Çfarë thotë Sefa Vlora për shtëpinë e flamurit dhe disa të panjohura?

Kultura

Çfarë thotë Sefa Vlora për shtëpinë e flamurit dhe disa të panjohura?

Nga: Gëzim Llojdia Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:19
Vlorë

Dita e flamurit kombëtar kur u shpall independenca jonë, ka edhe shenjat e saj që gjithsesi janë disa, mirëpo në pikësynimin tonë do të rrugëtojmë të gjejmë tre prej tyre. Godina ku ngrit flamuri. Flamuri, që u ngrit në 28 nëntor dhe akti prej dy fletësh i shpalljes. C’praj kohës kur u ngrit flamuri në qytetin jugor të Vlorës ,kombi shqiptar bëri më tej, një shekull jetë. Kur shkojmë në Vlorë, duam të kërkojmë dy nga tre këto shenja, ku gjenden dhe gjurmët e asaj kohe .Ku gjendet aktualisht banesa ku u ngrit flamuri ngase sot gjejmë tej te ndërtesa e detit, një ndërtesë të dytë si vendstrehim të qeverisë së Vlorës ,ndërtesa muze. Vet kompleksi muzeal e historik Vlorës, ndahet në dy vende:

a-sheshi i Flamurit që përmban lulishten e flamurit ku gjendet varri i plakut të mirë dhe burrit të shtetit Ismail Qemalit me një  statujë sipër të flamurtarit punuar mjeshtërit nga Odhise Paskali.Qe pikërisht viti 1932, ku u ngrit Varri Monumental . Sefa Vlora shkruan:Në ceremoninë e përmotshme kur u varros për të parën herë në Kanine as fshatar as qytetar nuk qëndroi ne shtëpi të tij: tërë faqet e maleve dhe brigjeve qe qëndronin gjatë udhëtimit ishin mbushur me njerës. Ish një apoteoze madhështore e popullit të gjithë pa dallim, dhe një kurore qe ay e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit tij deri sa dha frymën e fundit. Transferimi i dytë i trupit tij nga Kanina në Vlore, në 1932 pati formën zyrtare po dhe kësaj here populli me të math e me të vogël rrodhi vetiu aty në sheshin e lirisë në Vlore për t'a nderuar Birin e tij të Math. Varrimi në Lulishten Popullore te Vlorës qe një mendim me vend se kësisoj Qeveria Mbretërore i barroste popullit barrën t'a ruante duke e patur afër aty ku kreu ay vetë veprën e tij historike.

 Fryte, drite e Shqiperise,/Jashte nga qytet i erret,/T'i vec dermen dhelpërisë/E të gëzoc na të mjerët./Ti që kur dole në jete,/ Që kur bëri nena djalë,/ Koken e mbajte perpiete Edhe shpirtin zjarr e vale...

2.Po aty gjendet shtiza e flamurit e ndërtuar në vitin 1937 kur poeti Ali Asllani, ishte Kryetar i Bashkisë së Vlorës, u ngrit edhe "Shtylla e Flamurit Kombetar". Duke vijuar historinë me shkrimin e S.Vlorës që thotë:Ismail Qemal Bej Vlora ka lindur në Vlore me 16 te Vjeshtës se dyte ne yjetin 1844 ne shtëpinë e Familjes Vlora. Vdiq ne Perugia te Italisë me 24 Jenar 1919. Me pare u varros ne avllin e teqesë se Kaninës simbas porosis që kish lënë vetë. Më vone me vendimin e qeveris Mbretërore te Shqipërisë u varros në lulishten popullore të qytetit Vlorës. Lulishtja së bashku me ndërtesat qe kanë pas qen aty ishin prona e Familjes tij. Këto prona j'u shiten Bashkisë së Vlorës në vitin 1919. Ismail Beu lindi në godinën e quajtur te Haremeve...”

3. Banesat e familjes Vlora aso kohe emërtoheshin saraje. Këto banesa ,pra sarajet e familjes Vlora ishin të përbëra nga dy godina të mëdha. Godina ku u ngrit flamuri quhej Selamllëku dhe këtë emërtim siç do ta shohim na e sjell në kujtesë,kujtimet e E.B.Vlorës. Godina e flamurit siç paraqitet nga një foto e cila qarkullon kudo në botime ka gjithashtu një skicë, që është ruajtur deri në ditët sotme tregon një godinë të madhe për nga lartësia dhe gjerësia e saj. Si dhe ndodhet një maket i banesës së Vlorajve ku u ngrit flamuri në vjeshtën e vitit ’12. Ky është maketi i MKP që ndodhet në Skelë të Vlorës. Në fotografin e cila është origjinale ku shfaqen tre katet e banesës nga katër si shqipton më tej E.B.Vlora .Janë tre katet e banesë historike ,që u rrafshua diku nga vitit 1925. Edhe këtë vit- shuarje të saj e sjell po ky dëshmitar. Ndërsa në skicën e sarajeve të familjes “ Vlora”, mendohet,pra se ato u prishën aty rreth viteve ‘20. Pozicionimi i kësaj banese historike:gjendej në vendin ku është monumenti i flamurit ,inauguruar në vitin ’72, ai kap pikën e 17 m lartësi dhe i gjithi në bronz dhe pjesa tjetër cek lulishten e flamurit, ku gjendet varri i kryetarit të Qeverisë së Vlorës, Ismail Qemali, vendosur edhe një skulpturë e titulluar: “Flamurtari” e skulptorit Odise Paskali.

Eqrem bej Vlora thotë se :Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve, që duke zënë fill nga Rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh prej 40.000 metrash katrorë, rrethuar me mure të larta tetë-metërshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe me një tjetër më të vogël përpara. Ai ishte konaku i Vlorajve, përfshi haremin (banesën e grave) dhe selamllëkun (banesën e burrave). Shqyrtojmë selamllëkun ose të njohur si banesën e burrave. Ndërtesa ka pasur tre kate lartësi një numër të madh dhomash korridore dhe ambiente të tjera. Zhbirimi në amja e parë majtas tregon pozicionin e dritareve të çdo kati .Dritaret e katit të parë janë të gjitha me hark dhe duken rreth 6 copë ndërsa në fakt kanë qenë më tepër por kaq kanë hyrë në fokusin e fotos..Janë dritare të njohura për kohën të vogla të larta por të ngushta duke përfunduar me hark .Në dritaret e katit të dytë majtas janë rreth 7 copë të cilat na shfaqen në disa forma të çrregullta.

E para dhe kryesore ku u shpalos flamuri është më madhe se të tjerat është edhe derë .Duke treguar se portën hyrëse për në saraje. Përpara saj shquhen qartazi shkallët,nga lartësia e banesë zbresin duke cekur tokën. Kati më sipërm duken dritare me forma drejtkëndësh pa hark ,ku shquhen rreth 8 të tilla majtas . Kurse ne krahun e djathtë shquhen tre të tilla të vogla një e madhe po kaq gjenden edhe një kat më poshtë. Kjo është banesa Xhemil Be Vlorës. Të gjithë autorët që përshkruajnë ngjarjen madhore të 28 nëntorit mbështesin qëndrimin se delegatët janë mbledhur në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëriri i Ismail Qemalit. Godina tre kate e Xhemil bej Vlorës gjendej aty ku është sot monument kushtuar pavarësisë .Shtiza e Flamurit është e ndërtuar ka vendin e lartësimit të flamurit kombëtar .Mendohet se kjo shtizë përkon me dritaren e katit të dytë të selamllëkut ku u ngrit Flamuri, pasditen e 28 nëntorit. F.Paskali, bija e skulptorit Odise ka shkruar : Që shtiza që ngrihet flamuri kombëtar çdo 28 nëntor në qytetin e Vlorës, është krijuar nga babai im Odhise Paskali në vitin 1932?

Që memoriali i varrit të Ismail Qemalit me figurën e Flamurtarit është vepër e babait tim .Odhise Paskali, vepër e vitit 1932? Që këto 2 vepra janë inauguruar më 28 Nëntor 1932? Plot 75 vjet më parë? Duke ju referuar sërish E.Vlora,.me dëshmi autentike nxjerrim gjysmë fraze " ku ai shprehet:” U mblodhëm të gjithë në selamllëk ….Pra te sarajet e Xhemil beut. Një maket i sarajeve Vlora, ku u ngrit flamuri gjendet aktualisht në muzeun kombëtar të Pavarësisë në Skelë,mirëpo ky maket ka paraqitur vetëm 2 kate të ndërtesës pra atje ku u ngrit flamuri. Në këtë maket të punuar pas çlirimit të vendit kur u shpalla muze kombëtar,shohim ndërtesën flamurit e cila tregon vetëm dy nga tre katet të godinës së flamurit. Kati i tretë paraqitet me 17 dritare të cilat sipas ideatorit përfundon secila me hark,gjë që nuk është në origjinalin e saj. Kati i dytë ,ai sipas këtij maketi ku u ngrit flamuri,ka 11 dritare dhe vend-hyrjen,çuditërisht këtu dritaret paraqiten drejtkëndëshe ku në të vërtetë në foton origjinale ato shfaqen në formë të çrregullte disa më të mëdha dhe disa më të vogla. Disa përfundojnë me hark dhe disa përfundojnë në formë trekëndëshi.

Shtëpia e Vlorajve ,ajo që ka mbetur nga koha është vetëm 10 m nga sheshi historik i flamurit dhe është pjesë e kompleksit muzeal historik. Shtëpia e Vlorajve që së fundi njihet si shtëpia Sheshi i Flamurit me monumentin e tij ende nuk kanë atë pamje dhe formë që duhet të kenë objektet muzeale si në të gjithë botën. Sheshi i Flamurit ka edhe godinën e bankës, rrugën “Justin Godart, sahatin, godinën e bashkisë, rrugën e hebrenjve etj . Nga shtëpitë e fisit të Vlorajve, fis me degët e tij një prej tyre ishte Ismail beu, kanë ekzistuar këto shtëpi :shtëpia e Xhemil Beut, Syrja Beut, Eqrem Vlorës. Tek shtëpia e Xhemilit, është pritur në jetë ardhja e engjëllit shqiptar Ismail Qemali. Këtë ta thonë historianët, por edhe kujtimet e E.B Vlores. Pasardhësit e Ismail Qemalit shprehet studiuesi, megjithëse disa banonin në Tiranë nuk u ftuan asnjë herë të merrnin pjesë në ceremonitë festive të 28 Nëntorit.Vajza e E.bej Vlorës “pasurimi i koleksioneve të vyera të trashëguara, antikuarët, xhevahiret. Kishin 25 sahate antike floriri që u shitën, koleksione armësh, pistoleta të punuara me argjend e të dekoruara me gurë të çmuar…, bibliotekën e pasur.Sarajet përbëheshin nga dy godina madhështore, pronë e Xhemil Beut, kushëri i parë i Ismail Qemalit dhe ndodheshin në vendin ku sot është Sheshi i Flamurit, saktësisht në pjesën ku ngrihet Monumenti i Pavarësisë dhe ku shtrihet Lulishtja e Madhe. Kuvendi u mblodh në pjesën e sarajeve, që emërtohej ndryshe “Selamllëku”, godina më e madhe në atë kohë që sot përkon me pozicionin karshi hotel Sazanit.

“Ngritja e flamurit u realizua në dy kohë, fillimisht në ballkonin e katit të dytë, që ishte njëkohësisht dhe hyrja për në godinë dhe më pas në një nga dritaret e të njëjtit kat”. Madje kjo dritare përkon me vendin ku sot ndodhet Shtiza e Flamurit.Nga ky akt nuk pati fotografi, sepse mungonin fotografët e kohës. Por fotoja që përjetëson ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali në ballkon, u realizua një vit më pas, në 28 nëntor të vitit 1913, në godinën ku u vendos Qeveria e Përkohshme, (në skelë), aty ku sot ndodhet Muzeu i Pavarësisë. Kjo foto, , u realizua nga Marubi i famshëm i Shkodrës.Sarajet e Vlorajve kanë ekzistuar deri në vitin 1925, kur ato u prishën për t’ia lënë vendin ndërtimit të Lulishtes së Madhe, në Sheshin e Flamurit.Pinjollët e familjes së famshme u zhvendosën në godina të tjera, mes të cilëve, Syrja Beu (babai i Eqerem Bej Vlorës), pak metra më tutje, në godinën që sot emërtohet “Shtëpia e Beut”. Ndërsa Siri Beu u zhvendos në Ujin e Ftohtë, në një vilë që përkon me kodrën ku sot ndodhet njëra prej vilave të shkatërruara të ish- udhëheqjes komuniste.Skema e Shtizës së Flamurit, fillimisht u konceptua dhe u ndërtua pak vite më vonë, me nismën e Patër Anton Harapit dhe të Don Markut. Kjo shtizë është ndërtuar e rindërtuar disa herë në pozicione të ndryshme dhe aktualisht vendndodhja e saj ,përkon me dritaren ku u ngrit flamuri nga Ismail Qemali. Madje edhe lartësia e saj, e njëjtë me atë të katit të dytë të godinës së Vlorajve.Shtiza e Flamurit u realizua përfundimisht nga Ali Asllani, dy herë kryetar bashkie i Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat