend polic Iliri. Ai punon prej shumë vitesh në qarkullimin rrugorë. Eshtë tmerri i shoferave  . Parashikojeni vetë, t’u dalë përpara me tabelën “Stop”,  një burrë i gjatë mbi njeqindetetëdhjetëepesë centimeter. Kuintalin e ka kaluar që në rininë e hershme. Ka kokën aq  të madhe, sa nuk i bie asnjë skafandër motorçiklete, të prodhuara në seri anëkënd botës. Me uniformë është i frikshëm. Në detyrë  pak i qesh buza . Kur zuri vend pranë nesh, u merzitëm shumë. Derbi aty e ka qejfin.Të  bërtasësh sa më shumë. Tërë ai katalla na e mbylli gojën  si me çelës.

Do të bëjmë tifo sot?- na pyet papritmas.- Derbi pa entuziazëm nuk ka lezet.  Pse jeni tifoza të zjarrtë e preva biletën pranë jush.

Ne e shihnimi me frikë. Nga mosnjohja nga afër, na u mbush mendja se na e kanë sjellë  me qëllim,për të na bëre zapt njëherë e mirë,ne ultrasve të ekipit tonë të dashur.

-Pse më rrini si pula?Do të fitojmë apo jo?- e nisi vetë i pari.

E shoqëruam me dy “po”, tamam si miza në qyp. Pas dhjetë pyetjeve të tija, na u largua disi  frika. Nga entuziazmi ynë edhe stadiumi fillojë të ndizej. Policët,që i njohin bëmat tona në stadiume, vinin herë pas here të na hillnin një sy, por polic Iliri i largonte, duke u thënë : “Stop! Janë  me mua.”

Kur u bë goli i parë ,nga skuadra e jonë, që e duam në marrëzi ,e pamë më sytë tanë, policing që u gëzua  si ne. Më shumë u hidhërua kur kundërshtarët na barazuan. Në pushimin e pjesës së parë, me polic Iliri ndërruam  cigare .

Po fituam sot, ju jap fjalën e nderit,se  të pestëve,do ju qeras me nga një birrë!- na premtoi  shefi, duke thithur cigaren me teraqillëk.
Po nëse humbim, e kërkon birrën nga ne?- e thumboi  qafuci  Agim.
Do Perëndia nuk ndodh parashikimi yt.Në këtë rast,nga mërzija do të shkoj direkt të mbyllëm në shtëpi, megjithëse deri nesër e kam pushim,- i ktheu përgjigje, pak i mërzitur.

Për fatin tonë të mirë, atë ditë,  ekipi ynë fitoi dy me një. Si tërë sportdashësit në stadium edhe ne shkuam në delir. Ndryshe nga ndeshjet tjera, gëzimin e mbajtëm për vete,dhe nuk e shkarkuam te tifozet e ekipit kundërshtar. A nga frika, a nga respekti,ne u sollëm si polic Iliri, pikë për pikë, sa u ra në sy, edhe kolegëve të tij .Janë   mësuar, pas  ndeshjeve në fushën tonë, të na çojnë në komisariat, për të na përkëdhelur me shkop gome .

Acarohemi në ekstrimitet kur ;  albitrat na e bëjnë me hile;kundërshtarët hyjnë për t’i thyer këmbën lojtarëve tanë. Eshtë e vertetë që për të tilla shkaqe acarohen të gjithë tifozët në stadium.Ne ultrasit shkojmë në ekstremitet. Nuk na del inati vetëm me të   sharat,që  na bie në mëndje në ato sekonda. Na hanë duart për kacafytje.  E nisim me çfarë kemi në xhepa i hedhim në fushë.  Kur policët shpërqendrohen, o futemi në fushë,ose kërcejmë të tribuna e tifozëve kundërshtare. Në këto rrethana ka pak lezet, sepse japim e marrim grushta e shqelma, ndërsa në komisarit na zhdepin me shkop gome dhe  ne nuk kthejmë dorë .  E kuptojmë se diçka nuk shkon .Eshtë gënjeshtër,  të themi se ne e duam ekipin më shumë se të tjerët. Frojdi ka gjithmonë  të drejtë.Shpirti na  qetësohet  kur të keqen e nxjerrim nga trupi .

Me zërin bariton, nga dera klubit të lagjes, shefi porositi gjashtë birra. Të pranishmeve në lokal  u tërhoqi vëmendjen. Policia  i porosit birra pesë ultrasve me namë në qytet!? As është parë, e as është dëgjuar ndonjëherë në atë lagje, një veprim i tillë. Nje cinik e preu shkurt: ”Duhet të jenë konvertuar në spiun .”

Pas birrave të para u kërkuan të dytat. Shefi e pranoi me deshirë birrën e dytë.

Stop!- iu drejtua kamarierit.- Të parat do t’i paguaj  unë.Pasi  të marrësh paratë,do të na sjellësh porosinë tjetër!

Si tha shefi , u bë.Me dëshirë nuk donim ta linim shefin të paguante,por nuk bëmë as gëk , as mëk,për ta kundërshtuar.Njohja po i shtrinte rrënjët .Ne   edhe shefi ,nga minuta në minute, u  bëmë më të çiltër.

Nga deshira e asaj ditë,na premoti burrërisht ,që derbin do ta shihte vetëm me ne. Bënte be e rrufe,se  atë ditë  është kënaqur maksimalisht. Nuk qe shkak vetëm rezultati , që e entuziazmoi. Në mesin tonë, në qendrën e tribunës përkarshi, ai ka ndjerë emocionet e rinisë.

Pse thonë që  jeni i tmerrshëm?- e pyeti me sinqeritet  Astriti.
Stop! Nuk duhen ngatërruar gjërat! Jemi në tavolinë për qejfë,e jo më detyrë në rrugë,- i ndenji gati shefi,duke buzëqeshur.

Shpejtësinë dhe përdorimin e alkoolit në timon nuk ia fal edhe djalit. Me seriozitet maksimal na shpjegojë se këto dy shkelje  të Kodit Rrugor, janë burimet kryesore të aksidenteve në rrugë.

I gjobis rëndë, kur i konstatoj  këto shkelje,sepse jam i bindur, se janë për të mirën e tyre dhe kalimtarëve në rrugë,-  e mbylli shefi shpjegimin shkurt.
Të ka ndodhur ndonjëherë,që gjatë orarit të punës,të jesh  në qejfë? – e pyeta me ndrojtje.

Më pa me buzagaz. Mësa u duk i pëlqeu pyetja e sinqertë. U përqendrua.Na e hoqi mjegullën në arsyetimin tonë.Me të drejtë mbronte idenë se nuk ka asnjë ndryshim nga  qytetarët me të  cilët bashkëjetojmë. Meqë e dashuron profesionin e vet, çdo ditë del me gëzim në punë.Përgjithësisht dita i kalon shpejt. Merzina ia sjellin të dehurit në timon dhe shpejtësia marramendëse.Shkeljet e vogla për; ndezje dritat; mosvënien e rripin e sigurimit; folje me celulare; e të tjera, e të tjëra,i ndalon automjetet ,për t’i  këshilluar   e shoferat,por jo  me qëllimin për t’I gjobitur. Kush e  kundërshon e paguan edhe ndonjë lek në shtet.

Ka raste kur qeshni  në krye të detyrës?- e pyeti Tani,pas një heshtje të përkohshmë.
Çdo ditë.Po ju tregoj një të freskët,që më ndodhi përpara se të vija në stadium.

Në rrugën nacionale paska kaluar një autoveture luksi. I ka nxjerrë tabelën Stop,sepse  dritat e para qenë te fikura,ndonese  levizja  e mjetit në rrugë ishte tërësisht në mbështetje të Kodit Rrugor.Me  hapjen  xhamit të  shoferit është  befasuar. Në timon qendronte një perri. Kur ka filluar të flasë,Ilirit i ka rënë menjëherë në sy ,se  bukuria e saj  me edukatën qendronin  në dy cepat e kundërt të litarit. Ajo fol ,me zë   melodioz,  ai  dëgjo fjalë  të vrazhshta.E konsideronte  marrëzi  ndalesën.  Në ditën me diell pse  i kërkonte   dritat e ndezura ? Perrija ka filluar  ta nervozojë,ndonëse  ai  nuk ka pasur  dëshirë për zënka . Shoferia, nga emocionet e vetmisë , përballë një polici gjigand, gjatë rrevoltës së saj , kruhej herë pas here sa  në krah, edhe të kofshët e mbuluara me pantallona. Me bllokun e gjobava dhe stilolasin në dorë Iliri po  mendonte  çfarë vendimi do të merrte. Për t’i dhënë mesazhin ,se mjaf llape,me stilolaps, kruan  kokën pa e hequr kapelën. Ky veprim,i injektoi  qeshje histerike zonjës, sa e çuditi policin. Me tundjen e kokës  i jep mesazhe nëse ishte në vete.

O zoti polic! Kur kruan kokën,nuk mundesh ta heqësh kapelën  përpara?- më pyet befasisht.
Kur të hiqni ju pantallonat ,për të kruar kofshët,që i bërë cop deri tani, edhe unë do të bëj të njëjtin veprim,- ju përgjigja me qetësi.
Nuk flas më! Vërë gjobën sa të duash, se për herë të parë , takova një polic me mend.
Nuk dija si të veproja.Mua më lavderoi,ndërkohë  më fyu kolegët.E pashë me vëmendje.Me të vërtetë ishte  si zanë. Bukuria ma mjegulloi  mungesën e edukatës. Nuk do të gjobis,- dhe i dhashë dokumentet .
E shoh që nuk me njeh. Mbaje kartviziten time, se tërë jetën, jeni  i ftuar papagesë në koncertet e mia,me motivacionin:” Polici më mend që kam takuar në trafik,- e prishi përsëri me kolegët.
Natyrisht që e ka vlerën çift,- e gërgas.
Pse?
Ju boll e bukur jeni, por për sytë e mi miop,gruaja ime është më e bukur se ju.
Mbetet në fuqi kërkesa e juaj.Tani  shpresoj se do të vish në koncert,se jam e bindur që gruaja  do të më njohë.
U ndamë duke qeshur,me të thënë mendja se kishim një jetë  njohje.

Kur e pamë kartviziten ,nuk u besonim syve. Ishte  e këngëtares shqiptare ,që jep koncerte në skenat   e anëkend  globit. Eshtë ëndërr,për shumë fansa ta saj, ta shohin direkt  në skenë .

Keni pasur raste kur nuk jeni ndjerë mirë nga replika?- e pyet Goni.
Shumë herë, por do ju tregoj një ,që jam ndjerë me të vertetë keq.

Historia e tij kishte të bënte me një deputet të nderuar.Përpara se ai të merrte mandatin ,përshëndetej me shef Ilirin.Me t’u ulur në faltore nuk ia hidhte më sytë kur kalonte me krenari në rrugë.Si gjithë shoferat e deputetëve,edhe ai  i zotit X, mundohej të mos zbatonte rregullat e Kodit Rrugor.Një ditë,në rrugën nacionale, autovetura ,në pronësi të  Kuvendit Popullor, po fluturonte me  shpjetësi mbi 100 kilometër në orë. Nga lart i ka nxjerrë tabelën Stop! Autovetura është  ndalë mbi pesëdhjetë metër prapa tij.Shefi qe i bindur se ai frenim i largët nuk vinte vetëm nga shpejtësia,por edhe nga dëshira e shoferit për të mos u ndaluar.  Më pas makina iu afrua me indjetro te këmbët dhe ndizet debati:

Pse  e nxjerr atë tabelë? Nuk e sheh me ke jam?- i drejtohet shoferi me rrugaçëri.
Ku shkon me atë shpejtësi? – e pyet  polici,në krye të detyrës.
Po shkojmë në parlament.
Në makinë nuk ke gomer ,por njerëz?- e thumbova.
Mbylle gojën?- u dëgjua urdhëri  për shoferin,  i dhënë kinse  me nervozizëm nga  deputeti. – Mos e kundërshto! Ai kujton se po debaton me shokët e tij dhe unë nuk e kam ndërmend të merrem me atë.
Ma dha dërrasën ballit.Për pak sekonda, me veshtirësi, të dy e mbajtëm gazin. Kur  na plasi , asnjëri nuk foli më. Shoferi qendronte në timon si hu gardhi. Nga ajo ditë i rikthyem përshendetjet,”- mbylli rrefimin  shef Iliri.
A e gjobite shoferin? - stërholloi Tani, për të zgjatur situatën komike.
Unë “ gjoben” e nisa për deputetin,ndërsa ai ma ktheu me shumë mend. Pra, rashë  në gropë me këmbët e mija,- qeshte me zë te larte shefi Ilir.

Na tregoi me humor kur një ministër ka dashur ta pushojë prej pune sepse nuk kishte vënë në kokë skafandrën kur udhëtonte me mtorrçikletë.Kur i ka thënë se edhe ai ka shumë dëshire  ta ketë ,sepse do t’I i ruante kokën e tij, por në magazinat e policisë nuk gjendet në inventar një e tillë, kanë qeshur ministri, me gjithë eskordet e tij.Pas pak kohe i  kanë dhënë autovure policie për të bërë punën në trafik.

Pas birrës se tretë u ngritëm duke buzeqeshur të gjithë.E gëzuam fitoren ,sepse edhe shef Iliri,tregonte me origjanlitet,ngjarjet e veta në punë,pa përgojuar askënd.Për herë të parë pas ndeshjes shkuam herët në shtëpi. Famijljarët tanë nuk u besonin syve .Pas një ndeshje derbi ne shkuam normale!? Një ngjarje e paparë dhe e paparashikuar më parë.

Në shqip është një shprehje:”Më mirë një mik,se një çiflik.”Për ne ultrasit, çiflik më të mirë,se për të pasur një polic mik,nuk ka. Që kur jemi njohur me shef Ilirin , shkopi i gomës nuk na ka përkëdhelur më, dhe fusha e jonë nuk është dënuar më nga Fedarata e Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat