Në ditëlindjen e Ushtrisë se Kosovës

Kultura

Në ditëlindjen e Ushtrisë se Kosovës

Nga: Agim Desku Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:33
Agim Desku

(Sandokanit,luftëtarit të lirisë)

Diçka që nuk shitet 
E nuk falet
As nuk blehet 
Është atdheu.

Dhe zemra ime prej luftëtari.

Sandokan me ty flas
Me atdheun që ia le peng lirisë
Për një copë tokë të shtrejtë
Që e deshem aq sa mos me e shitë kurrë .

Ngritu sot Gjeneral
Mijëra ushtarë janë rreshtu
Gatitu betohemi në plis e fis
Zjarreve prekaziane serish ngrohemi.

Më buzëqeshjen e ushtar Sokolit
Ngritëmi dhe vdesim njëjtë si ti
Sandokan.
Sot në Prishtinë ka vetëm Amërikë
Atdhe të lirisë dhe më shumë Shqipëri.

14 Dhjetor 2018 @DESKU

MOS MË FSHIJË EVROPË

Nganjëherë s´mund t´i zë besë fjalës

Sa lutëm dhe fjalosëm më perënditë

Të ecin miqt lartësive të ozonit

Të vërtetën e saj e fshijnë korbëzinjtë.

Njeri nga ne gabim ngritët në njeri

Nuk ka faj toka përse e rëndojnë mëkatarët

Ndoshta është faji i perëndive që nuk ndalojnë

Këtë farë të keqe djajësh përse e krijojnë.

Nëse do të isha perëndi i tokës dhe qiellit

Perandorët më s´do të kishin Kullë të fildishtë

Tradhtarët do të kishin vdekur me dorën e vet

I fshijë orë e çast nga jeta mbretëritë e paverteta.

CILI ZOT MË FLET SHQIP
-Fishtiane-

Cili Zot
N'shqip më bekoj
Tokën e shqipeve
Kur Evropa ma copëtoj.

A s'më thua ti Evropë
Edhe Zotin ma ndave copë e copë
Ca n'sllavisht e greqisht
Dhe n'turqisht e arabisht
Si s'më le fare një Zot 'ë shqip.

Nuk besoj n'Zotin e shqipes
Kur më ndau jo prej frikës
E di ma shumë prej tradhtisë
Që ia bënë n'fytyrê Shqipërisë.

Cili Zot më flet shqip
Më betohet n'lahutë të Fishtës
Se Shqipëria s'do rri më e coptëueme
Por një ditë prapë do t' bashkohet.

12 Dhjetor 2018 @DESKU

MË PIKTURO DETIT KRYENEQ

Më pikturo sa herë të duash detit kryeneq

Edhe atëherë kur jam esell i dehur

Kur rrëshqas nga etjet e buzëve të krisura

Valëve që ia ngrite detit për dreq.

Më pikturo më mirë të çmendur

Kështu ndoshta di të dashuroj i lirë

I vdekur a mund të jem pa ty o diell

Nëse në natën e fundit nuk jemi bashkë.

Ma dridh çiftelinë betejave luftëtari im

Dashuro për mëkatet e atdheut të robnuem

Lirinë e kërkova aty ku ti kishe rënë

Lulet ah,trëndafilat sa bukur të ishin pranë.

Më pikturo faqe për faqe me lahutën e Fishtës

Kurrë mos më ndalo nga betejat sot dhe nësër

Ah,vdekësha për një copë atdhe të lirë

Amanet a na kanë lanë  gjysh e stërgjysh .

Deri në Nisus i kam kujtim acarët e dhjetorit

Ku më mbërdhinë e m´i ngrinë engjëjt e lirisë

Më pikturo lotët e nënave pse s´kishin më gji

Nuk di me cilin Zot u ndërrova a me cilin djall sot rri.

FAJTORI

Fajtor jam për besë e fe

Pse humba një dashuri për atdhe

Një këngë ia humba edhe bilbilit

Aroma e luleve m´u tha degëve të trëndafilit.


Ç´faj i bëj jetës nëse e flas të vërtetën

Kur hymne i këndojnë ëndrrës e gënjeshtrës

Betejat i fitova edhe nën fundin e Titanikut

Lirinë mezi e shpetova nga portat e armikut.


Sot kohën me stuhi e thonë meteorologët

Nuk i japin shpresë dritës se diellit

Çfarë fuqi djalli mbretëron tek këta demonë.


Ah,ç'jetë më duhet të bëj pranë orëve të liga

Kur orë e çast me ç'sy të shitojnë

Natën të duan për darkën e hijenave

Ditën të ngritin në Promethe për liri e atdhe.


A jam fajtor pse fjalën e ruaj në relikt atdheu

Cili të shndërrohemi në flakë dielli

Unē më miŕë pranoj të bëhëm këngë bilbili

Prapë fajtor po mbetëm pse s'vdiqa për liri.


Për tokën dhe fjalën luftova me bajloz të zi

A ka gjë më të shejtë se fytyrën ta kesh si tē Zotit

Nëse je i të njëjtit fis të Gjergj Kastriotit.


Fjalës i mbeta fajtor për besën e rujtur në shpirt

Cili nga të shejtit u shndërruem në djall

Njeri nga ne u deh deri në kupë të qiellit

Jetën ia la ta jetoj në flakë të qiriut.

Ç'ZË I ZHDUKUR

I ngjan trëndafilit të këputur
Bilbilit të Mjedes që më rri diku strukur
Zëri i tij ç'ma ķa pushtue jetēn
Kur fluturonte e këndonte të vërtetën.

Kohën time përse ma le me mallë
E jetova jetën në një jetë si në përrallë
U bëmë trëndafil që botës t'i falim aromë
Bilbil kishim këngën deri natën e vonë.

E di kush ta zhduku këngën e lirë
Pse do bëhëshe një ditë këngëtari më i mirë
Kujtimin për ty s'mund ta vras as djalli
Nëse ka Zot një ditë do e paguan vetë mëkatari.

Çfarë i duhen jetës demonët vrastarë
Natën të vrasin e ditën të qajnë
Kur në bilbil vëjnë dorën e tradhtisë
Janë ca fytyra që shtirën si të shejtit e lirisë.
 

MË URRE

-Serëmbiane-

Asnjë kashtë mos le mbi tokë

Pa më urre deri n'kupë të qiellit

Veç kujdes nga dritë e diellit

Do të digjesh si flakë e kandilit.

Gur as dhe mos le pa shpalos

Vargun tim mos ma fundos

Më urre e n'jetë mos m'u kthe

Shih lutjen time me vete e ke.

Nuk kam zemër ma për flakë dielli

Kam frikë të shuhem me shpejtë se qiri

Të rri djall se për Zot më s'kam fuqi.

BIJTË E DJALLIT

Sa larg e sa afër më rrijnë

Në cilat ëndrra më ndryjnë

Më mijëra vjet dritë këtu i kam

Kalorës në sytë e tu janë.

I shoh se si bëhen të krisur

Kur më shohin në jetë

Flasin përqartë e s'besojnë

Edhe para djallit jam këtu i vërtetë.

Ah,përse paska kaq shumë bijë djalli

Më shumë se sa i kam besue jetës

E di më askush nuk i beson të vërtetës.

Vitet i kam dëshmitar të historisë

Të gënjeshtres se zotnave që s'na besuan

Të tradhtisë se njeriut fytyrë djalli

Të dashurisë me zemër urryer përse gjalli.

Bijtë e djallit janë këtu në çdo anë

Të vrarë në vete, vrasin edhe nënë e babë.

Ndaloni në simfoninë e 9 të Bethovenit

Të bëjmë lutje për lidhjen e tretë të Prizrenit.

10 Dhjetor 2018 DESKU

E DIELE

Të dielen as acarët s'ngrijnë

Nëse në zemër ke diell

Ëndrroj këtë ditë

Të ç'mallëm me dashuritë.

Të dielën mbyllëm në kullën e Ejfelit

Shfletoj historinë e kujtimeve që s'kthejnë më

Rrëfejmë thënjet e arta të popullit tim

Një herë të vjen vera kah dera.

A thua a po ikën fjala e shejtë nga njeriu

Dikur ai që mbante besën ngjante me Zotin

Unë që i ngjaj Gjergjit mbeta i vetmuar.

Në kujtime i tretur dhe i anatemuar.

RRI TRËNDAFIL

Nuk jetohet në heshtjen e zotnave

Për hirë të betejave që çdo ditë thërrasin në dyluftim.

Ç' u zura me ëndrrat e krisura kësaj vjeshte

Në trëndafil m'u shfaqe e vetmja hyjni e gjallë.

Në aromë të tij për një çast të zgjodha për prijëse luftëtarësh

Për të pikturuar më mirë piktorët e atelesë sime.

Ndoshta unë jam fajtor

Pse nuk u shndërrova në Apokalips

Ta mund urrejtjen vetëm me urrejtje

Jo,nuk është kjo rruga ime drejt diellit.

Do të ngritëm mbi retë për pak shi për ty trëndafil.

Në këngë bilbili vetë u krijove

Të kisha mall kur me lotët e tu krijova të vërtetën

Më zërin e zanave u ngritëm në malin e shqipeve.

Peng i fjalës mbetëm

Deri në shërimin e plagëve të luftëtarit tim

Të dy mbetëm karrocë e harruar.

Të përbej në këtë liri që u vrava

Me secilin armik e tradhtar

Rri trëndafil për kokën e perëndive

Jo për mua as për ty.

BURRË

Vërboj sytë për një çast dhe bëhu dhembje ferri


Më ç´burrni kohën time e peshoj

E dhembjet t'ia numëroj një nga një

Deri sa të mbin trēndafilat e lirisë tokës se shqipeve

Dhe burrninë mos ta shes as ta blej për një pare a faqe jete.

Çfarë t'i them sot burrënisë sime

T'i ngjan kohës se Gjergjit dhe fuqisë se tij

Të mos urrej edhe kur të urrejnë.


Kur kalojnë pranë fytyrat e tradhtisë

Vërboj sytë për një çast dhe bëhu dhembje ferri

Nuk dua ta ndërroj burrëninë me t'Zotit tim

E mbaj për kohërat që na bashkojnë.


Për fjalën që linda për të jetuar si burrë

Më duhet një mijë vjet jetë atdheu t'i kem

Po kaq sa zotnat më skllavëruan jetën

Më ç'burrëruan mua e tokën time të shejtë.

HEROLINDNI

Lindni e vdisni çdo ditë si Promethe

Lulet le t'i ngrenë himne diellit

Legjendë n'sy të Evropës nuk mbeta asjëherë

E njëjta këngë ka pesë shekuj rikëndimi.

Herolind nëse ma pagëzoni emrin

Tokës rebele i fal kujtimet Bet´hoviane

Mjaft mëkate m'i rënduan vitet e Evës

S'vdiqa si palaço i dashurive titanikiane.

A thua kaq shpejt e harroi Evropa shpatën e Gjergjit

Rrugën ,,Egnatia’’ dhe betejat e kalorësve jasharianë

Sot tokës i falëm me etje shiu për të vërtetën e jetës

Nën muret tua Rozafë ruhen rrënjët e fisit tim pellazg.

Nuk vdesim kot pa u ndez edhe flaka mbi diellin e krisur

Toka më ka dhënë fjalën se të dy do të bëhemi miq ose kryeneç

Ti perëndi ndalo pak se njeriu që krijoi Adami jam unë

Në sytë e Evës ia shoh Evropës lotët e gjallë të varfërisë.

 

Ç´VESHUR

Jetën e mësove t´i bëhesh përrallë

Njeri nga ne u ç´veshëm nga tradita

E nisa lutjen përnjëherë me flakën e diellit

Ngrohtësia e nënës ishte e barabartë me yjet.

Sa keq nëse dielli e zë vendin e perandoreve

Toka mezi prët të lirohet nga dasma e hamëshorëve

Lirinë pak kush e feston në të njëjtën krenari

Cili të fajson Beg Rizajn para syve të Evropës.

Sa mirë që asnjëri nuk e kemi fytyrën e njëjtë

Bota levizë sikur në përralla deri sa të ikin perandorët

Kohën time secila kohë ma ç´veshi nga pejsazhët  lamtumirëse

Asgjë  nuk pritën gjysh e stërgjysh përpos vdekjeve tinzare.  

Nuk më çuditin trëndafilat përse nuk falin aromë

Shi këtë vit s´do të bie si herave tjera   

Mëkatët e djallit kurrë njeriu nuk mund t´i laj

Vetëm nëse më pagëzoni në luftëtar të lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat