Kryetari i komunës me bordin e drejtorëve shqyrtojnë zbatimin e rekomandimeve të dala nga auditimi i auditorit general

Kultura

Kryetari i komunës me bordin e drejtorëve shqyrtojnë zbatimin e rekomandimeve të dala nga auditimi i auditorit general

Nga: Aziz Zuka Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:41
Pamje nga takimi me Bordin e drejtorëve me kryetarin Haliti

Me qëllim të zbatimit të rekomandimeve të dala nga auditimi i auditorit gjeneral nga Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin 2017, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka mbajtur një takim me Bordin e drejtorëve, me të cilët ka biseduar për të gjeturat e këtij auditimi, njëherit edhe implementimin e rekomandimeve të dhëna nga auditori gjeneral, me qenë se Vitia është pjesë e projektit USAID TEAM (Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse).

Projekt ky për mbështetje të implementimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ky takim ishte I dyti me radhë, pas mbledhjes së parë që është mbajtur kohë më parë  me ekspertin e Auditimit nga Projekti USAID TEAM Mentor Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat