Donika Veseli dhe Tringa Mustafa - vullnetaret e vitit

Kultura

Donika Veseli dhe Tringa Mustafa - vullnetaret e vitit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 14:23
Donika Veseli dhe Tringa Mustafa

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, deklaroi sot se Kosova është njëra nga shtetet më aktive në përkrahjen institucionale për punëtorin vullnetar rinor.

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, ministri Gashi  theksoi se shteti i Kosovës po e njeh dhe e vlerëson punën vullnetare dhe po mundohet që ta shpërblej atë.

“Ministria në mbështetje për ligjin e fuqizimit për pjesëmarrje të rinisë ka hartuar udhëzimin administrativ për punë vullnetare dhe përmes kësaj kemi dëshmuar se po bëjmë një punë të mirë sepse për herë të parë po rregullojmë një kontribut, një angazhim, një përpjekje tuajën të vazhdueshme për të ndihmuar komunitetin ku jetoni dhe të rinjtë e Kosovës”, tha ai.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Jemes Mugaju, tha se në Kosovë vullnetarët po ndihmojnë që të promovohet dhe rritet gjithëpërfshirja në shoqëri nëpërmjet aksioneve në komunitet të cilat e krijojnë një mjedis pozitiv. 

“Ne kemi punuar bashkë për të themeluar platformën kosovare të vullnetarëve, kjo platformë është arritje e madhe e ministrit Gashi që e ka bërë në bashkëpunim me UNICEF-in. Sot e dimë se ministri Gashi dhe UNICEF-i janë në dispozicion të japin aplikacionin mobil, sepse kjo do të lehtësojp të arrijnë më shumë të rinj dhe vullnetarë”, tha ai.

Mugaju gjithashtu theksoi se platforma për vullnetarët është krijuar si urë në mes shkollës dhe punës. 

Në fund, ministri Gashi dhe shefi i Zyrës Mugaju dhanë mirënjohje për 5 vullnetarët dhe dy për vullnetarët të vitit. Vullnetarët që morën mirënjohje janë: Gresa Kurtishaj, Adea Baca, Drita Dibrani, Fatlinda Veseli dhe Driera Shala. Ndërsa, vullnetarët e vitit u zgjodhën Donika Veseli, Tringa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat