Vjeshta

Kultura

Vjeshta

Nga: Ruzhdi Kadrija Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Prej stinëve me radhë

vjeshta n'a vie e treta,

me mollë, rrush e dardhë

e tjera mirësi t'veta.

Ndoqi vapën me freski

e fundëvogla motër,

solli t'lashtat në shtëpi

të gatshme për në sofër.

Verës kush derdhi djersën

shtëpinë e mbushi plot.

S'ka më t'bukur se vjeshtën

me gojën e vetë thot.

Po tani këtë shpirtin tim

seç e zuri pak trishtimi,

s'më zgjon më zogu n'agim

më mungon mua blerimi.

Pikat e shiut me fletë

që tokën e mbulojnë,

rininë time vetë

ato mua m'a kujtojnë.

Kthehem prapa e rrëmoj

në të miat kujtime,

m'duket dielli përëndoj,

për këtë jetën time.

Një zë m'thotë si pshertimë,

edhe vjeshta ka hijeshinë.

Nëse do gjelbrim si përpara,

shihe grurin nëpër ara.

Shihe diellin kur përëndon

përmbi malet ngjyrë ari,

seç spektakël n'a dhuron

si një lojë e bukur valltari.

Në fundëvjeshtë klima

ftohet përditë nga pak.

Atë e sosi fërshëllima

e acarit vëllazemërak.

Kështu pra ajo iku për pushim

pasi n'a njoftoj me vëllaun trim,

i cili krejt e ndryshoj hapin

dhe njerzisë ia ndali vrapin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat