Lutje dhjetori

Kultura

Lutje dhjetori

Nga: Jan Kosova Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 07:15
Jan Kosova

Nganjëherë edhe unë krejt pa fjalë kam mbetur
Sikur toka në verë që shumë gjatë shiun e pret
Malli shpirtin e dorëzuar ngadalë duke e tretur
E zemra edhe nga metali të ishte, prap pëlcet

Nganjëherë edhe unë krejt pa fjalë kam mbetur
Sikur mulliri i erës kur ndalon, erën duke e pritur
As grimca shprese në shpirt më nuk kam gjetur
E edhe për një fjalë të vetme isha shumë i uritur

Nganjëherë edhe unë krejt pa fjalë kam ngelur
Sikur anija me vela që ndalon,erën duke e pritur
Fryma më ndalet, diçka në gjoks më ka shkelur
E unë prap kam heshtur të gjitha i kam gëlltitur

Nganjëherë edhe unë krejt pa fjalë kam mbetur
Por unë as ndihmë as mëshirë nuk kam kërkuar
E duke gërmuar në shpirt, pak fjalë i kam gjetur
Ca fjalë për tu lutur për ty, bjeshka ime e bekuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat