Ndiqet penalisht referenti në burgun e Kumanovës, tentoi që t`i shes një celular një të burgosuri

Kumanova

Ndiqet penalisht referenti në burgun e Kumanovës, tentoi që t`i shes një celular një të burgosuri

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:54
Ilustrim

Sektori për punë të brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër I.B.(44) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale '' keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve''.

I.B. i punësuar në Burgun e Kumanovës, reparti në Kriva Pallankë, që gjendet në fshatin Kshanje, Kumanovë, në vendin e punës si referent i pavarur për edukim praktik të burgosurve, e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe në hapësirën që gjendet në rrethin e burgut me qëllim që t`ia shes të burgosurve në burg ka sjell dhe fshehur një celular.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat