Mall toke

Kultura

Mall toke

Nga: Neki Lulaj Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 23:27
Neki Lulaj

E heshtur, shumë e heshtur , është kjo natë

 Gjumi  ikur ka kaptuar bjeshkët larg, sa larg.

Qepallat më janë ngarkuar si barra në kalë

ngarkuar mbi samarin e butë bash si mëndafsh.

Lodhja më kaplon si sapun, si baltë vjeshtë me shi

Po më kalben shpresat si gjethet mes degëve në vite.

Si një sokëllimë sëpate  ushtojnë sot veshët e mi.

Frullon jashtë e hyn tufani hyn  në dhomën time

O, mos më quani kurrë si një mysafir i paftuar

Lexojeni trishtimin që vjen  nga heshtja me mall.

Nga goja e sobës vezullon gaca e prushëruar..

Lodron nëpër dhomë si gjahu i malësorit krenar.

Nga frëngjia e qelqit prushon  fjala e poetit të bekuar

E zhgënjimi e mund me forcë durimin e fortë.

S´më lënë fle në kulmin e flurudhës të paharruar.

Shpirtin me fluga të forta sot  ma mbullojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat