“Mowgli – Legjenda e xhunglës”, vjen me një version të ri - Bota Sot
“Mowgli – Legjenda e xhunglës”, vjen me një version të ri

Kultura

“Mowgli – Legjenda e xhunglës”, vjen me një version të ri

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 06:47
Mowgli i xhunglës”

Regjisori dhe aktori Britanik Andrew Serkins e merr “Librin e Xhunglës”, dhe me të ndërton një version të fortë dhe të errët, duke i qëndruar besnik përmbajtjes së veprës së Rudyard Kipling.

Mowgli i xhunglës” është historia e djalit të vogël të rritur mes ujqërve, i cili i përket botës kafshërore, por që nuk mundet t’i mohojë rrënjët e tij njerëzore; kësisoj stërmundohet për të gjetur një vend në një tokë plot sfida, që i vijnë qoftë nga bota e origjinës, qoftë nga ajo që e ka adoptuar.

Ky film ka hyrë në histori si film vizatimor, i prodhuar nga Disney në vitin 1967, me kolonën e tij zanore dhe personazhet e adhurueshëm, duke fituar zemrat e miliona spektatorëve në të gjithë botën.

Kafshët tek subjekti i Mowglit janë rindërtuar. Christian Bale luan panterën “Bagheera”, Benedict Cumberbatch është tigri i keq “Shere Khan”, Cate Blanchett luan gjarprin “Kaa”, Peter Mullan është “Akela” kryetari i grupit të ujqërve, ndërsa ariun Baloo e luan vetë Andrew Serkins.

Kemi të bëjmë me një subjekt ku kafshët janë të ngarkuara me përmbajtje simbolike. Dhe në film, takimet e Mowglit përfaqësojnë herë pas here hapa që e komplikojnë udhëtimin drejt vetëdijes dhe pjekurisë.

Në film, ujku që kujdeset vazhdimisht për Mowglin, i thotë djalit të vogël: “Kemi frikë ndaj asaj që mund të na bëjë njeriu”. Ndërsa Pantera i mëson djalit që “asnjë botë nuk është e drejtë”.

Në filmin që do të shfaqet në muajt e parë të 2019-ës, krahas shumë surprizave, mbetet të zbulohet se cilën botë do të zgjedhë Mowgli, atë të njerëzve apo të kafshëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...