Poezi nga Leta Gela-Kutllovci

Kultura

Poezi nga Leta Gela-Kutllovci

Nga: Leta Gela-Kutllovci Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:05
Leta Gela-Kutllovci

POEZIA IME

Ç' mu desht të zgjohem nga gjumi
mëngjeseve të ftohëta pa dëborë,
Më mirë në gjumë të më zinte acari
Mbase për ne, rrezja iku, su ndal as në Vlorë!

Ç' mu desht të lindja në këtë shekull
T' i jetoja këto mote me shi,
Më mirë të mos lindja fare, por jo
Edhe po të vdisja do ringjallësha për ty!

Poezia ime, jeta ime, xhani im
Edhe dy jetë po t' i jetoja, pak janë për ty,

 Një botë të tërë për ty do e dhuroja
Do të falja dashuri!

Më falë pak ditë nga rrezja jote
Unë do fali shpirtin, për ty poezi,
Pasha mua dhe jetën, beso
Për ty, s' më dhimbsen këta dy sy!

SHPIRTI COPË
(Thirrje, Evropës)

Saherë me sy kah dielli u zgjova
mora hijen e hënës, si shpërblim,
Ndjeja të ftohtë, hidhërim, dëshpërim
Bëja gjumë me besim të plot,
nesër dita, do të nis me agim!

Copë më u bënte shpirti
Saherë dyshoja në Perëndit,
Çfarë e lige me mua i zuri
përse, s' mund t' i hapi sytë?!

Hyjni, mos më thuani ju 
Se dhelpëra më shpëtoj nga ujku
për të qenë më vonë ushqim i saj,
Ose më vrit, që tani, mos prit
Edhe ashtu u mbyta, në lumin tim me vaj!

KRISMA, NË VESH TË ARMIKUT

Kërisnin pushkët, se, lindi nusja djal
Aman mor' aman, përse i jepnin valë?!
Harruan se armiku, gjumë s' bënë asnjëhere,

I numronte plumbat një nga një, për djel!

Përse o populli im, kërcen pa mar hov
Kur të vjen momenti, të lidhet këmb e dorë,
Përse harxhoje pëlumbat, për të dhënë haber
Pa u rrit fëmija, hov nuk mund të mer!

Këto zakone të vjetra, i kisha mëri
Përse ta di armiku se nusja bëri fëmijë!?
Më parë të gëzohet djepi, prehëri i nënës
Lajmi për armikun, le të shkoj në të s'ëmës!

Sot, kanë ndrrua kohrat, më bëhet zemra mal
Kur po i shoh të rreshtuar, lisa si vargmal,
Shtatgjatë, kreshink, me sy si shqiponjë
Të falem Perëndi, për krenarin tonë!

ÇELËSI

Sa keq i bëra vetës ndërgjegjja ime
U ula në vendin e secilit njeri,
Po mua, kush do më qaj hallin
Askush s' mbeti të më shikoj në sy?!

Kam drojën për ty ndërgjegjja ime
Zura të plakem, do plakesh dhe ti,
Nuk dua me mua dhe ti të vdesësh
Pa ty kjo botë, do ishte marrëzi!

Në shkronjën e parë të emrit tim
Pashë një çelës, ma kujtoj një fillim të ri,
Do e mbyll në sirtar këtë ndjenjë të tepruar
Do e lus ndërgjegjjen, për mua të hap sy!

TË GJALLË JU DUA

Çdo çast më kaplon frika
Rri në ankth se ndjenjat ikën nga këtu,
Nëse unë dhe ju ikim nga shpirtërorja
Shtrenjtë të rikthehemi kemi me pagu!

Ende më mbanë gjallë ndjenja
Se, shpirtërorja e mund çdo vështirësi,
Mos e thënt kurrë i madhi Zot
Ligësit të pushtojnë shpirtëra dhe nga e liga të krijojn varësi!

Aspak zhurmën se dua
Por, disi kjo qetësi po më vret,
Sikur të gjithë ne u pajtuam
Dhe hoqem dorë nga kjo jetë!

Ende shoh ca rreze, që akullin do shkrijn
Ende shoh fusha, male e dëborë,
Ju lutem, mos më vritni mua me heshtjen tuaj
Ju dua të gjallë, kurrë mos hjekni dorë!

QULL

Si su tremba kurrë 
e as trime kurrë nuk kesh, 
Të duash e mos të bësh kurrë gjë
mbetësh si copë buke në përshesh!

Më vjen keq për këtë që jam
përse në këtë copë toke, u linda njeri?
Jashtë kësaj gjithçka tjetër do të doja të isha,

por jo, me këtë ndërgjegjje, 
e rrethuar me faqe zi!

Më duhen pak krah
fqinjët këtu afër nga lartë t' i kaloj, 
kështu krahët e thyer s' më duhet jeta
e mbetur në baltë të jetoj!

Besomni ose jo
Këtë, aspak mendja s' ma pret,
Mjaftë në shpirt jam e sakatosur
Tani as plumbi se besoj që më vret!

Të rryer, të gënjyer, të mashtruar
Të rjepur gjerë në kockë,
Eeeeh të ligat, ia marshi kohës
sa larg jeni, ta mëvetësoni këtë tokë!

Mendova se na njohën ata atje
por jo, qenkam gënjyer, nga fjala bosh,
Mjaftë, s' më duhet të dëgjoj më diçka tjetër nga të metat,

na latë bark fryer, duke u ngopur vetem me grosh!

SHQETËSIM

Sa shumë i duhet 
durimi kësaj zemre,
nga shqetësimi 
dot nuk gjen qetësinë, 
Çfarë do të bënte mendja,
a do të fluturonte
Sikur mos të kishim, 
mbështetje në Perëndinë!?

SOT NUK ËSHTË SI DJE

U lëkund toka, por nuk më zuri
dhe as urat e shembura mua s' më zunë,
Sa më zuri fjala, kur m' u shtrëmbua,
tokë dhe qiell m' u duk se u bashkun!

Të jesh i denjë dhe i fjalës
si guri mbi tokë rëndë qëndron,
Por, nga matrapazët që rin s' koti, 
fjalës i ndrrohet kahja
të duket se toka mbi ty ka rënë!

Sot, fjala e denjë nuk ka kuptim
dhe as ti, o njeri i mire,
Sot, ka fuqi ai " mjeran i dreqit"
që rrëmben, dhe në të
sheh vetëm shëmtin!

Sot s' ka vlerë fjala as nderi
sot ka vlerë " sefaja" që pa pikë djersë mbinë,
Sot, sorrat quhen shqiponja,
sepse shqiponjat nën hije kanë mbetë
pa dritë dhe ujë, me etje
mos lejo o Zot, ato me u tretë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat