Maliqi dhe Vanthija

Kultura

Maliqi dhe Vanthija

Nga: Fatmir Lohja Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 08:23
Fatmir Lohja

Pa filluar sesioni parlamentar,në një ditë të bukur,në  fillim të shtatorit, deputetit i nderuara, zoti Maliq, u takua me Vanthinë,në një lokal luksi në kryeqytet. Njiheshin prejkohësh, por  nuk  kishin  miqësi. Vanthisë i ra në sy  , ngrohtësia e tepruar, që po i afronte  deputeti i nderuar,i bronxuar për merak.

Me të zënë vend, zoti Maliq, thërrriti kamarjerin me nxitim. Për vete kërkoi një dopio Kampari,për zonjën si pas deshirës se saj. Edhe Vanthija e shoqëroi me të njejtën pije. Nuk e vrau mendjen shumë për porosinë,se nuk po e merrte vesh këtë afrimitet të zotit deputet, ndonëse përflitej se është edhe  merakli fustanesh.

E dija që do të gjeja këtu, - e nisi deputetit bisedën, pasi ndeshi gotën me Vanthinë.- Kam dëshirë ta bëj njëherë me tu.Do të jeni e njëqinta në listen time. Ta kam ruajtur këtë vend nderi, për të mos u fshirë asnjëherë nga  kujtesa  ime erotike, bukurinë tuaj trupore.

Unë prostitutë jam, - e ndërpreu Vanthija.- Për këtë punë kam dalë këtu. Mbi trupin tim nuk hip kush papara.Nga eksperienca ime,ju deputet  e pozitës ,nuk keni deshirë të paguani, për kënaqësitë që ju dhuron elektorati.

Jam i rregullt në pagesat,-u  krekos Maliqi.

Nuk mund ta besoj. Nëse ju i keni paguar nëntëdhjetëenëntë koleget  e mija, do të ngelnit me xhepa të grisur,- e thumboi Vanthija.

Kush të tha që janë kolegët e tuaja? Ato janë të ndershme. Vinë me deshirë te unë, prandaj nuk më kërkojnë para,- u mundua ta sqaronte Maliqi.

Fjala ndershmëri , në siratë e prostitucionit,nuk ka vend . Jam më ndershme unë,që e deklaroj se bëj këtë punë mitike,që u pëlqen meshkujve, sesa ato që tradhëtojne burrat e të dashurit, kinse për eksperiencë.Puna dua , por po ta them se jam e shtrëjtë. Kam shpenzime për kushte e qejfit. Kam çertifikate mjeksore, që tregon pastërtinë time. Gati më ke në çast! Për një shkarkim kërkoj  dyqind euro!-i dha  çmimin Vanthija, duke  e pa në kokërdhok të syrit.

Jam dakort.Më kanë treguar se jeni sterile,prandaj kërkoj t’u dhuroj këtë medalje. Eshtë larg vendi i kënaqësisë?

Te ndërtesa përballë  është shtëpija ime.

Ngrihemi, se nuk kam kohë shumë!

T’i pimë këto, që i porosite !T’i paguajmë paratë kamarierit, qindarkë për qindarkë. Vimë pak në qejfë,dhe nisemi për stërqejfë!- e këshilloi Vanthija buzagaz.

Me padurim zoti deputet po qendronte në karrige. Kamarieri si për inatë nuk po vinte. Edhe Vanthija ,lëngun e kuq ,e pinte me gllënka të vegjël, duke menduar si të mbaronte punë sa më shpejt me kapadainë.Erdhi edhe koha e bekur, për të shkuar në ambientët e qejfit.

Nëse nuk i ke paratë me vete, mos na ço kot nga tavolina! Mua në çdo kohë këtu më ke , - ia kujtoi Vanthija, pa u ngritur në këmbë.

Zoti Maliq, me  kapadaillëk,nga xhepi i brëndshëm i xhaketës, nxorri një portofol,të mbushur dëng me para, i cili  ra në sy edhe disa klientëve në sallë. Me miklimet profesionale të Vanthisë,si dashnorët adolishentë,u ngritën ,me deshirën maksmiale, për të bërë qejfë.

U befasua deputetit nga kushtet komode në gazonjere.E gjithë banesa kundermonte nga aromat e detërgjentevë  dhe parfumeve të shtrejtë. Bardhësia e ndriste atë vend nga çarçafët e deri të peshqirët në banjo. Gjatë kohës që e rrasi me zor deputetin për t’u larë,Vanthija, mbylli perdet e trasha të dhomës,  dhe errësirën e  krijuar,e ndriçoi më  llampa në ngjyrë të kuqe flakë.U shtang deputeti ,kur ra në kontakt me atë ambient inkadishent.Vanthija elegante, qe veshur me një mantel të hollë,në të zezë transparent. Deputeti e pa mirë   se qe cullak, e  gatshme  për të zënë vendin e nderit të dhuruar nga ai, në panteonin e dashurisë.

Nuk e la t’i kërcente mbi trup,pa marrë masat e nevojshme,që  kërkon zanati i saj, i stërlashtë. Deputeti i nderuar nuk bzante. Qendronte në këmbë si një qëngj manar, gjithë ai hu, që shumë zhurmë bën kudo shkon.Kur e çoi në vlim,  nuk pati kohë  për kontakt.U habiten te dy. Zoti deputet u shkarkua më shpejt së një lepur,që ha lakra e karrota në vazhdimësi.

Shkoi një orë, me të gjitha marifetet e saja ,Vanthija nuk po e bënte më burrë.

Do më japësh vetem dyqind euro,se për herën  e dytë,ndonëse më lodhe shumë,e shoh mirë se nuk ke më takat,- dhe Vanthija e lodhur ngrihet nga krevati.

Pas kënaqësisë filluan të zihen me shumë pasion. Njëri kërkonte prap, sepse nuk bëri kontakt,e tjetra e akuzonte për mungesë takati. Filloi mashkulli të vërë dorë mbi femrën. Vanthija kur nuk duroi më,ju turr si tigër për ta mbytur,me çfarë t’i vinte përdore.Kur e bëri pistil, e pa se mashkulli u çil. Në ato momente u bë kontakti i shumë kërkuar.Si përfundim, Vanthija, për punën e bërë,  i kërkonte katërqind ero në dorë, ndonëse e shihte deputetin e nderuar, që me veshtirësi mbushej më frymë,nga lodhja fizike dhe kënaqësija.

Zallamahia, pas kënaqësisë,  u bë e madhe, për vlerën e pagesës. Deputeti nuk  pranonte të paguante më shumë se dyqind, ndërsa Vanthija nuk pranonte më pak se katërqind euro.Në fund zoti Maliq vuri veton. Asnjë cent, medemek se  Vanthija nuk ishte profesioniste në zanatin e saj,siç i kishin raportuar kolegët.Sipas eksperiencës së tij, ajo nuk e meritonte vendin e nderit, qe ai deshironte t’i dhuronte.

Zoti deputet! Nuk kam faj unë se ju nuk keni takat mashkullor.Mendohu me qetësi!Të bie shtrejtë me mua! Te jap fjalën, se të njëqinten  kurrë nuk ke për ta harruar! Nuk e kalon lehtë! Mos e harro se jam Vanthija! Ti bëj si të  duash!- dhe Vanthija , sapo mbylli portën e gazonjerës, hapi perdet  e trasha , dhe e dha kushtrimin jashtë, që zoti Maliq nuk ka paguar paratë.

Bodiguardet e saj, pasi u njoftuan  për bëmat e zotni deputetit, u mobilizuan në maksimum. Madhoshët e  mbërthyen zotin Maliq,pa dalë nga shkallat e pallatit. Me lezet, me shumë pak dhunë te krahët,e rikthyen te vendi i qejfit, që ai e braktisi pa paguar. Vanthija, e veshur me një robdishan të trashë, e hapi portën , pa pasur nevojë për trokitje. Pa më të voglën zhurmë, trimat u futën brënda, në mungesë të  ndriçmit  me llampa të kuqe.

Zoti deputet, nga luan, u konvertua në pulë, sa të vinte keq për elektoratin që e mbështet. Nga paniku, e pranoi menjëherë gabimin, dhe i nxorri katërqind erot mbi tavolinë. Me atë shumë u kënaq Vanthija,por jo trimat .U tulat zoti Maliq, kur ata  i treguan, se shpenzimet e tyre i llogarisnin sipas   minutave  që shpënzojnë ,për zgjidhjen e konflikteve erotike. Në fillim u mburr, duke ju treguar se është përfaqësues i shumicës. Edhe trimat, bënin be e rrufe,se kanë qënë, e  janë me pozitën, sepse ata kanë para dhe duhen ruajtur nga zollumet. Opozita,për bodiguardët nuk ka punë, edhe për mungesë parash, edhe sepse nuk të kryjnë asnjë porosi.

Zoti Maliq,meqë e pa, se kishte të bënte me militantë të partisë së tij ,u mundua ta shkarkonte fajin te opozita. Ajo e mori në qafë me rekomandimin e dhënë.

Bëra gabim që i dëgjova.Ku ështe parë,edhe dëgjuar,që pozita të paguaj para për qejfe?- bëri sulmin e fundit zoti deputet.

Kush duhet të paguaj si pas jush? –e  thumboi Vanthija,pasi paratë i  strehoi në xhepin e rrobdishanit  të trashë, me lule shumë.

Dihet. Ne lodhemi  për  mireqënien e elektoratit,ai na shplodh me defrimet,-   shpjegoi me siguri zoti Maliq.

Deri tani zoti deputet, për kohën që na keni marrë, keni si detyrim pesëqind ero,- e sqaroi një prej bodiguardeve, duke ndjekur ritmin e akrepit të  sokandave,në sahatin e  shtrejtë , të shtrënguar me rrip floriri , në kyçin e dorës.

Nuk kam para me vete. Me lëshoni se nuk kam më kohë!- urdhëroi me ton zoti Maliq.

Na jep ato qe ke në kuletën e zhytyr,në xhepin e brëndshëm të xhaketës, -  ia kujtoi njëri nga trimat.

Do t’u denoncoj në polici për rrëmbim përsonaliteti!

Nuk është mendim i mirë,- dhe Vanthija ndezi televizorin, ku zoti deputet shihte veten cullak, për të mirën e elektoratit entuziast.

U nxi në fytyrë. Pa i numuruar i lëshoi sa para kishte me vete, mbi tavolinë, me kusht të largohej sa më shpejt nga ai  vend i mallkuar.Me dashuri e respekt trimat e lanë të ikë, në punën e tij , për atë ditë.

Nga ajo ngjarie, zoti Maliq,ra në sy, se ka ndryshuar shumë. Opozita, si gjithmonë në sulm, e akuzon, se e kanë lodhur fizikisht e materialisht prostitutat. Kolegëve   të pozitës, u është bërë qejfi shumë, sepse nuk i merzit më, duke u hequr si Don Zhuan. Të dashurat,simpatizantet, e miklojnë,por e shohin mirë,se zoti Maliq,nuk është më, ai që ka qënë. Vanthinë, ndonëse nuk e harron, sa të jetë në këtë jetë, nuk e takon më. Bodiguardët-pozitarë nuk i ndahen.Sa herë kanë nevoja të ngutshme  ,i çojnë fjalë zotit Maliq, për të mos ekspozuar vidiokasetën në publik,u nevoiten kaq para. Trimat kanë edhe të mirën, edhe të keqen e tyre. Janë burra me namuz, prandaj   nuk e flasin një fjalë.E keqe është, sepse shpenzojnë më shumë, se avokatët, prandaj  deputetin e nderuar e kanë shqetësuar pa masë. Nënze thuhet edhe  shprehja:”Ka Maliq,por ka edhe Vanthi , prandaj duhet të keshë  kujdes në këtë jetë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat