Këmishat gjakatare

Kultura

Këmishat gjakatare

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 17 dhjetor 2018 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Shpërthejnë protestat në rresht pa fund

Këmishat e gjakosura nuk duken askund

Janë strukur në zyrat e veshura me dekor

Nuk mbahet pushteti me dhunë dhe terror

Bëhen sy e veshë si brenda dhe jashtë

I brenë nga brendia një mërzi e lashtë

Edhe pse “këmishat” nuk tremben aspak

Serbia e Vuçiqit me lepurin në bark

Vazhdojnë protestat të rriten me intensitet

Stop! Këmishave që s’kanë një gram dinjitet

Si të quhet ndryshe një pushtet për arrest

Kur festat e fund-vitit i kthen në protestë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat