O njeri!

Kultura

O njeri!

Nga: Agim Vuniqi Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 07:05
Agim Vuniqi

Kush po troket...?

është terr, një varr gjëmon,

je fantazmë apo njeri...?

...as vet s'e di

kur nuk ka njerëzi, s'ka as njeri

po amanetin që la varri,

a nuk ishte porosi

...o njeri!

me fytyrë - faqezi

kush pyet pse luftari luftoi

idealin e çlirimtarit, te ne përqojë

ai i gjalli të përjetshmit varrin ia bastardhojë...

...për pak mall,

në vend të përgëzimit

fitoi mallkimin

ai që për atdhe luftoi,

veten nuk e tregëtoi

...yll përjetësie

po ky tjetri,

...pa fanar

u bë mall tregëtie

veten dëmtoi,

me ata që dha betimin

...i mashtroi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat