Çmimi i Letërsisë për vitin 2018 për Guçluturk

Kultura

Çmimi i Letërsisë për vitin 2018 për Guçluturk

Nga: Prof. Dr. Jeton Kelmendi Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:22
Dr. Taner Guçluturk

Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve (Intenational Writers Association-IWA) nderon me “Çmimin e Letërsisë për vitin 2018” Dr. Taner Guçluturk-un.

Nisur nga punimet letrare që ai ka realizuar deri më sot Guçluturkut në Prishtinë iu dorëzua “Çmimi i Letërsisë për Vitin 2018”.

Kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve Prof. Dr. Jeton Kelmendi tha se Guçluturk ka arritur një nivel të lartë për nga pikëpamja e cilësisë letrare me punimet që ai ka botuar deri më sot.  Ky çmim i përmasave ndërkombëtare që jepet nga Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve ka për synim vlerësimin e shkrimtarëve të cilët në zhanerat e tyre si poezi, roman, teatër ose përkthim  duke  vënë në qendër të vëmendjes njeriun nxjerrin në pah punime cilësore dhe të afrimuara. Në këtë kuadër Kelmendi theksoi faktin se Guçluturk është një prej studiuesve, potëve dhe shkrimtarëve të rinj me vlera që ka Ballkani dhe Kosova i cili përmbush më së miri këto kritere.

Kelmendi vuri në dukje se Guçluturk ka botuar përkthime të vlefshme për njohjen e letërsisë moderne të Kosovës dhe ka çuar përpara punime të tjera për ruajtjen dhe vijimësinë e  letërsisë turke në Kosovë, ndërsa më tej shtoi se ata si shoqatë ndihen krenar për dorëzimin e çmimit zotit Guçluturk.

Guçluturk i përcolli shoqatës falenderimet e tij për nderimin me këtë çmim.

Guçluturk derin në vitin 2018 ka mbajtur gjithsej 9 konferneca me tema të ndryshme në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, mban firmën e 31 referatave shkencore të botuara nëpër revista shkenocre dhe të prezantuara në simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare. Veç këtyreve ai është autori i i gjithsej 9 veprave ndër të cilat 2 monografi, 1 poezi, 1 hulumtim-analizë, 2 antologji, 2 përkthime dhe një libër tregimesh. Momentalisht posedon edhe 4 punime të tjera për botim.  Në 2005-ën ai ka fituar çmimin si gazetari i vitit në Kosovë dhënë nga rrjeti i Radjove  të të Dejtave të Njeriut dhe Organizata e Mbrojtjes së Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Finlandë. Në vitin 2008 në qytetin Obernai të Francës ka marrë pjesë në garën ndërkombëtar të poezisë ku ka fituar një tjetër çmim.

Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve (Intenational Writers Association-IWA) me qendër në Prishtinë dhe Bruksel, përveç punës me botime dhe me aktivitete të shumta letrare që ka realizuar deri më sot, vlerëson çdo vit me çmime letrare në rang kombëtar dhe ndërkombëtar çdo personalitet që ka bërë emër dhe ka dhënë kontribut në këtë fushë.

Ky istitucion ndërkombëtar i letërsisë, këtë vit krahas Taner Guçluturkut dhe Anton Markut  nga Kosova,për vitin 2018 ka nderuar me çmimet  e tjera ndërkombëtare të letërsisë në zhanera të ndryshëm edhe personalitete të tjera si Sandor Halmosi nga Hungaria, Agron Shele  dhe Aleksandër Çulaj nga Shqipëria, Maria Miraglia nga Italia, Milutin Djurickovic nga Serbia, Fernando Rendon nga Kolumbia, Ion P. Iacob dhe Mihai Firica nga Rumania, Baki Ymeri dhe Saso Ognanovski nga Maqedonia, Susana Roberts nga Argjenitna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat