Arta e artë në punën me Librin, me Librarinë Art's

Kultura

Arta e artë në punën me Librin, me Librarinë Art's

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 21:51
Arta

Arta është e artë në punën e saj me librin. Edhe emri i librarisë së saj ka kuptim të dyanshëm e të gjithanshëm: Art’s dhe Arta. Të pandarë. Shembëllim i veçantë. 

I ngjan bletës punëtore, si një “mbretëreshë” e punës me librin, aq sa pothuaj të gjitha shtëpitë botuese e, shumë nga ata që botojnë libra, edhe ma të shumtë ata që lexojnë libra, shkojnë te libraria e saj Art’s.

Kësisoj dhe për gazetat e përditshme e periodike, edhe ato lokalet, pothuaj të gjitha i gjen te Arta, te libraria e saj Art’s.

Aty është dhe gazeta lokale e rajonale “Tropoja”, gazetë e Tropojës dhe e Qarkut të Kukësit..., gazeta ma e re e shtypit shqiptar. Aty i gjen të katër numrat e kësaj gazete, tue e rendue dhe të pritshmen të dhjetorit 2018.

Arta është “kampione në Shqipëri” për tregtimin e gazetës “Tropoja”, jo se është gazeta e vendlindjes së saj, por duket sikur ajo vet ka lindur për t’u marrë me tregtimin e kulturuar të librit dhe të gazetave e revistave.

Arta Zeneli i shet deri në 40 copë gazeta për çdo numër të gazetës “Tropoja”, (ndoshta dhe ma shumë pasi shet çdo ditë dhe nga numrat e kaluar) çka përbën rekord të lartë në shitjen e kësaj gazete, pas pikës së shitjes së gazetave në Tropojë, me pronar të përkushtuarin Adem Ismailgecin e Geghysenit. Përveç Tropojës, asnjë, askush, në të gjithë Shqipërinë nuk shet gazeta “Tropoja” ma shumë e ma mirë se Arta e Librarisë Art’s në Tiranë, te Stacioni i Trenit, skej Unazës të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat