Bile, një fëmijë shqiptar të ishte emnuar me emrin e bukur Lahutë!

Kultura

Bile, një fëmijë shqiptar të ishte emnuar me emrin e bukur Lahutë!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 11:33
Sulejman Mehazi

Lahuta jonë e dashur ç'të gjeti, kush të grabiti e të dhunoi, papritmas të largoi nga Zanat shqiptare të Gjergj Fishtës, nga muret e kullave të varura në gozhdë të Din Mehmetit? Prej malësorëve luftëtarë, kreshnikë e  fisnikë, prej këngëve dugagjinçe diniane u bëre "srpsko shumadisko gusle", prej shpirtit shkëmbor shqiptar të pastër, po të ashpër e trimëror të Malësisë së Madhe fishtiane u bëre, "serpski" instrument i terroreve vrastare serbe.

Lasgush Poradeci vrojtimin analitikë të "Lahutës së malcis" jo rastësisht e ka titulluar: "Shkëmb i tokës dhe shpirtit shqiptar", për shkak se, Lahuta frymëzonte malësorët me Zanat e bukura shqiptare, ajo i bënte shkëmbinj të thepisur  e të fortë për të mbrojtur Malësinë e Madhe, kurse pas rënies heroike, Lahuta shqiptare me zërin e saj kumbues, e heroik mbante gjallë shpirtin luftarak të malësorëve. 

Kreshnikët shqiptarë me jehonën e Lahutë ua bënin me dije të huajve se zotërinj të këtyre tokava, kullosave e shkëmbinjve janë dhentë e barinjve e bareshave shqiptare, dhe, se ata që përpiqeshin e mundoheshin të copëtojnë këtë tokë, lahuta zemërore e ndjesore, inspiruese e shpirtërore  zgjonte, forconte e shkëmbënjoste burrat shqiptarë për t'i dalë zot atdheut. Lahuta s'di të kumbojë e këndojë serbisht është instrument i pandarë i të bëmave historike shqiptare, instrument shpirteror shqiptar e kurrsesi instrument i të bëmave epshore serbe. Lahuta me zërin transedental të saj përherë e çdoherë ka ushqyer e kënaqur shpirtin e malësorëve me tradita e kostume kombëtare, e jo epshet e prishura shtazarake serbe.

Shtojcë:

Na vjen shumë keq që gjatë viteve tona të jetuara, nuk dëgjuam, bile, një fëmijë shqiptar të ishte emnuar me emrin e bukur LAHUTË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat