Refleksion mbi atdhetarin Nikolla Nishku dhe veprimtarinë e tij kulturore

Kultura

Refleksion mbi atdhetarin Nikolla Nishku dhe veprimtarinë e tij kulturore

Nga: Andi Bica Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 11:02
Nikolla Nishku

" ... Geg' e tosk', malsi, jallia 

jan' nji komb, m'u da, s'duron; 

fund e maj' nji a Shqipnia 

e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. 

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime 

ndër kto vllazën shoq me shoq, 

kush e dan me flak' e shkrime 

çka natyra vet' përpoq. " NDRE MJEDA 

Nikolla Nishku siç rezulton nga faktet dhe burimet autentike, e ka te merituar pjesemarrjen si protagonist ne aktin  e shpalljes se Pavaresise ne qytetin e Tiranes ose Diten e Flamurit ne kryeqytet , 26 Nentor 1912.  Kete e vulos nje here e pergjithmone dokumenti i Lef Nosit  ,  deshmia me firme e Esat Dishnices mbi dy burime te rendesishme  deshmitaresh te kohes si atdhetaret Abdi Toptani dhe Jusuf Elezi. Në komisionin që u formua nga populli më 26 Nëntor 1912 në sheshin e Shallvares për të ngritur flamurin kombtar dhe për të shpallur pavarsinë e Shqipërisë ishte Nikolla Nishku.

Si konkluzion brenda dashamirsise  i sugjerohet dhe kerkohet brenda mirkuptimit e dashamiresise  autoriteteve te pushtetit vendor te ndreqet ky gabim   dhe Bashkia e Tiranes te riktheje emrin e   Rruges  Nikolla  Nishku  ne identitet duke ardhur nga periferia ne qendren e Tiranes ose ne Tiranen e Re , ( p.sh. te rruga  Nikolla Tupe  ne Bllok ose Urani Pano prane qendres se kryeqytetit) atje ku  jetoi dhe zhvilloi aktivitetin Bashkesia Ortodokse si ngritja e shkolles  shqipe  ne ish katedralen e krishtere sot Hotel  Tirana. 

Kujtesa:

Nikolla Nishku dhe familja e tij tiranase, përmendet edhe nëshënimet e kodikut të  bashkësisë së krishterë për kishën e Shën Prokopit që ndodhet në kodrat e  parkut të liqenit, si dhuruesi të tokës.

Po kështu në këtë kodik kishtar familja Nishku figuron me prona e pasuri të paluajtshme në Tiranën e vitit 1819. Shtëpia  e  ngritur  nga familja tiranse  Nishku  ishte një shtëpi dy katëshe me mure të trasha qerpiçi  dhe tavane të drunjta të punuara mjeshtërisht  duke përfaqësuar motivet e banesave të para qytetare në Tiranën e  para disa shekujve me rënien e Voskopojës në vitin 1769. Atje ka banuar përkohsisht dhe ish Ministri Hilë Mosi.  Shumë pranë saj, disa metra më tutje ngjitur ndodhej Katedralja Ortodokse e Vangjelizmosë.

Madje disa prej antarve të familjeve Nishku, Antoni , Koja vijuan të jenë ndihmës gjatë shërbesave fetare.Më vonë pasi Nikolla ndërroi jetë prej një epidemie të kohës, në vitin 1924 kjo traditë vijoi tek vëllai i tij Leonidha Nishku ku u strehua dhe personaliteti i kishës shqiptare Peshkop Fan Noli.

Njohuri Biografike.

Nikolla Nishku lindi në Tiranë rreth viteve 1860 dhe ndërroi jetë nga fundi i luftës së parë botërore në vitet 1917-1918 gjatë epidemive të kohës.Ishte njeri që për kulturën dhe horizontin e tij të gjerë gëzonte prestigj e nderim jo vetëm në gjirin e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës, por në përgjithësi në tërë popullin e qytetit. Në Bashkësinë Ortodokse të Tiranës, sipas të dhënave të Kodikut të Shën Prokopit ai ka qenë i ngarkuar me detyra të rëndësishme: Në vitin 1887 e gjejmë të ngarkuar më detyrën e eforit të shkollës. Në vitet 1895 – 1897 emërohet si zëvëndës i mitropolitit Visarion Theohari për Tiranën, e cila që në vitin 1872 qe ngritur në zëvëndësi mitropolitane nga enori e thjeshtë që ka qënë deri në atë kohë. Duke qënë vazhdimisht antar i Këshillit Administrativ të dhimogjerondisë, ka marrë pjesë gjallërisht në të gjithë veprimtaritë shoqërore – arsimore të bashkësisë. Nxënës i Kostandin Kristoforidhit dhe Petro Dodbibës, të cilët i kallën në shpirt dashurinë për gjuhën shqipe e për atdheun. Ai ishte njëkohsisht dhe një patriot rilindës i dalluar. Ka punuar shumë në përhapjen dhe mësimin e gjuhës dhe të librave shqip. Librat i vinin fshehurazi nga Kavaja nëpërmjet familjes së Mit Koljakës ( rreth viteve 1902 e më vonë) dhe ai në bashkëpunim me patriotë të tjerë i shpërndante nëpër familjet e tjera. Mori pjesë bashkë me këta atdhetarë si antar i delegacionit nga Tirana që u dërgua në Kongresin e Dibrës, i cili u mbajt më 23-28 Korrik 1909. Atje foli duke mbrojtur me guxim gjuhën shqipe dhe përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e saj. Pak më vonë, Klubi i “Bashkësisë” së Tiranës në të cilën ai bënte pjesë si një nga antarët me influencë e caktoi pjestar të delegacionit, i cili mori pjesë në Kongresin e mbajtur nga 2-9 Shtator 1909 në Elbasan për problemin e shkollave shqipe. Ai gjithashtu bëri pjesë në Komisionin që u dërgua në Krujë për të njoftuar komandantin e ushtrisë serbe që të mos marshonte mbi Tiranën se ajo kishte shpallur pavarsinë dhe se Shqipëria ishte një shtet neutral. Për ndjenjat dhe veprimtarinë e tij patriotike ai është ndjekur dhe burgosur disa herë . Në 70 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi Nikolla Nishkun me urdhërin për veprimtari patriotike të klasit të III. Këshilli i Qarkut të Tiranës e nderoi me 23 Nentor 2012  me çmimin "Nderi i Qarkut" mes 16 personaliteve të shquara të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në 100 vitet e shtetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat