Nuk kalojnë propozimet e Ministrisë së Kulturës për kinematografinë

Kultura

Nuk kalojnë propozimet e Ministrisë së Kulturës për kinematografinë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:19
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji ka shqyrtuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë.

Anëtarët e këtij komisioni nuk e kanë votuar propozimin e Ministrisë  së Kulturës  Rinisë dhe Sportit për harmonizimin e ligjeve për Kinematografinë. T

re anëtarët nga partitë në pushtet, Teuta Haxhiu, Albulena Balaj-Halimaj dhe Abdyl Salihu votuan pro këtij harmonizimi. Ndërsa anëtarët nga opozita, Ismajl Kurteshi, Driton Çaushi dhe Valentina Bunjaku votuan kundër.

Pas kësaj, vazhduan  polemika të shumta mes anëtarëve të komisionit, ku Teuta Haxhiu dhe Albulena Balaj-Halimaj lëshuan sallën për arsye siç thonë ato fjalorit të kryetarit të komisionit, Ismajl Kurteshi.

Fokusi i diskutimit të këtij  komisioni ishte tek një pikë. Deputetët opozitarë insistuan që në këtë harmonizim të ligjeve duhet ndryshuar neni 55 ku flet për gjobat që duhet shqiptohen atyre që ndryshojnë destinimin e objekteve kulturore.

Ismajl Kurteshi, kryetari i këtij komisioni tha se ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Kinematografinë duhet, mirëpo sipas tij arsyet e Ministrisë së duhet harmonizim të ligjit nuk ka të bëjë me komisionin që ai kryeson, sepse siç thotë  qëllimi është t’i ruaj këto objekte kulturore, ndërsa me harmonizim duhet të merret drejtësia.

Kurteshi: Ne nuk merremi me harmonizimin e ligjeve, drejtësia duhet ta trajtojë këtë

“Obligim i këtij komisioni që është Komision edhe për arsim edhe për kulturë është që t’i mbrojë, t’i ruaj ato objekte. Të ruaj mundësinë sa më të madhe të zhvillimit të aktiviteteve të kulturës në objektet e caktuara, prandaj mendoj që si komision që duhet t’i mbrojmë interesat e kulturës në këtë vend, ne  nuk do të duhej të merremi me harmonizimin. Me harmonizimin le të merret drejtësia, ne duhet të merremi me mbrojtjen e interesave të sferës së kulturës, prandaj në këtë drejtim unë jam kundër këtij ndryshimi “, tha Kurteshi.

Ankesa të mëdha në lidhje me këtë harmonizim të ligjeve, e në veçanti nenin 55,  kishte dhe Driton Çaushi nga PSD.  Sipas tij, gjobat për ata që ndryshojnë destinimin e objekteve kulturore  duhet të kthehen siç ishte në të kaluarën deri në 100 mijë euro. Çaushi  shprehet se një gjobë e tillë nuk do t’i parandaloj rastet kur do të ndodhë që një objekt gjatë aktivitetit të tij të ndryshojë veprimtarinë e tij.

Çaushi: Frika është që një gjobë e tillë nuk do të parandaloj raste

“Ajo çka ka qenë në të kaluarën si gjobë në këto raste ka qenë njëzet deri në dyqind mijë euro në rast të ndryshimit të destinimit, ndërsa me ndryshimin e propozuar kjo bie në dy mijë deri njëzet mijë. Kritikat ose dilemat deri tash kanë qenë që një gjobë e tillë e bënë të mundshme që destinimi shumë i lehtë të ndryshohet nga një kinema, ose pronar dikush që e merr me qera këtë objekt… frika është që një gjobë e tillë nuk e parandalon rastin e tillë, kur një objekt i tillë gjatë aktivitetit e ndryshon veprimtarinë e tij”,  tha Çaushi.

Kundër këtij harmonizimi u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ku sipas saj gjoba është shumë e vogël , sepse i jep mundësi secilit biznes, pasi nuk e kanë problem pagimin  e kësaj gjobe të vogël.

Bunjaku: Investitorët nuk e kanë problem pagimin e kësaj gjobe

“ Gjoba është shumë e vogël,  unë mendoj që nëse është kaq e vogël gjoba bizneset apo  investitorët nuk e kanë shumë problem këtë gjobë të vogël për me ndërru destinacionin, dmth të kinematografisë, unë mendoj që kjo duhet të rritet, të bëhet normalisht një gjobë shumë ma e madhe për me ruajtë kinematografinë”, tha Bunjaku.

Kurse, Teuta Haxhiu, nga AAK tha se duhet pasur kujdese tek harmonizimi me Ligjin për Kundërvajtje, ku sipas saj ka informata se edhe ky ligj është në proces duke u punuar dhe duhet caktuar niveli i gjobave.

Haxhiu: Ky ligj është bazik, duhet harmonizim i këtyre projektligjeve me ligjin për kundërvajtje

“Po harmonizim, por me ligjin për kundërvajtje…unë sa kam ndëgju, nuk e di sa është e vërtetë është në procedurë ligji për kundërvajtje në plotësim ndryshim, me këta kam problem nëse ai ligj është duke punuar, atëherë pse po i ndryshojmë  këto projektligje… ky ligj është ligj bazik, harmonizimi i këtyre projektligjeve shkon konform Ligjit për Kundërvajtje”, tha Haxhiu.

Ndërsa, anëtarja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj tha se duhet votuar ky harmonizim ashtu si është sjellë  nga përfaqësuesit e Ministrisë.

Balaj-Halimaj: Duhet ta votojmë ashtu siç na e kan sjell Ministria

“Nëse duam  atëherë duhet ta votojmë kështu qysh na e kan sjellë këta, që i kanë harmonizuar me Ligjin për Kundërvajtje, për mua dënimi 20 mijë euro me ia ndryshuar destinacionin një kinemaje për veti i kisha dënuar  300 mijë euro”, tha Balaj-Halimaj.

Betim Jahaj nga Ministria e Kulturës tha se propozimi  ka për qëllim që ky ligj të bëjë  harmonizimin  e dispozitave që paralajmërojnë gjobat për kundërvajtje. Sipas tij nuk ka dispozita të reja për gjobat, por vetëm për vlerat.  Ndërsa theksoi se  ligji për kundërvajtje nuk i lejon më shumë për rritjen e gjobave.

Jahaj: Ligji për kundërvajtje nuk na lejon të shkojmë më shumë së 20 mijë euro

“Ligji për kundërvajtje  nuk na lejon që të shkojmë më shumë gjobë se sa 20 mijë  euro për personat juridik. Ligji atje ka paraparë në dispozitë të përgjithshme që të jenë jo më shumë se 20  mijë euro. Eventualisht Ligji për Kundërvajtje parasheh dyfishimin e gjobës nëse është qëllimi përfitimi nga biznesi ose diçka që nënkupton se mund të dyfishohet në vlerë 40  mijë euro”, tha Jahaj.

Mbledhja e këtij Komisioni pritet që të vazhdojë javën e ardhsme pikërisht për të diskutuar për këto çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat