Ndihma jepet se e ndjen

Kultura

Ndihma jepet se e ndjen

Nga: Fatmir Lohja Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 19:11
Fatmir Lohja

Zoti president! Më duhen tre ditë leje se kam një hall! -  ju lut Hasani  pronarit , në zyrën e tij të bollshme.
Nuk kam mundësi,- i përgjigjet ai pa u shpushpurisë.
Faleminderit,- dhe Hasani mori drejtimin nga dera.
Ku po shkon?- e pyet presidenti.
Në punë. Me falni! Për këtë shqetësim erdha.E mora përgjigjen dhe po largohem ,- dhe Hasani mori të hapë derën e zyrës presidentore.
Eja! Ulu në karrige! Ne kemi mbi njëzet vite që punojmë sëbashku.Kam respekt të madh për ju.

Hasani, me shumë pak deshirë, u ul te karrigja përballë. Pronari po  e  lavdëronte, si një nëpunës  shëmbullor, në zyrën e rehatshme me kondisioner. Hasani, me rradaken e vet,nuk po e merrte vesh se ku donte delte ai.” Nuk ke mundësi,nuk ke. Më thua se jam i ndershëm, duar artë ,nuk i bëj bisht punës,  ….. Sa e sa orë kam ndenjur jashtë orarit ? Në vazhdimësi kam dalë në punë në ditët e shtuna. Nuk të kam kërkuar shtesë page. Kam një hall familjar. Mendoj se për tre ditë mund ta zgjidh. Pse më duhen tërë këto lavderime kur nuk më kryen punë?”

U trazua në gjoks, kur zoti president  filloi të autolavderohej me zell.Me nxitim i rreshtoi meritat e veta, nga shkolla fillore, deri në ditën e sotme. Nuk pushonte burri i botës.” U bien në qafë kot grave për llafazane!”- mendonte  Hasani i lodhur në mend e kokës.”Sa mirë e duron gruaja ?Nuk ka mundësi të jetë kaq llafazan në shtëpi! Nuk ka grua,sa do pulë të jetë,ta fusë në krevat këtë specie?”

Besoj me kuptove?- e pyeti befas pronari.

Hasani e shihte në dritë të syrit, duke pritur sqarimet, se  çfarë duhej të kuptonte.

Nuk  e kuptoj pyetjen,- u shpreh Hasani, pasi , fatmirësisht,pronari  nuk po fliste më.
Si nuk e  kuptove? Kot fola unë?
Faleminderit që më lavderuat. Më sqaruat me imtësi se kush jeni ju. Çfarë  lidhje kanë  tërë këto  fjalë  ,me kërkesën që ju bëra ?- dhe Hasani po priste një përgjigje të sinqertë.

Në ato momente gjithfarë gjërash i shkonin në mendje Hasanit. Në fillim dyshoi se mos ai  ishte   dëndur me alkool, prandaj  nuk e di se çfarë flet. Meqë nuk ndjente aromë alkooli, mundohej ta lehtësonte,se mos është grindur me ndonjë punonjës përpara se ai t’i shkonte në zyrë.Ka ndonjë hall , dhe nuk kërkon që ta zbrazë. Mundohej   ta justifikonte pronarin,por asgjë nuk e binte ,pse  ai   fliste aq gjatë,për një  jo të  thatë .

Çfare ke të paqartë, nga ato që shpreha  unë?
Nuk e kuptoj, se çfarë duhet të kuptoj.Po e përseris edhe njëherë. Faleminderit për komplimentat që më dhe.Pak gjatë i re për vete,sepse siç e the ,kemi njëzet vite që punojmë bashkë. Deri tani nuk ka asgjë të komplikuar për t’u   kuptuar,por duhet kujtesë e madhe  për te rregjistruar fjalimin tënd,mbi njëçerek oret, i cili nuk ka asnjë lidhje me kërkesën e bërë nga unë.

Pronari që mbeshtetur në karrige. Ndezi një cigare.E shihte Hasanin, si një doktor psikiatër.”Çfarë njerëzish janë këta?Si nuk e kuptojnë që punojnë me bisnesmenin më të suksesshëm  të kombit.Unë i tregova deri tani ato që dihen.Ky hu,që kam përpara,kush edi  si do të turbullosej, po t’i tregoj planet e mia,të prespektivës? Nuk ia tregova edhe për konkurencën e tregut,dhe pse aq mend ka i mjeri .”

Hasanit ia terhoqi vëmendjen   levizja   aritmike e   muskujve e fytyrës.” Ky më duket ka ikur për lesh dhije. I shkreti. Ka tërë këtë pasuri dhe nuk mund t’i gëzojë.Nuk është lutje e kotë:-  O zot më ruaj mendt e kokës!-Ulu me këmbë në tokë!Pasuria nuk duhet të shkëpusë nga njerëzit, sepse vetmija të ligështon! Ne , nuk na zë gjumi për të mbyllur muajin, ndërsa ti pi luminal, sepse akumulimi i parasë të ngre kacabujt.”

Cila ështe kërkesa e juaj?- pyet pronari,pasi u shkëput nga mendimet.
Pushoni pak, se mësa veshgoj, jeni lodhur shumë,- e këshilloi Hasani.

Çfarë i bëri vetes, me këtë keshillë të sinqertë, i mjeri Hasan.Presidenti u rindëz.E nisi ,se historikisht ,na paska punuar pa orar,nga pasioni për punën. Se nuk ka bërë pushime  të panderprera më shume  se tre ditë  .Për këtë arsye e qortojnë gruaja, fëmijët, edhe shoqëria. Askush nuk e kupton,që nuk e bën për kopraci , por për sedër ,për të qënë i suksesshëm.

Me tërë këto sqarime, tani a më kuptove? Lëre ! Lëre !Sot do të sqaroj njëhere e mirë se kush jam unë, -i tha pasi pa orën e dorës.
Të lutëm pushoni pak !Merreni më ngadalë!
Mos me nderpre! - dhe ja nisi përsëri, duke futur që në vend marshin e tretë, të tregonte bëmat e tija turistike.

 Hasanin e mbertheu një dhimbje në rrashtë të kresë.Për të mos e dëgjuar, mundohej të vinte në punë arsyetimin.” Po unë i trashi, pse rashë vitkimë e tij? Më kanë thënë punonjësit e kompanisë,se ai do dy sy  përpara,dhe zë e nuk pushon.Më mirë merr tri ditë raport të mjeku i lagjes dhe kryen punë pa u sëmurë! Nuk ma merrte mendja se  do të më trajtonte  si të  tjerët.Pse kush kujton  se jeti,që kërkon diferencim? Fundi I fundit ,për atë,një vegël pune,si të tjerët, je .Jo. Jo. Jam qënie shoqërore, që ka dëshirë të dëgjoj,por edhe të shprehet. Ka nëpunës shtetëror,që një kërkesë ligjore,sado të thjeshte, ta tjerrin hallin në kalendrat Greke. Dikush kërkon të tregoje se çoç është.Tjetri justifikohet se është i mbytur në punë.Të radhë janë,por fatkeqësisht ka, kërkojnë diçka nëndor,për ta zgjidhur hadhin në çast.Po ky është në pasurinë e vet. Nuk ka asnjë arsye, ta stërhollojë një kërkesë të punëmarrësve,me arsyetime të kota !?”

Besoj se tani më ke kuptuar qartë , - dhe presidenti u shtriq në karrige.
Nuk më lë asnjë shteg për të kuptuar diçka,- i nderpreu Hasani arsyetimet e veta.
Po më habit!
Kemi një orë në këtë zyre.Ndonëse nuk e pi , të lutëm më jep një cigare. Më ke bërë për duhan, - dhe Hasani mori një cigare,nga paketa që i zgjati pronari.- E fillove nga jugu dhe përfundove në veri.Nga Italija fqinjë më shetite në Kanada,Australi,Amerikën Latine, …..  Ju ndërhyra ,me pyetje,për të më sqaruar se në cilin cep të rruzullit tokësorë po pushonit,në ato monte rrëfimi, ,më urdhëroje të  mos të  ndërpres,
 Ku keni gjesdisur ju?
Në Paris kam ndenjur pesë ditë.
Sa keq.Ta dinja nuk do të tregoja se kam qënë në Paris.Kjo qenka arsyeja që nuk më ndjek me  vëmendje.
Në rrefimin  tuaj të gjatë,  më drejtove disa herë pyetjen: “Kupton apo jo!?” Pa nxjerrë një tingull nga goja , për t’u treguar  nëse kam kuptuar,  ju përgjigjeni vetë,sepse  jeni i bindur, që  unë nuk di asgjë. Me të vërtetë jam një nëpunes i thjeshtë,por mbi të gjitha jam njëri.Informacioni që zbrazet ju, nuk më hyn aspak në punë.Jemi në zyr. Edhe po të ishim diku për qejfë,do të  qendroja palezet. Debati nuk bëhet duke folur vetëm njëri, e të tjerët të rrijnë e të dëgjojnë. Dihet nga  të gjithë, se secili ka preferencat e veta, në shetitjet e tyre turistike,prandaj tregojnë me sira   detaje,që u kanë mbetur në mendje.
Unë jam njeri i mirë.
Nuk e vë ne dyshim.
Me çfarë mund t’u ndihmoj?
Me më dhanë leje, të dal nga kjo zyre, - u përgjigj Hasani me delikatesë,se ende nuk I kishte luajtur krejtesisht mendja ,per t’i thëne mjaft,se ma solle në majë të hundës.
Nuk po ju kuptoj?- kinse u habit pronari.
Ndihma jepet se e ndjen!Shkurt “Po” pse “Jo”.
Ku do të shkoni më pas për ndihmë?
Direkt te urgjenca e spitalit për kurim.
Ju dërgoj unë me autovetur.
Kam timen.Faleminderit shumë, - edhe kjo më duhej,mendonte Hasani.
Nuk më treguat se çfarë ju shqetëson?
Të ma kishe drejtuar këtë pyetje në fillim,edhe mund te rrefehesha.Tani jam i shqetësuar  për shendetin tim mendore,prandaj halli i parë kaloi në plan të dytë.
Nuk i kuptoj  të tilla arsyetime.
Nuk ke se si i kupton.Unë jam i shqetësuar për të zënë pikat e ujit, që më futen nga çatia, ndërsa ju ankoheni ,se ju është krisur një pllakë mermeri ne avlli.
Sa bukur e the!Eshtë thënie e jotja,apo e ke të huazuar?
Eshtë te libri i anektodave popullore.Vetëm e citova,se nuk kam aq  mend ,sa të krijoj  të tilla perla.
Sa kam lexuar unë!?

E  rinisi ,me të njejtin hov,të tregojë dashurinë për librin.Në tetëvjeçare paska marrë distiktivin :”Miku I Librit”. Në shtëpi paska mbi dymijë tituj librash.U ankua se bisnesi nuk e lë të lexoje një rresht.Hasani filloi të shajë e të stërshajë vetveten.” O idiot! Mbylla gojën me kapsa mjeksore!Kush kujton se dreqin je?Nuk e more vesh , se kë ke përpara?

Me kanë treguar se ke humor të lindur.Po me lexu a vashdon,siç kam lexuar unë dikur?- ia ndërpreu mendimet Hasanit, pronari llafollog.
Vazhdoj të lexoj.Të krahasom me ju,nuk mund të them ndonjë mendim të saktë,sepse nuk e di  sesa keni lexuar ju.Me sinqeritet,nëse më lejoni,dua t’u bëj një pyetje.
Me pyet pa teklif.
Veprat e komandantatit, të dikurshëm , a i keni lexuar?
Me ke parti je?
Jam rehat.Jam krejtësisht i paangazhuar në parti dhe shoqata të ndryshme.
Sonqeritet me kërkova dhe une po ta them pa ndrojtje.I kam lexuar me laps të mprehur hollë.Lëre seç dërdellisin sot! Në atë kohë,ishte e vetmia rrugë për të çarë në  jetë.Nuk kam më kohë,-  u shpreh presidenti,pasi pa orën e dorës, tepër luksoze.- Një ditë tjetër,të jap fjalën,se do të rrimë me gjatë bashkë.Më pëlqen sinqeriteti dhe humori.Ta them me kënaqësi. Futu brënda në zyrë ,pa trokitur, për çdo shqetësim tuajin!

Me shpejtësi,Hasani,toku duart e ndarjes.Kur u sigurua ,se ishte në koridor  vetëm , u lut me shpirtë:” O derë e blinduar! Të përgjerohem! Edhe nëse me luan mendja e kokës,mos më lejo të futem më brëdna!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat