Poezi nga poeti Agim Desku

Kultura

Poezi nga poeti Agim Desku

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:07
Agim Desku

PËR TY SHQIPËRI U DEHA

Piva për një Shqipëri pa tradhtarë që nuk ndalojnë bashkimin e atdheut

Mbrëmë jam dehur derisa kërkoja një fjalë tjetër

Në atë se si më ngjanë në reliktin që e ruaj si sytë e ballit

Dhe piva,u bëra pak ndoshta më shumë se i krisur.

Nuk fajësoj asnjëri sa veten pse jam i lidhur aq shumë pas të shenjtës.

Dhe nëse më pyetni pse u deha tani ju them

Piva për një Shqipëri pa tradhtarë që ndalojnë bashkimin e atdheut

Piva për një Kosovë pa perandorë dhe padronë të tyre

Piva pse nuk ka fuqi t´i gjejnë të pagjeturit e luftës se vitit 1999.

Piva edhe për çfarë nuk di pse u bëra aq shumë i dehur

Po,ngrita gotën për secilin luftëtar që i fali jetën atdheut

U përula para secilit lapidar me zemrën e bac Ademit

Piva për fëmijët e tërë botës ta dallojnë luftën nga paqja.

Piva të ecim me fytyrën e buzëqeshur si e kemi pasur traditë dje

Kurrë të mos na mbulohet asnjëra fytyrë me mbulesat e errësirave korbiane

Dhe asnjë perandor të mos jetë më zot i kësaj toke të lashtë pellazge

Pi për shqipe e zana që e ruajnë gjuhën time dhe të zotit në të njëjtën kohë.

BUZËQESH

Buzëqesh Viti i Ri 2019

Sonte ndaluan tek unë kalorësit e betejave të lavdisë

Pesqind vite ka që luftojnë për jetë a vdekje të tokës

Sot fitova të jem prapë ëndrra e lirisë se rikthyer.

Nëse dje nuk buzëqeshe nuk isha unë fajtor i urryer

Dikush në mesin tonë na vrau kur ngritëm gotat e diellit

Bën të jem edhe unë një nga mëkatarët e fajësisë

Kur i besova njeriut që më ftoi në kafenë e tradhëtisë.

Buzëqesh tani dhe harro nëse mund të harrohet e vërteta

E kam të vështirë nga dhembja të filloj çdo gjë nga fillimi

Nuk më shërohet plaga e tradhëtisë që më qëlloi ma zi se plumbi

Vdekjen ma kërkuan shumë kohë para se të lindja përsëri.

Ja në çfarë jete kam jetu pesqind vjet dhe mbeta i gjallë

Po,dua të buzëqeshi unë dhe sytë e mi në të njëjtën kohë

Kohën e shtrigave e ruaj si kujtimin më të hidhur të jetës

Si mund ta ndaloj veten të mos ju besoj kurrë ma korbave të natës.

Errësirë e dhembje secili brez kemi përjetue më shumë se etjen

Koha për mua u rikthye secilën të diele kur nga shpirti dërgova lutje

Njëqind vargje i shkrova dhe aq herë i shkeva, se të krisura m´u bënë

Nuk ka fjalë të re vetëm ndalim zotnash në gjuhën time të shejtë.

Unë vazhdoj me buzëqeshjen ,që fal diellit e yjëve që ma falën

Për lulet të mos thahen si herave tjera kur mbetën plagë dhembjesh

Për diellin që i vetmi mbeti në shoqërinë timen edhe atëherë kur djajtë më dehen

Për jetën të cilën e kam lënë peng shpirti kur sytë e mi u bënë pikturë e heshtjes.

Ç´FUQI KA GJUHA

Krijo o Zot ditarin ta ruaj gjuhën e shenjtë që ju më falët për të thënë të vërtetën e jetës.

Nuk e di në e kanë thënë para meje për mbretërinë e gjuhës

Më e vjetra është që nga zbritja e zotnave dhe njeriut në tokë

Botës ia krijoj kuptimin e jetës dhe të vërtetës që e kanë gjelozi ta thonë

Fuqiatë e metropoleve nuk ka asnjë peshore që mund të matet më të në asnjërën kohë.

Koha e gjuhës sime është mbi vetë të bukurën e detit dhe të tokës

Asnjë bajloz nuk arriti ta fundos në thellësinë e errësirave të pafundme

Jeton gjuha ime bashkë me fjalët e shenjta të cilat kurrë nuk i tradhëtuam

As atëhere kur ishim peng ferri të vrasjeve,dhunimeve e çka tjetër jo.

I kam besue vetëm gjuhës sime që më ngjajnë më të hyjnitë dje e sot.

Tërë një jetë ia fala besimit të saj dhe sebashku krijuam të vërtetën e jetës

Më dhemb në shpirt pse kurrë nuk u bëra një donzhuan i dashurive të rrejshme

Vargun e thërrasim bashkë me rrugët që fluturojnë qielllit dhe falin fjalë të bukur.

Kjo është bota e jonë që krijojmë ditë e natë me gjuhën e dashurive venedikiane

Dhe në vdekshim ndonjëherë mbetën kujtime se si duhet mbajtur fjalën e shejtë

Edhe nëse je pranë tytave të automatikut kurrë mos e leni pa e thënë të vërtetën që dhemb

Në jetë ke krijue epitafin më të ngritur të një luftëtari  të njëqind betejave  të lavdisë.

Krijo o zot ditarin ta ruaj gjuhën e shenjtë që ju më falët për të thënë të vërtetën e jetës.

RIKTHIMI

Në një cep toke të Shqipërisë nëse yjet zbresin ,nuk do të këtë më asnjë lot

M´i riktheni ëndrrat të më bëjnë rebel të jetës deri në vdekjet e demonëve

Kështu dua të jem një thermi trohash e rikthimit të emrit liri në gjeth trëndafili

Nuk është krejt jeta fajtore sa më bëri fjala e dhënë që kurrë nuk e vrava as nuk e theva.

Besoj në rikthimin e fjalës që yjet ma kishin marr për pak ngohtësi dielli

Toka dhe lulet të kenë më shumë shi dhe këngë për luftëtarët e atdheut

Ah,përse nuk shoh asnjë pagëzim fëmijësh pranë lapidarëve të shenjtë

A duhet të kemi gjysmë liri apo si tërë bota që jeton në gjuhën e perëndive.

Tërë një jetë më mbeti i vetmi kujtim në vazot e luleve

Në trëndafil ç´m´u shndërrove aroma e mallit mijëra vjet dritë larg

Me fluturat zgjodhem ngjyrat që i kanë hije mbretëreshës.

Pranverë rikthe në faljen tonë dhe bëhu relikt i unazës se nusërisë se padjallëzuar.

Betohem në diell nëse ma riktheni fjalën e zënë peng betejave për jetë a vdekje

Dua ta ndryshoj udhëkryqet që pa fajin tim më lanë të jetoj afër demonëve

Varfërinë time nuk e ndërroj as me pllatet e beduinëve a me ato të Sharl De Golit

Jetoj ashtu si me jetohet,pi ashtu si me pihet dhe dehem ashtu se si më dehet.

MBI CILËN FJALË JETON

Ndaloje për një çast kohën e jetës që nuk të takon ta jetosh

Shih mbi cilën fjalë ke marr udhëtimin e mbrapshtë

Nuk jetohet mbi dhembjen e tjetrit që e do jetën.

Ndalo të hysh errësirave të pafundme të  Metropoleve

Nëse sytë e tu kanë fat të mos vërbërohen nga ndonjë epidemi.

Mëkatet më mirë lëri të shndërrohen në uratë për njeriun e varfër

Koha që e jetojmë ka ligjet e shenjta dhe të ndeshkon ashtu si thellësitë titanikiane

Pafajësinë e vranë,e përcollen me simfonitë e Bethovenit,Mocartit.

Tokën e ka kaplue një dridhje për të zezat që po na bëhen neve dhe asaj

Dikush vrapon të hapë edhe më shumë plagët që kurrë s´kanë shërim

Në vend t´i ndalon ashtu siç flasin zotnat dhe gjuha ime e shejtë e zanave.

Për këtë zot edhe unë jam ndonjëherë fajtor

Pse lutjet  ngadalësohen dhe nuk më shkojnë në adresë të saktë

Apo koha të cilën e jetoj ma ka dyfishue jetën e vërtetë

Dhe atë sa herë e flasin, aq herë e tradhëtojnë.

Duhet të ndalojmë të jetohet mbi gjuhën e zotit të tjetrit

Vdekjen askujt mos ja kërko sepse ajo të kthehet në plagë që kurrë s´gjenë shërim

Mbyllu edhe kështu je vetë Kulla e Fildishtë e metropoleve evropiane.

Ç´FLAKË E MORI FJALËN

E di se dhembja për tokën e ndarë ma bëri dysh jetën

Kam besue se vetëm flaka e diellit është zjarr

Fjala e hidhur të djeg me fortë se zjarrii diellit

Në të zeza i ndërron ngjyrat secilës mbrëmje.

Asnjë ylber sonte nuk del se toka ka etje shiu.

Cilin ta pyes nëse është tradhëtia më flakë se vet dielli

E di se dhembja për tokën e ndarë ma bëri dysh jetën

 Ndonjëherë edhe plagë që s´ka fare shërim. 

Ndoshta mbetëm një ditë flakë për njeriun e varfër

T´i jep pak fuqi që të ecën drejt ëndrrave se dielli një ditë t´i ngroh.

Ç´faj ka toka kur ngritët Etna dhe vjell zjarr

Mëkatarëve sot ju dihen emrat dhe ecjet i kanë mbrapsht

Mundohen të jenë mbi flakën e diellit të pa diell

Kurrë nuk e arrijnë se kanë largësinë me vite dritë.

Ende nuk e di se ç´flakë ma mori fjalën e shejtë të vetë shqipeve.

 Flaka e diellit vetëm të ngroh nëse ke fjalën si gjuha e zotit.

Fjala kur të ndanë në grimca atomi

Shkrumë e hi jetën ta shndërron

Tradhëtarët atë e kanë në sy e gojë

Kjo është e verteta dhe nuk është lojë

FRYEJ

Fryej erë ,por më pak fjalë e ma shumë shi ruaj  marsit të trëndafilave

M´i  rreshto këngët në ndërrimin e motmoteve një herë në vit

Mos ndalo udhës sime edhe nëse acarët ngrinë udhëkryqet

 As zërin mos e ngrit në ozon as në Oimp,fryej në heshtje.

Do të flasin si për një palaqo pa udhë e krye

Jeta më rriti më në shumë erëra të ndryshme stuhish

Secila fryente sipas dëshirës se kryezotit të madhërishem

Sonte mezi ndaluan erërat në tryezën për ndërrimin e motmoteve.

E luta të heshtë ,të mos m´i ngrinë kujtimet që për mua s´kanë fund

Fillimin e jetës e kuptova shumë vonë,pasi u burgosa për tokën time të shenjtë

Nuk flas përqartë sepse jetoj në një shekull të ri të fitoreve ndaj atomit

Më rrëfe pse dielli nuk ju fal flakë as ngrohje shpirti mbrëmjeve të vetmuara.

Fryej erë sa herë dhe mundohu të bëhësh shpetim i dashurive titanikiane

Të gjitha mëkatet të falën nëse kurrë zhdukesh nga jeta e acartë dimrash

Sa u ngrite në dyftyrësi pse jetës m´i bëre hile ,e gjujte me ashtin tim të ri

Kjo jetë më nuk ka kuptim as për mua,as për ty nëse i sjell tokës sime stuhi.

Ngritu mbi demonët se tokën e qiellin ia bënë helm e ferr të fjalës

Edhe mbi perandorët të cilët pengë ma morën e ma ndanë në dysh atdheun

Fal të qofshin të gjitha stuhitë nëse i shndërron në faqe korbash

Ose lufto me sjelle bajlozët që vet i sjelle për ta përmbysur Gjergj Elez Alinë e pamposhtur.

RIKTHIM  ZOTNASH

Asnjë dritë pa dritën e diellit

Nuk i shkëlqen jetës sime të vërtetë

Në ëndrra të jetës më rri e vetmja hyjni

Atëherë jam më i lumtur se secili planet.

Bashkë me yjet zbrite nga ozoni

A më pranohet tek ti të jem urata e

Larg më bëhet deri sa të zbardhë agimi

Lumë a det në të njëjtën kohë u bëra.

Anijet pritnin në radhë lamtumirën titanikiane

Bota asnjëherë nuk e fali mëkati që krijuan djajtë

A thua vallë cili nga ne e krijuam të bukurën e jetës

Nëse ti krijove faculetat e nusërsë për kohën e re.

I kam ndalue të gjitha hyjnitë deri në ozon

Bota krijoi të vërtetën de të ligën

Asnjëra nuk më bën pa lutjen time të shejtë

Larg a afër në shatë qiej më je shndërrue.

Ah,në çfarë mëkati sonte u mbyta më thell se Titaniku

Nesër a më falët pafajësia nëse zotnat nuk më gjykojnë

Orët e mbrëmjeve krijojnë zërat e e zanave që rrijnë mbi ne

Unë e dua ta jetoj vetëm kohën që ti ma fale pa kthim për zotnat.

E VËRTETA E ËNDRRËS

Pesëqind vjet si nuk më lanë në këtë ditë feste të gëzohem

Ta krijoj një herë në jetën time të vërtetën e ëndrrës

Dhe puthjen të ja fali gotës që s´më lë të vetëm kurrë

Ç´botë është kjo ,apo ç´njerëz jetojnë në tokë kur vrasin.

Ç´lidhje kanë demonët me kufijtë e turpit

Apo më mirë themi se janë vet turpi i botës

Ka kohë që në sytë e tyre ka nisë të fryjnë stuhitë

Dhe në asnjë rrugë nuk shohin drejtë të ecin.

Të gjitha i shpijnë në një udhëkryq pa dalje

Nëse marrin rrugë tani ,kanë veç rrugën e turpit

Kthim mbrapa për ta s´ka më ,asnjë ditë të bardhë 

Krejt çka i kanë besu djajëve është vërbiimi.

Ç´det i shpresës është kur nga valët e tij 

Sikur nuk shohin as s´dëgjojnë zëra të dashuruarëve

Me gotën pa e thënë ende gëzuar nga fillimi

Sa vështirë qenka të shndërrohesh në këngë deti.

Për të bukurën përse u bëmë një me Titanikun

Banorë të parë të gjirit të tij pafund e fillim

Nuk na është thënë të bëhëmi simfoni e Bethovenit

Nëse po,atëherë deti më paska faj pse i besova atij.

Gëzuar 2018

 Juve që e doni fjalën e bukur dhe bekime të keni në jetë.

TRËNDAFIL

Trëndafil mëso se engjëjt ndonjëherë kthejnë këtu

E kanë të vështirë të ikin nga toka që i rriti dhe ju besoj 

Me zotnat folëm në gjuhën plotë aromë trëndafili

E vetmja dhembje e detit mbetët plaga titanikiane.

E di më kanë tregue ëndrrat për ikjen tënde

Kurrë mos paftë dritë as diell ajo gotë që të helmoj

Nuk të mjaftoj betimi në gjuhën e zotit kur ju fala yjeve

Për shndërrimin tënd në mbretëreshë të luleve.

Kam mësue shumë nga ngjyrat e trëndafilit

Kur i shoh fluturat që futurojnë dhe ju bëjnë shoqëri

Më duket se aty më mirë më rri më mirë jeta ime

Dhë mësoj aq bukur për të bukurën e saj të pa venitur

Nëse ti shkon

Ikë sa më parë

Mos i prit të të shikojnë sytë e mi

Mbështjellma lotin me gjethet e tua të lutëm.

Shko para mbrëmjes që do të vie sonte

Ndryshe do të dehem deri në agim

Do ta qaj detin e të luftoj me secilin bajloz që e takoj

Nëse lotët e mij nuk m´i marrin valët t´i ngritin në re shiu.

ORËT E LIGA

Besoni sikur rastësisht jetoj në një botë që fare s´më pëlqen

Më duket se edhe në ëndrra dikush ka ndërhy si një palaço

Çudirat nuk paskanë fund pse fatin tim e përcjellin orë e çast

O në vdekësha pahiri mos u bëni merak se kam jetue mjaftë.

Nuk dua të rri më me orët e liga as edhe një ditë tjetër

Këta klyshë padronësh s´dijnë ke e lehin më parë

Të zotin a mikun që ngritën gotat e lirisë ende të pabekuar nga zoti

Në këtë jetë më shumë më moren kohën ëndrrat që kurrë nuk i deshta.

Tani fjalës se shenjtë që i besova po e paguaj me çmimin e jetës

Të  eci në të njjëjtën udhë e kam mendue së nuk e meritoj

Tradhëtinë e jetës askush nuk paska fuqi ta ndalon as për asnjë çast

Jemi  fjala e dhënë luftëtarësh që dolëm nga mijëra betejash për jetë a vdekje .

Mos e numëroni vdekjen time si të natyrës aksidentale

Si një presedant nga gota e dehur e tradhtura që kurrë nuk e besoja

Se një ditë do të shijoj helmimin e botës nga sytë që s´kanë më fuqi të më shikojnë

Jo,nuk vdes njeriu që i mbeti peng fjalës se Zotit dhe nuk e thej të shenjtën besë.

Tradhtarët vdesin çdo ditë bashkë me padronët e tyre perandorë

Asgjë nuk shohin bardhë sepse janë vërbue nga errësirat korbiane

Ditën lehjen e dergojnë deri në kupë të qiellit për ta shndërrue në stuhi

Det e tokë i kanë bërë cuname dhe ende njeriu ju beson fytyrës se tyre  të paftyrë.

MOS E VRIT FJALËN

Nëse nuk ke shpetim tjetër për ta vrarë fjalën

Ndalo në sytë e mi plotë lotë gurësh që ndajnë kufi

M´i vrit ëndrrat për jetën e re,nëse veç të vritet.

Bëhu vrastar nëse të ka hije kjo lojë e mëkatit

Por, kurrë perandor mos të pafsha në asnjë kohë

Mjaft je i ngritur në demon dhe bajloz deti

Ashtin tim nuk ma çrrënjos nga atdheu pa më zhveshë jetën.

Në gjeneral fatin lidhma edhe për ndonjë ditë të re

Luftën e bëj tani pa asnjë lloj frike që vritëm aq lehtë si dje

Mbijetova mijëra vjet në relikt Durrahu ,para lindjes se Krishtit

I takova rrënjët e mia të shpërndara nepër katër anët e botës.

Tokën time nuk kisha fat ta mbrojë nga ndarjet e shpirtit

Bashkë me të u shndërrova në etje shiu e dhembje plagësh

E luta qiellin sonte mos na sjell stuhi fatkeqe këtë mbrëmje

Në dysh kurrë mos ma pikturo emrrin e luftëtarit të kësaj toke zanash.

Sontë jam fotografue në Muzeun e Luvrit me rrënjet e mia pellazge.

Shetita derë me derë metropoleve evropiane deri sa takova Tanagrën shqip

Në Athinë ku dëshira nuk më lënte pa e takuar Homerin me fenerin e tij

Gjersa në ëndërr më vinin fytyra të qeshura herë plotë vajë për tokën e ndarë.

Në asnjë zot ata më nuk besonin sikur as vrasësit të fjalës se shenjtë

Ç´kuptim ka vargu im kur asnjëri fëmijë aty nuk ma kuptonin,as edhe vetë perënditë

Për dashurinë që falnin shqipet kurrë nuk kishin dëgjuar çfarë është kjo fjalë

Përrallë u bëmë përse nuk e morëm flamurim kuq e zi të çëndisur nga Marigo.

Ah,sikur edhe pak të zgjasnin ëndërrat për fjalën që donin të ma vrisnin

Kisha frikë mos bëhësha edhe unë vrastar  djajësh dhe korbave të zi

Sa e doja të shndërrohësha vetëm njëherë në bajloz të zi

Me thonjët e mij t´i shkulë nga toka e jonë dardane këta demonë e faqe zi.

SIMFONI NË THËLLËSI TITANIKU

Më rënduan ëndrrat kur jetën ma vranë valët e detit

Nuk isha unë bajloz që i kërkova dyluftim Gjergj Eles Alisë

U shndërrova në dhembjet për faculetën e nusërisë për motrën e tij

E pikturova në shpirtin tim dhe plagët ia fala asaj.

Në simfoninmë e Bethovenit u ula këmbëkryq me gotën ngritur

Pafajësinë e jetës përse e vratë atëherë kur gjithëçka ishte pranverë

Nuk ju erdhi keq për lulet sapo kishin çelur në kopshtin e Adamit

Bota është mëkatare përse nuk ju njeh si demonë të Apokalipsit.

Më thuaj o det cilin nga përandorët e dëgjove kur më fundose sebashku me Titanikun

A nuk ke dëgjue ndonjëherë për dhembjet që kanë plagosur dashurinë e detit

A thua në cilat nota të pentagramit u ngrit Bethoveni me simfoninë nr.9

Të dua ishte fjala e parë dhe e fundit e puthjeve që nuk kishin fund as mbarim.

E pyeta zotin vallë a nuk ishe pranë valëve të detit kur e fundosen Titanikun

Përse nuk më kërkoje të zgjohem nga plagët pesqind vjeqare dhe të dyluftoj

Bajlozët apo sikur i fituan betejat e jetës dhe vdekjen shih si ma prognozuan

Të dielave është dita ime kur lutje fali njerëzve të varfër kudo që janë këta hyjëni.

Sonte ma vranë buzëqeshjen orët e liga qofshin larg takimit tonë

Sikur në ëndrra të kisha mendue se kaq larg njerëzit me vrasje shkojnë

Do  t´i kisha thënë zotit mos më ndalo në tokë,lërmë mbi yje prehem i qetë

Se toka është helmue nga jashtqitjet që këta dëmonë çdo ditë vrasin njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat