Demonstratat e vitit 1968 ishin kthesë e madhe historike dhe kombëtare

Kultura

Demonstratat e vitit 1968 ishin kthesë e madhe historike dhe kombëtare

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:37
Konferenca shkencore në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë

Me iniciativën e shoqatës e të burgosurve politikë, Institutit të historisë dhe atij  të Albanologjisë në sallën e Institutit Albanologjik në pranin e gjeneratave të vitit 1968 dhe shume pjesëmarrësve te tjerë të  këtyre  demonstratave në sallën e Institutit Albanologjik në Proshtimë u mbajte Konferenca shkencore - ku para të pranishmeve u paraqiten mbi tridhjetë kumtesa në të cilat u bë fjalë rreth, efektet historike të kësaj lëvizjes në botë dhe Kosovë, vëllimet politike në Evropë dhe demonstratat në Kosovë, demonstratat e vitit 1968 përshëndetje e vetëdijes së shqiptarëve, ndikimi i demonstratave në  avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, dimensioni  antikolonial i demonstratave, reflektimi i demonstratave në diplomacinë e shtetit shqiptar, jehona e demonstratave të vitit 1968 dhe solidarizimin i shqiptareve në të gjitha komunat e Kosovës, Plavë e Guci, Tetovë e vende të tjera. Ndaj të gjitha këtyre veprimet antikombëtare  atë kohë pushteti i Beogradit  ishte i orientuar kundër patriotëve shqiptar lufta e të cilëve nuk shihej në popull për shkak të propagandës së verdh dhe veprimit të kolonës së pestë, e cila bënte që veprimtaritë patriotike të mbeteshin vetëm nëpër dosjet e UDB-së.  Pushteti okupues hiqej sikur shqiptarëve iu kishte bërë padrejtësi nga një klan politik dhe duhet përmirësuar gabimet e bëra. Mu në emër të saj kemi edhe një lloj bashkëbisedimi në mes strukturave politike të kohës dhe popullit, për një Republikë të Kosovës.

Efektet e lëvizjeve të vitit 1968 në botë dhe Kosovë

Këto lëvizje popullore dhe studentore  kishte dy qëllime kryesore. E para, se grupet ilegale që vepronin në hapësirën shqiptare në ish Jugosllave rriteshin, me rritje e numrit të intelektualëve, që në programin e tyre kishin bashkimin kombëtar dhe e dyta, nëpërmjet këtij bashkëbisedimi hulumtonin në mesin e popullit se kush mund të ishin ata të pazbuluarit duke u mbështetur në regjistrat e familjeve me ndikim që ishin krijuar dhe plotësoheshin që nga okupimit i shqiptarëve, me të cilët u shërbyen gjerë në mbarimin e luftës të udhëhequr nga UÇK dhe kështu të bënin përçarjen e veprimtarëve me popullin, nga se Kosova Republikë është më e kapshme, se për të edhe është biseduar haptazi me struktura politike, por për këtë ende nuk janë pjekur kushtet. Kjo lojë doli e pa suksesshme dhe kërkesa për një Republikë të Kosovës dhe si e tillë u varros politikisht me moton se dy shtet nga një komb nuk mund të jenë, por synimi i armiqve të popullit është për të krijuar Shqipërinë e madhe dhe me ndihmën e veprimeve të UDB- ës dhe KOS- it kjo moto u plasua në politikën shtetërore e ndërkombëtare,  qëllimi i të cilës ishte për prishjen e Jugosllavisë socialiste vetëqeverisëse.

Gjatë vitit 1968 Evropa ishte mbërthyer nga demonstratat studentore për një revolucion kulturor, për të drejta sociale. Veprimtarët ilegal, që nuk ishin të pakët, sepse në këtë kohë jashtë grilave të burgut ishin pothuaj të gjithë veteranët kundër kolonizimit të Kosovës, e shfrytëzuan këtë situatë dhe u mobilizuan për të bërë demonstratë dhe të dilnin në pah kërkesat e tyre kombëtare, që gjer atëherë ishin të mbyllura në dosjet e UDB- ës e KOS- it.     

Për herë të parë në këto demonstrata u mbyt frika e shqiptarëve për artikulimin e kërkesave politike publikisht dhe me të drejtë mund të themi se këto ngjarje ishin zë kushtrimi për ta ftuar popullin për zgjim kombëtar, një lloj kushtrimi për mobilizim dhe kundërvënie me gjithë potencialin mendor, biologji e material.

jo lëvizje filloi të depërtojë edhe nëpër fshatra me luftë propagandistike, sepse deri atëherë kryesisht ishte nëpër qytete të mëdha, sepse aty ishin intelektualët, studentët dhe punëtorët, ndërsa tash në vete filloi të tubojë edhe fshatarësinë, që përbënte  shtatëdhjetë për qindtë popullatës. Intensiteti i veprimit ilegal do të marri përmasa më të mëdha me punësimin e punëtorëve tanë në botën e jashtme, të cilët vinin në kontakt me mërgatën, me personelin diplomatikë të Shqipërisë, por edhe financonin lëvizjen dhe shumë prej tyre më vonë do të jenë edhe në mesin e bartësve të proceseve politike atdhetare.

Demonstratat e vitit 1968 ishin zëri i kushtrimit të gjitha ngjarjeve në hapësirë kombëtare                                                     

Vitet që do të pasojnë në veprimtarin e pluralizmit politik, më tepër do të ngjasojnë me politikë fisesh në krye të  cilëve janë bajraktarët dhe çdo mendim për veprim në kuadër të rrethanave politike të kohës, që shkon ndesh me veprimet e bajraktarëve do të luftohet me të gjitha mjetet. Bartës të propagandës janë po të njëjtat forca që ishin aftësuar në kohën e titizmit dhe kishin përvojë bukur të madhe në këtë drejtim. Mendimet që kishin filluar të shfaqeshin herët, por pak më tepër të artikuluaka në vitin 1984, se duhet përgatitur për një kryengritje të armatosur për të shpëtuar nga zgjedha okupuese, në fund të vitit 1989 kishte marrë karakter më të përgjithësuar nëpërmjet Frontit të Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar, në vitin 1992 me krijimin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës dhe në vitin 1994 kjo do të finalizohet me krijimin e UÇK  e cila do të jetë edhe bartëse e proceseve, jo vetëm ushtarake, por edhe politike.

Filozofia politike, edhe përkundër propagandës së konsoliduar të politikës zyrtare në gjithë hapësirën kombëtare që e luftonte, doli fitimtare dhe rezultati i saj është se përfitohet NATO si aleate e UÇK dhe shumë shtete të ndërronin mendimin për shqiptarët, të cilët ishin ushqyer nga propaganda e konsoliduar serbe.

Shqiptarët të ndarë politikisht në gjithë hapësirën kombëtare, nuk arritën të çlirohen, por gjithë kjo do të përmbyllej me dhjetë qershor të vitit 1999, e njohur si Marrëveshje Tekniko- Ushtarake e Kumanovës, që ndërpriste “konfliktin” në mes serbëve dhe shqiptarëve, marrëveshje që për herë të parë përjashton njërën palë ndërluftuese dhe fatin e robërve të luftës nuk e trajton fare, duke mos përfillur Konventat Ndërkombëtare mbi luftën. Nga kjo Marrëveshje kemi pasojat edhe sot, sepse nga ajo doli Rezoluta 1244, që na rri si medaljon i varur në qafë. Nisur nga realiteti ekzistues, pushteti në Shqipëri duhet të mbrojë çështjen shqiptare në këtë Gjykatë, jo vetëm si obligim kombëtar, por edhe si obligim kushtetues.  Me të drejtë mund të përfundojmë në shkrimin tona nga kjo konferencë se demonstratat e vitit 1968 ishin zëri i kushtrimit të gjitha ngjarjeve të më vonshme historike në këtë hapësirë kombëtare dhe kjo etapë historike duhet hulumtuar dhe studiuar me profesionalizëm shkencorë, pa anime politike të sotme, pa marrë parasysh se bërësit e kësaj epopeje të madhe kombëtare në cilin subjekt janë radhitur më vonë, por edhe duke mos i fshehur kundërshtarët e aktivistët politikë, aktivistët e UDB, KOS etj. që frikësuan popullin me kërcënime të nduar nduarta, duke ndërmarr veprime konkrete kundër bërësve të historisë, për të mos vazhduar rrugën e filluar, e që sot po ndodh të fshihen, madje edhe të dekorohen për shkak të rikthimit në jetën politike e pushtetarë, me ndihmën e lidhjet familjare, miqësore e fisnore që i kanë shfrytëzuar për rehabilitim dhe po mbrohen nga disa, nëpër manifestime të ndryshme me karaktere kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat