Netët pa hënë

Kultura

Netët pa hënë

Nga: Nexhat Halimi Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 10:08
Nexhat Halimi

Tashmë është natë `i vit pa ty bie egër borë

mendja më fluturon në dumnicë në varre

`i dritë e largët vjen e shpërndahet në dritare

e hija jote e plakës me inerci lëviz me dorë

 

më përmend zë i njohur e më zgjon gjumit

koha rrjedh perit të vet kaq ag muzgje s`je

e unë ec e ec e zgjohem gjithnjë te toka e re

e pata ja me të vegjlit tek ura del prej lumit

 

herë në këtë tokë i regjëm duart me hithin

herë tjetër mes etje gjakut shkruam drithin

mbeti tashmë veç varri yt mes guri e guri

 

vetëm kujtimi dhe dhembja në kokrra gruri

e lulet e xhenetit me aromë mes barit nënë

e mall i përhershëm për ty në netët pa hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat