1 javë deri në mbyllje të - Hijeve të Bardha - Poezi - Festës së Shkrimtarëve

Kultura

1 javë deri në mbyllje të - Hijeve të Bardha - Poezi - Festës së Shkrimtarëve

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:35
Ekspozita Hijet e Bardha

Ekspozita Hijet e Bardha e cila u hap me 1 dhjetor 2018 në Galerinë Qahili do të jetë e hapur deri me 19 dhjetor. Kjo festë e shkrimtarëve ekspozon 70 shkrimtarë me mbi 100 poezi. Të gjithë vizituesit e ekspozitës do të mund të votojnë për poezine e pëlqyer. Në mbyllje të Hijeve të Bardha - Poezi, poezia fituese do të shpërblehet me një pikturë të fondit të Galerisë Qahili si dhe tri libra nga ETEA.

Ekspozita mund të vizitohet nga e hëna në të premten prej orës 16:30 - 20:00!

Këtë edicion Galeria Qahili e organizoi në bashkëpunim me organizatën ETEA

Ky edicion mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Birra Shok Shoqe, Pronto si dhe 2B Studio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat