Murtaja e tashme me virusin e ideologjisë së krimi të organizuar...

Kultura

Murtaja e tashme me virusin e ideologjisë së krimi të organizuar...

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 12:36
Jusuf Buxhovi

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, në kuadër të qendrimit në Pejë si mysafir i Kuvendit të qytetit, pati një takim me të rinjtë në Qendrën e të rinjve të qytetit. Me këtë rast, për të biseduar me të rinjtë, autori zgjodhi romanin "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit", për të cilën tha se paraqet metaforën e përhershme ekzistenciale midis të keqes kundër së mirës të përsonifikuar me murtajën , si mjet për zhdukje fizike dhe shpirtërore , që përcolli fatin historik të shqiptaret në luftë me pushtuesit shekullorë si dhe me kufirin e qytetërimeve që ia sfidoi qenien shpirtërore dhe kulturore midis lindjes dhe perëndimit. Autori tha se personazhi letrar i Gjon Nikollë Kazazit është ndër më tipikë për shtjellimin e një situate të tillë ekzistenciale ngaqë mishëron dijen dhe emancipimin shpirtëror si pjesë të vullnetit për fuqi kundër së keqes, qoftë ajo edhe murtajën me të cilën ngarkohen të përgjegjshme, pra intelektualet në rrethana të tilla që merren aso me qenë ose mos me qenë.

Intelektuali në kohë të liga shfaqet drejtues, udhëheqëse e madje edhe luftëtar, që drejton dhe bashkon njëherësh në luftë kundër së keqes që kërcënon me zhdukje. Ndaj edhe fitorja simbolike kundër murtajës në Gjakovë dhe Dukagjini në vitin 1747, shfaqet si fitore e dijes me vullnetin për fuqi dhe ndryshime kundër së keqes , të ligës. Edhe sot, tha autori, mortaja po na kërcënon. Jo si në kohën e romanit tim, por me atë të rrënimit të vlerave dhe përpjekjeve që kriminaliteti të kthehet në moto politike, që është po ashtu një murtajë politike me pasoja rrënuese për shoqërinë tonë dhe të ardhmen e saj. 

Në fund, pasiqë të rinjve ua dhuroi romanin "Dosja B", të cilin ironikisht e quati "vazhdim i Kazazit" në kuptimin se murtaja e mesjetës është zëvendësuar me murtajën ideoligjike dhe atë të krimit të organizuar, autori tha se nga historia njohim pësimet kur ajo përsëritet, por nga letërsia, siç është rasti i Gjon Nikollë Kazazit, njohim fitoren ose humbjen shpirtërore dhe atë identitare si tragjike ekzistenciale po qe se ndaj saj nuk luftohet me dije dhe vullnet për fuqi dhe në përputhje me rrethanat dhe mundësitë që ofron ajo...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat