Lojë

Kultura

Lojë

Nga: Dibran Demaku Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 14:10
Dibran Demaku

 

Dy poezi e një poemë
të patituj e pa temë
u shkruan në fshatin Babush
veq për ty vogëlush
e për një kalavesh rrush
nga poeti:Askush.

Dy tregime e një roman
u shkruan veq për qejfin tënd
e për motrën e vogël
me një kolovajzë mbi kodër
dhe për vëllanë pak më të madh
që mbledh lule në livadh
nga shkrimtari fjalëpak
në një libër pa kapak.

Një novelë e një sonet
për dy ditë e për dy net
i shkroi krijuesi fjalëshumë
që tërë kohën e kalon në gjumë
ëndërron liqe e ëndërron lumë
krijimtarinë e do shumë
veqse lapsi i ka tretur
nëpër valë e nëpër shkumë.


Ne një puntori farkatari
kompozitori e këngëtari
bën shumë këngë veq për ty
gëzim në zmër,gëzim në sy
këngët e tyre plot hare
që ata i bën për ne
i mori në Bri një Dre
tek vraponte në pikë të hallit
duke ikur në mes livadhit.

Kjo s`ka të bëj me realitetin
as me lumin as me detin
as me tokën as me qiellin
as me hënën as me diellin
as me planetet dhe natyrën
as me rrezet as me pasqyrën
ishte shkurt veq një lojë
si një çokolatë e ëmbël n`gojë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat