Poezi që prekin vuajtjet, plagët, dhimbjet, ëndrrat, trimëritë, shpresën, jetën, …

Kultura

Poezi që prekin vuajtjet, plagët, dhimbjet, ëndrrat, trimëritë, shpresën, jetën, …

Nga: Milazim Kadriu Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 09:26
Kopertina e librit

Përmbledhja me poezi “ Shtigje dëshirash ” është libri i radhës së poetit Osman Caka nga Vata e Kaçanikut e që tash e disa vite jeton dhe vepron në Manchester të Anglisë. Si edhe në librat tjerë me poezi edhe në këtë libër temat janë me një larushi por dominonte  janë ato atdhetare, nostalgjike, të dashurisë por edhe poezi që prekin  vuajtjet, plagët, dhimbjet, ëndrrat, trimëritë, shpresën, jetën si dhe ka poezi satirike që flasin për gjendjen jo të mirë të vendit tonë …..

Poeti Osman Caka  ndonëse jeton jashtë atdheut ai gjithnjë kokën dhe vështrimin e ka të drejtua nga  Atdheu,nga Sharri i tij  krenar që  në shumë poezi e përmend këtë vend të bukur që nuk e ndërron me asnjë mes tjetër. Ai shpesh nga largësia bisedon me Malin Sharr dhe i përkujton bukurit e tij, trimëritë dhe historinë e zhvilluar ndër shekuj.

Bisedoj shpeshherë me Sharrin plak

Që plaga ende i kullon gjak,

Është i njohur për besë e trimëri

Që nëpër shekuj, është plot histori.

Motivi i atdheut, është motivi që dominon më së shumti në vargjet e poetit Caka. Si edhe në librat tjerë edhe në këtë përmbledhje me poezi ka mall për atdheun. Nuk janë të pakta poezitë kushtuar atdheut që pa dëshirën e tij  tash e një kohë jeton në mërgim por me mendje e zemër është këtu.

Më lidhin kujtimet, me to jetoj në megrim

Në ëndrra çmallem me ty

Qaj në agun mëngjesor

Mall kam At – dheu im!

Poeti Caka në vargjet e tij përshkruan edhe dhembjen që ndjen për të birin e vrarë gjatë luftës së fundit nga forcat kriminale serbe. Por njëherësh ai për birin e vetë dhe dëshmorët tjerë të rënë ndjen krenari se falë tyre  Kosova sot e ka këtë liri edh pse jo si e deshën ata që për te ranë,por që okupatori shekullor tashmë falë luftës së lavdishme të UÇK-së dhe aleatëve të saj është larguar njëherë e përgjithmonë nga vendi ynë.

Ilir Caka, lulja e gjakut

Na nderove gurët e pragut

Nënë Nevrijes si pa kush lotë

Bir, të bekoftë i madhi Zot!

ose vargjet tjera

Ti je lulëkuqja e Malit të Sharrit

Rrezja e diellit e bukur e beharit,

Sa bukur emri yt i skalitur ne gur

Je shqiponjë qëndisur në flamur.

Se vërtetë dëshmorët e kombit na dhanë nder dhe lavdi dhe ata meritojnë respektin më të madh,para të cilëve duhet të përulemi të gjithë. Ndërsa familjarët edhe përkundër dhembjes ata ndjehen krenar që bijtë e tyre u bënë gurthemeltar të lirisë dhe shtetit të Kosovës. Këtë e thotë edhe Caka në vargjet e ti.

Na dhanë nder edhe lavdi

Sot me shokë gdhend n‘lapidar

Ku lartësohet flamuri shqiptar,

Kush i ka katër yje të arta

Lagja Cakaj, fisi Caka.

Caka përmes vargjeve të tij shpreh dëshirën për ribashkimin e trojeve shqiptare që  dikur u ndan padrejtësisht nga trungu i saj Shqipëria

Nuk dua fare këtu të shoh kufi

Jemi vëlla e motër ne të dy,

E mallkoftë Zoti kush na ka ndarë

Për këto vite motër e vëlla

Edhe tema e dashurisë është prezentë në vargjet e këtij libri ku Caka kujton të kaluarën,rininë dhe dashuriçkat e asaj kohe të cilat i kujton në vargje

Atje te mrizi, aty mbi krua

Kam nisur këngën ta këndoj

Ia kam kushtuar syzezës

Vashës së bukur të Prevezes

Ose

Kur e vë malësorja doren në fyt

Këngën e bukur ajo ia nis,

Në këmbë e çon ajo derën e stanit

Për lisa, të fala i çon çobanit

Në këtë përmbledhje me poezi  gjejmë edhe vargje satirike që prekin realitetin e sotëm që po mbretëron në Kosovë. Po ashtu ai kritikon edhe dukuritë negative të shoqërisë sonë.

Jemi bërë sot si shtërngata 

Godasim e vrasim,

E bjeshkët, majat e larta

Pa fuqi sot po bërtasin.

Dashurinë dhe kujdesin e nënës për fëmijët e shpreh edhe nëpërmes vargjeve të tija ku ai ndjen dhembje për nënën që i duhet më shumë mund të siguroj kafshatën e gojës për fëmijët por që këtu paraqet idealin dhe qëndresën e nënës shqiptare që edhe përkundër vuajtjeve të mëdha assesi nuk dorëzohet.

Shkeli këmbëzbadhur një thep guri

Rriti tre fëmijë jetimë pasi i vdiq burri,

Nga shtëpia ikte ende pa gëdhirë

Vetëm fëmijët donte t’i ushqejë mirë.

Caka  shpreh dhembjen për një pjesë të popullatës që jeton në kushte të rënda ekonomike

Zot, sa i bukur ky fëmijë

Bojë qielli, të mrekullueshëm ata sy,

Shikoni i shkreti si rritet në mjerim

Jeton me rrush të prishur, sa trishtim

Andaj mund të  përfundojmë se autori Caka në vargjet e këtij vëllimi  na sjell portretizimin e tij   në përmasa reale të ndjenjave, emocioneve dhe vëlimeve të brendshme, dhe kështu ai ia prezanton opinionit artistik e lexues pasionin e vet krijues!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat